Lajme Shqip Friday, 25 May 2012 08:40

Nxënës të Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, të mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës dhe fondacione të tjera, ka  ngjitur në skenën e Teatrit te Komedisë,  shfaqjen “Hirushja”.

Nën regjinë e Elma Dorezit, e cila për të disatën herë punon me këta fëmijë.  Shfaqja “Hirushja” nuk ishte një shfaqje si gjithë të tjerat. Nuk kishte fjalë, por vetëm interpretim me pantonima.

Komunikojnë gjithë kohën me shenja e në mungesë të fjalëve, dëgjohen edhe tinguj të vazhdueshëm teksa përpiqen të jenë të kuptueshëm. Sava (Vojsava Murati) i ndihmon të bëjnë gjënë e duhur.

“Kjo është shfaqja e gjashtë që këta fëmijë sjellin plot entuziazëm në skenën e teatrit, ndërkohë që regjisorja Dorezi punon me këta fëmijë për herë të tretë pas shfaqjes “Aventurat e Toninos” dhe “Magjistari i Ozit”.

“Hirushja” ishte pjesa që regjisorja e ka zgjedhur edhe për vetë faktin se është një vepër me të cilën fëmijët njiheshin të gjithë me versionin e filmit turk. Zamira Allasufi, nxënëse në klasë të 9 të Institutit, interpretoi  rolin e Hirushes.  Nën kostumin e Hirushes, ajo reflekton shumë optimizëm.