Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 11:11

Prishtinë – Eurodeputetja e gjelbër austriake Ulrike Lunacek, ka gjasa të mira të marrë detyrën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zyra e zonjës Lunacek në Bruksel ka konfirmuar se raprotuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Ulrike Lunacek ka udhëtaur sot drejt Uashintonit për një vizitë zyrtare.

Me zyrtarët e lartë amerikanë ajo do të bisedojë edhe çështjen e mundësisë së emërimit të saj në postin e përfaqësuesit të Bashimit evropian për Kosovë.

Ndërkohë, kandidimi i saj është konfirmuar edhe personalisht nga Lunacek për gazetën “Die presse”, e cila në numrin e sotëm shkruan se Lunacek ka gjasa të mira të marrë këtë detyre.

Sipas “Die Presse”, Lunacek ka mbështetjen edhe të përfaqësueses së Bashkimit evropian për këtë detyrë, Ketrin Eshton dhe të komisarit të bashkimti evropian Shtefan Fyle.

Lunacek, shkruan gazeta, ka kontakte intensive me udhëheqësit e insititucioneve të Kosvoës, përkrahjen e të cilëve e gëzon. Luancek është e njohrur sidomos për angazhimin e saj që edhe Kosvës t’i hiqen vizat, me çka ajo ka fituar edhe simaptinë e pupullatës kosvoare.

Nëse Lunacek do të marrë postin e  përfaqësueses së Bashkimit Evropian në Prishtinë, atëherë në vendin e saj të raprotueses për Kosovën në Parlamentin Evriopain, do ta marrë eurodeputetja e gjelbër austriake, Monika Vana.