Ka ndërruar jetë Yoda, qeni më i shëmtuar në botë në moshën 15-vjeçare në Kaliforni. Në qershor të vitit të shkuar qeni kishte fituar në konkursin vjetor “Sonoma Marin di Petaluma”, në veri të Kalifornisë.
Qeni peshonte më pak se një kilogram dhe ishte një kryqëzim mes një qeni pa qime dhe një qeni të racës chihuahua.
Mësohet se Yoda vdiq teksa flinte mbrëmjen e së shtunës. E zonja e tij Terry Schumacher ishte e para që e vuri re.
Vitin e kaluar kafsha bëri që Schumacher të merrte një çmim prej mijëra dollarësh dhe një kupë 15 herë më të madhe se vetë ajo.
Yoda dhe padronia e saj ishin bërë të famshme pasi qenë ftuar në shumë emisione televizive. Yoda do të mbante titullin e qenit më të shëmtuar deri në shpalljen e fituesit të ri në 2012-ën. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 March 2012 12:39