Lajme Shqip Tuesday, 08 May 2012 10:30

Një ndër aktorët më të famshëm të gjigandit indian të kinemasë, Aamir Khan është rikthyer në ekranin e vogël me një produksion të ri, një projekt i cili ka qenë jo pak i përfolur përtej botës indiane.

Ai është  “Truth Triumphs”, një produksion për të cilin aktori i famshëm, tashmë në të gjithë botën, është cilësuar si një ndër projektet televizive më të arrira, projekt  ku ai ka qenë edhe pjesëmarrës. Në lidhje me këtë projekt Khan është shprehur: “Është një nga ato projektet që i flet jo pak audiencës”.

Por duket se ka pasur edhe probleme në produksionin e këtij projekti dhe në shpërndarje, pasi një krahinë e vendit dhe televizioni i saj ka zgjedhur të mos e transmetojë.

“Ne kemi bërë më të mirën tonë, jemi përpjekur të realizojmë një show, mbase më të arririn artistikisht deri tani. Ju mund ta shihni atë në të gjitha ekranet e vendit, siç mund të shihni produksione të tjera televizive, por jo në një ekran në Karnataka sepse kështu vendosi shoqëria e filmit dhe televizionit atje. Kur e mësova këtë gjë u zhgënjeva shumë sepse ky është një produksion i cili duhet të shkojë në shtëpinë e çdo indiani, sepse këtu është historia jonë, e të gjithëve ne”, ka deklaruar pakëz i revoltuar aktori Khan.

“Ky është një ndër ato show, nëpërmjet të cilit unë i drejtohem të gjithë njerëzve në çdo kënd të vendit, dhe ata vijnë nga vende të ndryshme për të folur këtu dhe ju siguroj që përgjatë programit do të ketë lidhje në të gjitha mënyrat me të gjithë njerëzit që unë i mendoj si përfaqësues”, ka pohuar Khan. Sipas raportimeve të ndryshme, mësohet se ky show është një projekt i ngjashëm me atë të ikonës së televizionit amerikan, Oprah Winfrey.