Lajme Shqip Wednesday, 05 August 2015 21:04

Ministrja për dialogun, Edita Tahiri, ka konfirmuar se më 12 gusht 2015 do të nis zbatimi i marrëveshjes me Serbinë për sigurimin e automjeteve.

Ajo ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe marrëveshja për fillimin e zbatimit të saj, është bërë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve në dialog.

 “Mund të ju siguroj se të dyja shtetet raportuan për përgatitjet e duhura që cdo gjë të shkojë mirë më 12 gusht. Ky është një lajm i mirë për qytetarët sepse mund të udhëtojnë në Serbi apo nëpër serbi me atë policë që posedojnë. Jam e bindur që ky është një rezultat i Brukselit por edhe i Këshillit të Byrove Europiane që ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka thënë Tahiri në një intervistë për RTK-në.

Tahiri tha se në bazë të kësaj, qytetarët do të mund të udhëtojnë me një policë në Maqedoni e me të njëjtën edhe në Serbi.

Qytetarët nuk do të paguajnë më tarifat e larta sic kanë paguar deri tash. Një policë që vlen në Maqedoni për shembull për mjetin e tyre, ajo do të vlejë edhe për në Serbi