Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 23:40

New York – Është dhënë alarmi më serioz deri më ta ni nga rreziku i uraganit “Irena”, në New York. Për shkak të këtij rreziku të pritshëm, krerët e Bashkisë së New York-ut kanë urdhëruar evakuimin e mbi 370 mijë njujorkezëve.

Bloomberg duke i ftuar qytetarët:

“Kjo nuk është shaka, jeta juaj mund të jetë në rrezik”, paralajmëroi kryetari i Nju Jurkut, Michael Bloomberg, të shtunën, duke paralajmëruar goditjen nga uragani “Irena”.

Kryetari Bloomberg i ka ftuar qytetarët e New Yorkut që t’i respektojnë të gjitha udhëzimet që marrin nëpër pjesët e tyre të qytetit dhe për t’i lëshuar shtëpitë e tyre menjëherë.
“Koha për t’u larguar është tani, përndryshe do të jetë vonë”, ka thënë ai.

**************************

Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim pamjet e regjistruara nga sateliti të Uraganit Irena, shkatërruesit që po i kërcënon më shumë se kurrë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

27.08.2011 / 15:40

27.08.2011 / 07:45

Në dy ditët e fundit SHBA është alarmuar në pjesën më të madhe të vendit nga rreziku i pritshëm i uraganit shkatërrues.

Shumë shtete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kanë dhënë alarmin e evakuimit të njerëzve nga disa zona dhe po marrin masat për t’u përballë me Uraganin Irena. (LajmeShqip.com)