Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 15:06

Ankara – Gjykata turke ngriti akuzë për separatizëm kundër 98 ish-kryebashkiakëve kurdë dhe tetë politikanëve të tjerë, për shkak të thirrjeve të tyre për përmirësim të kushteve të burgut për liderin e kryengritësve kurdë, Abdulla Oçalan.

Sipas gjykatës komentet e personave të akuzuar janë propaganda terroriste.

Procesi gjyqësor do të fillojë në qytetin juglindor Dijarbekir. Të akuzuarit janë politikanë nga tani Ish-partia prokurde për shoqëri demokratike, e cila ishte e ndaluar në vitin 2009 për shkak të lidhjeve me Partinë Punëtore Kurde (PKK).

Të dyshuarit mund të marrin aktgjykim maksimal prej 20 viteve burgim.