Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 11:10

Tiranë – Një efektiv i policisë së burgut është vrarë me armë zjarri sot në Tiranë, ndërkohë që  policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Burime nga policia bënë të ditur sot se  ngjarja ndodhi rreth orës 07:00  në zonën e Unazës së Re, kur persona ende të panjohur kanë vrarë me armë zjarri oficerin roje në burgun 313, Ymer Hajdari.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga të njëjtat burime mësohet se Hajdari është qëlluar me disa  plumba pistolete në makinën e tij ‘SEAT’, AA 762 AD, në afërsi të banesës se tij. Ndërkohë që,  vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri.

Gjithsesi hetimet janë në vazhdim e sipër për të zbardhur të tjera detaje nga vrasja dhe mbi autorët e saj. Ndërsa mjeti me të cilin udhëtonte viktima do t’i nënshtrohet ekspertizave përkatëse.