Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 19:05

“Puna do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Ne i kishim pritur tashmë këto vështirësi”, tha presidenti, Teixeira.
“Brazili do të zgjedhë kundërshtarët më të ashpër për kombëtaren, projekti nuk ka ndryshuar, Mano do të fitojë njohuritë që i nevojiten këtij ekipi”, ka thënë Ricardo Teixeira.

Në pjesën e dytë, golat në Shtutgart, të shënuara nga Neymar dhe Robinho nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar Bastian Schëeinsteigerin, Mario Goetze dhe Andre Schuerrle.
Si pritës i Kupës së Botës 2014, Brazili do të përballet me një mungesë të lojtarëve të rëndësishëm gjatë tre viteve të ardhshme dhe Teixeira është në kërkim për ta mbushur kombëtaren me yje të rinj.

Humbja e së mërkurës ishte dita e 365-të e Menezes në detyrën që ka marrë nga ish-kapiteni i Brazilit, Dunga, si trajner, pas humbjes në çerekfinale nga Holanda në Kupën Botërore 2010, në Afrikën e Jugut.
Ai ka duruar një vit të vështirë, duke përdorur 60 lojtarë në total, dhe humbja në çerekfinale të Copa America në Argjentinë muajin e kaluar e ka vënë atë nën presion.
Humbjen ndaj gjermanëve ishte humbja e tretë si trajner i kombëtares, me gjashtë fitore dhe katër barazime.
“Tifozët duan që ne të fitojmë titullin 2014 në shtëpi, kështu që ne mund të festojmë me ta”, tha portieri Julio Cesar.
Menezes tha: “Gjermania duhet të shërbejë si një mësim dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë ndeshje në këtë nivel, ishte skuadra e parë që luajti më mirë se ne dhe fitoi me plotë meritë. Ne duhet të punojmë shumë për të eliminuar gabimet individuale që kemi bërë në mbrojtje”, përfundoi ai.