Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 12:39

Londër- Shkenctarët kanë arritur të krijojnë modelin e mendjes së njeriut në rezolucionin më të madh në 3D, i cili do të arrijë të zbulojë sekrete në trurin e njeriut, raportojnë mediat ndërkombëtare si BBC, The Guardian etj.

“Mendja” është quajtur si “BigBrain” dhe ajo do të arrijë të depërtojë në shtresa të trurit, të cilat nuk janë paramenduar deri tani. Publikimi është bërë të enjten në “Journal Science”.

Krijimi i ri i shkenctarëve, do ti ndihmojë ata të marrin informacione shumë më të mëdha gjenetike, se sa që është arritur deri tash.

Ai do të ndihmojë gjithashtu të bëhen disa “ndërhyrje” në sëmundje si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Ndryshe kjo është quajtur edhe si “Google Maps” i trurit njerëzor.

Projekti është realizuar nga “Europian Human Brain Project” ndërkaq që në prill, presidenti amerikan Barack Obama ka ndarë 100 milionë dollarë për një projekt i cili do të krijonte një aparat që do të shihte “gjithë hartën e mendjes”.