Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 14:30

Washington – Reagimet e para të Washingtonit për pohimet e Iranit, se në tërësi e ka pushtuar prodhimin e derivateve bërthamore janë të përmbajtura, me vlerësimin se bëhet fjalë për stërzmadhimin e Teheranit i cili është nën presionin e sanksioneve.

Edhe pse shefi i diplomacisë izraelite kërkoi nga aleatët e Perëndimit të reagojnë për vazhdimin iranian të programit bërthamor, është e qartë se administrata amerikane edhe më tej dëshiron përmes rrugës diplomatike ta zgjidhë kontestin me Teheranin.

Pohimet më të reja të Irakut se e ka pushtuar të gjithë procesin për prodhimin e derivateve bërthamore, paraqesin vetëm tentim të autoriteteve në Teheran që të tregohen të fuqishëm për sanksionet e reja ekonomike të cilat i vendosi Perëndimi, vlerësojnë në Washington.

Zëdhënësja e Departamentit shtetëror, Viktoria Newland, dje në konferencë për shtyp për më shumë pyetje të parashtruara fuqimisht qëndronte pas fjalëve të saj se, pohimet e Iranit paraqesin ekzagjerim dhe lavdërim të autoriteteve në Teheran, të cilët janë nën presionin e sanksioneve të reja ndërkombëtare.

Ajo tha se SHBA-ja ka informacione se në Teheran para dy ditësh ka ardhur deri tek protestat, të cilat janë shuar dhe se kjo tregon se iranianët kthehen vetë kundër regjimit.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad dje në reaktorin bërthamor të Teheranit vendosi derivatin e parë bërthamor të prodhuar në Iran.

Ai urdhëroi të ndërtohen katër reaktorë bërthamorë hulumtues të rinj për prodhimin e izotopeve bërthamore për shërimin e të sëmurëve nga kanceri, kumtoi televizioni kombëtar iranian.

Irani disponon një reaktor bërthamor pesë megatavtësh për qëllime shkencore, i cili është ndërtuar në Teheran nga ana e SHBA-së para Revolucionit islamik në vitin 1979.