Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 18:48

Beograd – Serbia ka kërkuar që në ditët e ardhshme të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.

Për kërkesën në fjalë, Beogradi nuk ka marrë ende përgjigje, raportojnë mediat serbe.

Sipas të njëjtave, nëse takimi aprovohet, Serbinë do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban.