Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 18:52

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicion me LSI-në e Ilir Metës gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë.

Ai është shprehur se kjo mazhorancë duhet mundur me moral, duke thënë se PS nuk mund të zhgërryhet për hir të pushtetit.

“Duhet ta harrojmë Ilir Metën. Do ta mundim Saliun me moral, me program, me bashkim. Nuk mund të bashkohemi me Saliun për të rrëzuar Saliun. Ne jemi Partia Socialiste për një sërë vlerash dhe parimesh. Nuk mund të zhgërryhemi për hir të pushtetit se nuk do të njihemi më. Kushdo që kërkon rrëzimin e Saliut ka vend në PS”, tha Rama.