Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 09:45

Tiranë – Përfundon testimi me shkrim për kandidatet femra të Qarqeve Durrës, Dibër, Fier, Vlorë (pjesa e parë), Berat dhe Tiranë (pjesa e tretë), të cilat kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, të zhvilluar dje në ambjentet e Qendrës së Formimit Policor.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me anë të një njoftimi për shtyp bën të ditur se  “në përfundim të testimit me shkrim, ku morën pjesë 436 kandidate të gjinisë femërore, u shpallën fituese 59 kandidate, të cilat kishin grumbulluar mbi 60-të pikë. Fitueset, u njohën menjëherë me rezultatin dhe do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimit”.

Policia saktëson se “korrigjimi i testimit, është bërë me skaner dhe kandidatet janë njohur me rezultatin e arritur”.

Sipas policisë, me datë 12 dhjet

or 2011, do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga Qarqet Vlorë (pjesa e dytë), Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit, përmes këtij procesi që është ndërtuar dhe bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidateve femra sa më cilësore për të shërbyer si punonjëse policie.

Ky objektiv parësor i Policisë së Shtetit, për të përzgjedhë vetëm kandidatet e kualifikuara si më të mirat, po zhvillohet dhe realizohet nga një proces i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje.