Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 19:37

Aktorja ka treguar për gazetarët anglezë se gjatë një prove për skenat e seksit kishte filluar të flinte.

Sigurisht që kjo është poshtëruese ndaj Justin, por e vërteta kështu është.

Ajo ka thënë: “Pothuajse nga fundi i filmit, tek skena që do të bënim dashuri tek shtëpia e babait të tij, unë isha shumë e lodhur. Ishte një ditë e gjatë provash, nga 18 orë pune, 17 ishin vetëm vetëm për realizimin e skenave të seksit. Dhe kur mbërritëm në pjesën që ai me përkëdheli do të më puthte prapanicën, unë pa e menduar gjatë fillova të dremisja.”
Justin dhe Mila në film luajn rolin e dy shokëve që duan të kenë një marrëdhënie shoqërore-seksuale pa i përfshirë ndjenjat në të. Me siguri që të gjithë mezi e presin këtë film. (LajmeShqip.com)