Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 08:30

Shkup- Vitin e ardhshëm, kundrejt të gjitha sfidave, nuk do të ketë asnjw rritje të tatimeve, kontributeve apo të taksave të tjera për ekonominë e Maqedonisë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Investimet kapitale vitin e ardhshëm do ta vazhdojnë trendin e rritjes për 28 për qind ose gjithsej do të jenë në nivelin më të madh në histori prej 27 miliardë denarë, gjegjësisht 450 milionë euro.

Kryesisht do të drejtohen, theksoi Stavreski, drejt prioriteteve strategjike, infrastrukturën rrugore, korridoret 10 dhe 8, hekurudhën drejt Bullgarisë, drejt ndërtimit të objekteve për rrugë lokale dhe rajonale, në pjesën e shëndetësisë etj.

“Shuma e përgjithshme e rritjes së buxhetit prej 150 milionë euro në vitin 2012 i referohet dy zërave, rritjes së investimeve kapitale për shtatë miliardë denarë dhe të subvencioneve në bujqësi”, thksoi ministri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e odave ekonomike.

Ata e përshëndetën Buxhetin e parashikuar. Janë kënaqur, siç thanë, nga shuma e planifikuar për imvestimet kapitale. Njëherësh e inkurajojnë Qeverinë jo vetëm t’i projektojë, por edhe t’i harxhojë paratë.

Për zëvendëskryeministrin Stavreski janë reale pritjet që ekonomia e përgjithshme deri vitin e ardhshëm të rritet për 4,5 për qind.

“FMN ka të drejtë për projeksione, por edhe ne gjithashtu. Edhe këtë vit kemi projektuar shifra të ndryshme, do të shohim se të kujt do të realizohen. Projektimi ynë është real në situatën kur veçmë kemi rritje të realizuar prej 5 për qind në gjysmën e parë të këtij viti.

Nëse kriza në Evropë ka epilog në afat të mirë ose nëse kontrollohet, atëherë gjithsesi me projektet e planifikuara të infrastrukturës do të japim impuls të fuqishëm për realizimin e rritjes së paraparë prej 4,5 për qind. Bëhet fjalë për projekte të rëndësishme të cilat do të angazhojnë një numër të madh të kompanive ndërtimore dhe industrinë.

Besoj se kjo në masë të madhe do ta mbështesë rritjen, mos t’i harrojmë edhe 150-të milionë eurot nga Banka investuese evropiane të cilat, karahas Buxhetit, si para shtesë do të përfundojnë te ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të tjera”, tha Stavreski.

Lidhur me taksat e rritura nga ana e BE-së për eksportimin e disa prodhimeve të caktuara të Maqedonisë, drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov informoi se tani më është sjellë vendim për tejkalimin e këtij problemi. Pritet për realizimin e tij.