Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 11:24

Mbrojtësi ishte pjesë e XI fillestare për Milan në ndeshjen në San Siro, por mori një goditje në pjesën e parë dhe mbeti jashtë.

Bonera u dërgua në spital, pas zëvendësimit të tij për të kryer një shqyrtim të mëtejshëm, dhe Milan kanë deklaruar tashmë se ai ka pësuar një lëndim në kokë.

“Daniele Bonera ka pësuar një traumë të vogël në kokë. Koha e rimëkëmbjes së tij do të vlerësohet gjatë ditëve të ardhshme,” thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

Milani u ngjit në vend të tretë në tabelën e Serie A pas fitores të dielën në shtëpi ku kanë mbledhur 20 pikë nga 10 ndeshje. (LajmeShqip.com)