Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 09:32

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me anë të një mesazhi i shprehu ngushëllimet e tij dhe të Kuvendit të Kosovës, homologes së tij, Jozefina Topalli dhe familjes Dibra për ndarjen nga jeta të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gëzim Dibra.

“Vdekja e Gëzim Dibrës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Dibra ka humbur njeriun më të dashur të tyre, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë”, theksohet në mesazhin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Krasniqi.