Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 18:28

TIRANE –Partia Socialiste nisi sot ditën e dytë të Konventës Kombëtare, pasi dje prezantoi, 21 çështjet të cilave do u japëzgjidhje, pas marrjes së pushtetit në 23 qershor. Edhe pse kanë ruajtur ende premtime të pabëra publike, drejtuesit socialistë kanë prezantuar ato që i quajtën “plagët e shoqërisë shqiptare”.

Në nisje të konferencës për programin, paraditen e sotme u shfaq një video me rrugëzgjidhjet që do të japë PS-ja, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama u shpreh se: “Ne duam që njerëzit ta shohin, ta prekin, ta ndjejnë me sytë e parafytyrimit dhe me ndjeshmërinë e lartë që ka sot çdo shqiptar kur dëgjon politikanët të flasin, se cila do të jetë natyra e re e qeverisjes.

Sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste ka përshendetur sot punimet e Konvetës për programin në diten e dytë të saj. Pas videos hapëse të Konventes dhe një fjalë të shkurtër të Erjon Veliajt, ka marrë fjalen Ayala, i cili e vuri theksin tek lufta për zgjedhje të lira dhe qeverisja e mirë. 

RAMA: DUAM NJE MANDAT, JO TE QENDROJME GJITHE JETEN NE PUSHTET
“Bashkë t’ja dalim që zërat ë vijnë nga larg të afrohen dhe shumë kush që ëhstë këtu nesër të vijë ta jetojë Shqipërinë jo vetëm me zemër dhe mendie, por edhe me trup. Kush foli sot besoj se bëri më të mirën për të shpjeguar themelet e programit tonë, që është e pamundur për tu shfaqur vetëm në dy ditë, pasi do donte shumë kohë. Unë i falënderoj nga zemra një nga një kush mori fjalën sot. Ende me shumë mirënjohës jam për ato njerëz të zakonshëm që morën fjalën në emër të qindra mijëra njerëzve që janë pa zë dhe askush përvec PS nuk ka një vesh për ti dëgjuar.

Dje unë e fillova këtë bashkëbisedim të gjatë mes nesh me një pyetje: Në cfarë Shqipërie duam të jetojmë, në një të vërtetë apo gënjeshtër? Sot jemi si popull të imponuar në jetojmë në një Shqipëri gënjeshtër, ne duam ta zhbëjmë këtë imponim dhe tu japim mundësi shqiptarëve të jetojnë në një Shqipëri të vërtetë që ti ta jetojë dhe thotë të vërtetën. Dum Shqipëri të lirë apo të trembur? Sot jetojmë në Shqipëri të trembur, ne duam që me votën e 23 qershorit cdo shqiptar, i majtë apo i djathtë, veri apo jug, të jetojë me një shqipëri të lir pa ju frikur veprimeve, fjalëve të veta, ku ato janë shprehje të lirisë së tij. Si duam ne të jetë vendi ynë pas katër vjetësh, apo 20 vjetësh, një vend me nj program për të ardhmen, apo vend që programon të njëjtin avaz sot kemi një vend që programohet i njëjti avaz. PS propozon që të kemi një vend ku së bashku të programojmë të ardhmen, nuk dua të shkoj në cdo teme, temat u shtjelluan mjaftueshmërisht për këtë faqe, thuajse përfundimtare të programit tonë, thuajse pasi duam të dëgjojmë akoma, duam ti marrim të gjitha pyetjet që u kanë lindur njerëzve që na kanë dëgjuar. Nuk duam t’ju japim menu për t’ju marrë votën, por një plan ndryshimi për jetën e tyre.

Do të vrapoj nga pika në pikë, duke dashur të prek vetëm pikat më nevralgjike të programit tonë. Aty ku në fakt bëhet dallimi i madh mes nesh dhe qeverisë. 

Cdo shqiptar duhet të kuptojë se cila është zgjedhja që duhet të bëj me 23 qershor. Zgjedhja për punësim, apo rritjen e papunësisë. Taksë e ndershme apo taksën e sheshtë. Zbrapsje e krimit apo nënshtrim ndaj krimit. Sot në është imponuar një Shqipëri ku mbi 70% e shqiptarëve ndjehen të kërcënuar. Shërbime sipas nevojës apo sipas xhepit. Sot cdo gjë është mall, edhe drejtësia është mall që blihet dhe kush nuk ka para nuk e blen dot,. Zhvillim rural apo braktisje të fshatit. Atdhe të pastër apo vend që prodhon dhe importon plehra. Nacionalizëm primitiv për të shkuar buzë humnerës së të shkuarës, apo sytë nga e ardhmja. Beteja ndaj Milloshevicit ishte beteja e atdhedashurisë ndaj nacionalizmit dhe fitoi beteja e atdhedashurisë ndaj nacionalizmit.

Cfarë duam dhe ku do shkojmë? Nuk duam mocione përtej tifozi, qe e bëjnë të paaftë votuesit të kuptojë se po voton rrënimin e vet. Në këtë pikë përtej fanellave dhe emocioneve të tifozëve ka një rëndësi të vecantë që njerëzit të kuptojmë ku ndryshojmë ne nga ata që qeverisën, ku ndryshojnë idetë dhe rrugët, më e para gjë nuk është programi ynë ekonomik, as programi për ripërtëritjen shqiptare, as për rivendosjen e demokracisë, e para gjë është se politika për ne është qëllim fisnik, për ata është mjet përfitimi. Politika për ne është mundësia për ti shkuar pas një vizioni për Shqipërinë evropiane. dhe pyetja që lind për të gjithë ata që janë ende të luhatur dhe që shkojnë pas fanelës bardhë e blu dhe që e ngatërrojnë me fanellën e Tiranës. Sot jemi në një siklet ndërkombëtar në sytë e botës për shkak të imazhit të rrënuar të Shqipërisë dhe 1 mijë e 1 problemeve që mbeten sot e gjithë ditën në të gjitha rezymetë që bota bën për të shkuar pranë saj.

Programi ynë është i ri dhe modern dhe jo i vjetër dhe i lodhur, ne me këtë program hapim rrugën e bashkimit përmes një plani zhvillimi të qyteti dhe fshatit. Programi i avazit të vjetër është për të sunduar përmes përcarjes dhe errësirës që ushqehet përmes varfërisë. Sot Shqipëria shkon drejt rrugës së gabuar. Përsëri përtej këtyre që ju thamë, konstatimeve drithëruese me shifra dhe fakte, Shqipëria shkon në drejtim e gabuar sepse jetojmë në një Shqipëri që nuk dëgjon, shqiptarët nuk dëgjohen. Dua tju rrëfej si mund të ndjehesh kur takon 1 invalid dhe kërkojnë të drejtën për tu dëgjaur, pas zhbërjes së ligjit që u caktonte të drejjën për të tu dëgjuar. Takon ish – të përndjekurit dhe u mungon e drejta për tu dëgjuar dhe i vënë flakën vetes pasi plas nga pamundësia për tu dëgjuar,. Takon gruan e policit të vrarë në Kukës e cila ankohet se nuk na dëgjojnë. Takon një mësues në fshat, 23 vjet mësuese historie të papunë, pasi historinë në atë fshat e jep një muzikant jo me shkollë të lartë por një që i ka rënë darjes në një miting… Po të huajt cfarë thonë, nuk ju merr kush seriozisht nëse jeni kështu sic jeni…këtu lind domosdoshmëria për të shkuar përtej programit ne zemren e cdo shqiptari që është prind dhe sipërmarrës para se të jetë i rreshtuar në partinë në pushtet etj. 

Në nuk duam të qëndrojmë 30 vjet në pushtet, por një mandat për të qeverisur dhe deri kur forcat dhe idetë e reja do të lind natyrshëm. Cfarë propozojmë ne për të kthyer vendin në drejtim të duhur. Propozojmë që para sesa të shkojmë tek programi njerëzit të na shikojmë ne, nuk jemi të përsosur dhe të pagabueshëm, por ama ne kemi prova, që mësojmë nga e shkuara, por nuk jetojmë në të shkuarën, të kundërtën bën qeveria e sotme, me ta ka vetëm të shkuar me ne ka rrugë drejt të ardhmes. Ne do jemi forca e shembullit këta janë shembulli i forcës”. 

Ne do ulim taksat për 95% te popullit shqiptar, pasi më shumë se 95 % e njerëzve është jashtë mundësisë për të marrë pjesë në fitim e përbashkët, apsi 5 % zotërojnë më shuam se gjysëm ne pasurisë së vendit. Ku jemi këtu në gjermani, jo kështu nuk është as Franca as Gjermania, por këtu është ato që fjalët e Reganit dhe Thecerit i përdorin për të sunduar si gjela maj plepit. 

LUIS AYALA: BETEJA KRYESORE, LUFTA PËR ZGJEDHJE TË LIRA, PS GATI PER PUSHTET
“Vlerat e socializmit na cojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe dramatike ndaj vlerat e social demokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënkupton shumë për gjithë socialistë në botë.

Në fakt doja t’ju thosha se lufta e socialistëve shqiptar është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë tonë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinentin. Doja t’ju thoja dy gjëra të rëndësishme:

1. Arsyeja e parë është se gjatë 20 viteve të fundit në shumë vendeve të botës ka patur një luftë thelbësore për të vendosur demokracinë, por lufta thelbësore është lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe lufta që ju betë do gjejë jehonë tek familja jonë e madhe.

Në këtë luftë kemi qenë së bashku përkrah Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë sepse asgjë nuk do ketë më shumë se zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2. Arsyeja e dytë është se në këto vende kemi arritur demokraci, por ajo që është e rëndësishme është se kemi arritur qeverisje të mirë që është e rëndësishme për popullin.

Jemi në një kohë që kriza ka prekur shumë vende, ashtu edhe SHBA. Në fakt ka patur origjinë dhe kjo krizë tek ato gjëra që ne i kemi kundërshtuar pasi është një betejë që kërkon rregullim, ne duhet të shpenzojmë më tepër për njerëzit. E kemi patur zhvillimin tek ato qeveri që kanë patur në drejtim parti sociale që kanë patur në thelb ato që thatë dhe ju sot.Kjo është arsyeja pse për ne është e rëndësishme lufta juaj, pasi ne e ndjejmë se ju do bëni ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. Në fakt doja t’ju thoja se Shqipëria ka nevojë që PS ta drejtojë, ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucionet ë shëndosha, dhe që ti japë llogari cdo ditë qytetarëve të saj dhe ti japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo cfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme, dhe gazimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë”. 

BUSHATI: JA PROJEKTI YNË PËR SHQIPËRI EVROPIANE
“Suksesi me i fundit e ka emrin Kroacia që dënoi korrupsionin. Ne jemi të vendosur për ti dhënë fund praktikës së dështuar, periferike dhe dritëshkurtër sipas nevojave të ditës së politikës. Ne kemi vullnetin e nevojshëm dhe kapacitetin e nevojshëm për reformimin e sektorit diplomatik. Shqipëria evropiane është projekti ynë I dinjitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe kontribut për një fqinjësi të mirë. Projekti ynë Shqipërisë evropiane vlerësoi komunikimin rajonal. Projekti ynë i Shqipërisë evropiane nuk mund të bëhet pa angazhimin e studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë, ndaj ne do bëjmë te pamundurën për të kthyer trurin”. 

DAKO, GJIKA, SEJDINI DHE PELESHI: QEVERISJA SOCIALISTE, MË EFIÇENTE
Kryebashkiakët socialist në rrethe, Vangjush Dako, Sejdini, Peleshi dhe Gjika, gjatë referimit të tyre parashtruan arritjen gjatë dreejtimit të bashkive më të mëdha ne vend si dhe planin për të ardhmen. Në fjalën e tyre kryebashkiakët e Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Korcës theksuan se qeverisja socialite është me eficente.

INFRASTRUKTURA, BLENDI KLOSI: RRUGË KORRUPSIONI
Sot infrastruktura rrugore ka tre dimensione. Dimensioni politik, rrugët nuk shihen si mjete lidhëse, por si ambient kur pritet shirita edhe merren vota. Ambienti korruptiv, rrugët shihen si ambient për të vjedhur më shumë tendera. Së treti, institucione të paafta. Cka ndodh për shka të politizimit, dhe shkallës së lartë të korrupsionit dhe mungesës së kontrollit, sot investimet por kryhen pa kontrolle duke shtuar borxhin publik” 

“Rrugët me standarde nuk duhet të prishen brenda 20 viteve. Projektimi i By Pass-it Fier-Vlorë ka shtuar trafikun. Rrugët në vendin tonë po sjellin fatkeqësi të mëdha, janë rritur aksidentet. Qytetarët paguajnë 160 mln euro për rregullimin e makinave. Nëse do kishte rrugë me standarde,kjo shifër do ishte më e vogël. Të mos shohim vetëm Shqipërinë industriale, por dhe atë turistike. Edhe infrastruktura është një nga arsyet pse duhet votuar PS”

BALLA: DO TË HETOJMË SALI BERISHËN PËR KORRUPSION
“Të luftosh korrupsionin në qeveri është detyrimi më i lartë i patriotizmit ndërsa kush mundohet të mbulojë korrupsionin duke u shtirë si patriot, është veçse një tradhtar i rëndomtë”, – ka thënë G. Edward Griffin një amerikan i shquar, filloi fjalën deputeti Balla. 

“Ne do t’i qëndrojmë një për një angazhimit të dhënë për hetimin e pasurimit të Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Në këto shtatë vitet e fundit, janë harxhuar mbi 2 miliardë euro në infrastrukturë, por pas tetë vjetësh asnjë aks rrugor nuk ka përfunduar tërësisht sipas standardeve të përcaktuara të marrjes në dorëzim. Asnjë rrugë e dorëzuar sot në Shqipëri nuk ka gjerësinë, muret mbajtëse, trashësinë e shtresave etj., sipas projekteve të kontraktuara. Departamenti Kombëtar Anti-Korrupsion, një institucion i specializuar sipas modelit ekzistues në shumë vende europiane, do të verifikojë një për një çdo metër rrugë dhe do t’i referojë Prokurorisë gjetjet për çdo shkelje të konstatuar”,- tha Balla. 

BORXHI PUBLIK, KODHELI: ÇDO SHQIPTAR QË LIND SOT, 3 MIJË EURO BORXH
“Rritja e borxhit publik, pengon rritjen ekonomike. Çdo shqiptar që lind sot do të ketë 3 mijë euro borxh. Situata alarmante, 64 lekë borxh në 100 lekë që prodhojmë. Edhe pse borxhi publik po shkon afër 1 trilon, situata është alarmante. Vetëm interesat e këtij borxhi janë dy herë më shumë se rritja ekonomike. Borxhi publik është sa 3 fishi i të ardhura tatimore. 1.2 miliard dollarë është borxhi në sistemin tonë energjetik, dhjetra milion dollarë është borxhi i qeverisë ndaj bizneseve”.(B.W/LajmeShqip.com)