Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 12:48

Silvio Berluskoni u larguar nga qeveria italiane ashtu sic premtoi menjëherë pas votimit të paketës fiskale në senatin italian.

Ndërsa sot presidenti i Italisë, Xhorxhio Napolitano, pritet të zhvillojë gjatë ditës konsultime me forcat kryesore politike të vendit. Konsultimet vijnë para nominimit të një kandidati për udhëheqjen e kabinetit te perkohshem  që pason dorëheqjen e kryeministrit, Silvio Berluskoni.

Ish-komisioneri Evropian, Mario Monti, pritet që të udhëheq një qeveri, qëllimi i së cilës do të jetë nxjerrja e ekonomisë së tretë evropiane nga kriza e borxheve.

Të shtunën mbrëma, italianët festuan nëpër rrugët e Romës pas dorëheqjes së Berluskonit, i cili në muajt e fundit ishte në qendër të kritikave për shkak të gjendjes ekonomike, por edhe lidhur me skandalet seksuale.