Prishtinë – Gjykata Supreme në Kosovë shpalli fajtor kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun për veprën penale, në të cilin ai duhet të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burg.
Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të heshtë nga ky fakt edhe pasi ky konfirmim i Supremes e ka çuar në dy numrin e kryetarëve komunalë të dënuar nga radhët e Partisë Demokratike. Më parë ishte shpallur fajtor edhe kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili. Pas konfirmimit të dënimit ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.
Edhe tre kryetarë të tjerë komunash po nga PDK-ja janë duke u hetuar, njofton KTV. Shoqëria civile e quan të frikshëm faktin që kryetarët e komunave po dënohen për vepra kriminale. (LajmeShqip.com)