Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 14:05

Messi e meriton rolin e tij në ekip. Pas fitores së La Ligës, Ligës së Kampionëve, Superkupës së Spanjës, trofeun “Joan Gmper” dhe së fundmi UEFA Superkupës, Barcelona kërkon për t’u sfiduar në të gjitha frontet në fushatën e re.

Klubi katalunas tashmë kapi edhe UEFA Superupën dhe David Villa beson se skuadra e tij ka një avantazh për motivimin e lojtarëve që të luftojnë në të gjitha garat.

“Ne jemi shumë të lumtur që fituam dhe kjo do të na japë më shumë forcë dhe motivim për të filluar një sezonë shumë të vështirë”, tha Villa pas ndeshjes.

Lionel Messi ishte lojtari më i mirë në fushë kundër Portos, me një gol dhe një asist për gol, dhe sulmuesi spanjoll ka plot lëvdata për shokun e skuadrës së tij.

“Ai është më i miri dhe, padyshim, kur ai të trajnojë edhe pak, do të jetë shumë më i mirë. Ne jemi shumë të lumtur që ai është me ne,” shtoi Villa.

Barcelona do të fillojë fushatën në La Liga, të hënën, kundër Villarrealit, në Camp Nou. (LajmeShqip.com)