Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 18:12

Portugezi ka qenë një shtyllë në klubin rus që nga ardhja e tij nga Porto, në verën e kaluar, për 22 milionë euro.

Pas një fundi frustrues në Serie A, Zonja e Vjetër ka qenë duke punuar shumë për të rindërtuar skuadrën, dhe duket se ata nuk janë të kënaqur me talentet e tyre në dispozicion.

Sipas Tuttomercato, Alves mund të lëvizë në Torino në një marrëveshje me para, ose në një marrëveshje që do ta shohim Leonardo Bonuccin të lëvizë në drejtim të kundërt.

Mbrojtësi Italian është një objektiv i njohur i Zenitit, mirëpo drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se lojtari nuk është në shitje. (LajmeShqip.com)