Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 07:00

1462 – U shkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe, “Formula e pagëzimit”. Ajo është një fjali e shkurtër shqipe me shkronja latine në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit. Formula përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur në kushtet e luftrave të vazhdueshme kundër osmanëve. Formula dëshmonte se shkrimi i shqipes me gërma latine duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date. Formula e pagëzimit u zbulua në bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikola Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

1811 – U krijua regjimenti ilirik në Ushtrinë e Napoleon Bonapartit. Ky batalion u zgjerua në tetë kompani dhe emri iu ndryshua, fillimisht nga “Pandurët e Kataros” në “batalioni shqiptar”. Ky formacion u angazhuan në mbrojtjen e Dalmacisë kundër pushtimit austriak të vitit 1813. Nga fundi i vitit 1813 ky batalion pushoi së ekzistuari.

1847 – Lindi Bram Stoker, autor irlandez, i njohur për përrallën popullore horror “Drakula”.

1895 – Vilhelm Rentgen, në universitetin e Vyrcburgut në Gjermani, zbuloi valët elektro-magnetike të cilat i quajti rrezet “X”.

1908 – Në Stamboll doli numri i parë i gazetës dyjavore “Bashkimi” që e drejtonte Mihal Shahin Tepelena. Botohej në gjuhën shqipe me alfabetin e Stambollit dhe trajtonte probleme politike e shoqërore.
86 vjet më parë lindi ne Shkodër juristi dhe gazetari Jusuf Alibali. Studioi fillimisht në Firenze të Italisë dhe me pas në Universitetin e Moskës. Më 1946 hapi emisionin në gjuhën shqipe të Radio Moskës. Për shumë vite punoi përgjegjës i redaksisë së jashtme në gazetën “Zëri i popullit” deri sa u internua familjarisht për shkaqe politike.

1917 – Në Rusi, themelohet Këshilli i Komisarëve të Popullit. Në atributet e një qeverie të re, ai emëron Leninin si kryetar, Trockin si komisar të jashtëm dhe Stalinin si komisar të nacionaliteteve.

1923 – Në Traktatin e Lozanës që parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, tragjikisht mbetën jashtë traktatit shqiptarët myslimanë të Çamërisë. Përballë këtij fakti një pjesë e Çamërisë kaloi kufirin për në Shqipëri. Një pjesë u vendos kryesisht në rajonin e Izmirit të Turqisë.

1924 – Shkolla e mesme tregtare e Vlorës i hapi dyert më këtë datë.  Që në fillimet e saj ajo pati profil të theksuar profesional por për qëllimet antifashiste pushtuesit italianë e mbyllën atë në maj të vitit 1943.

1935 – Lindi aktori i famshëm francez dhe producenti francez Alen Delon. Ndër filmat e tij më të paharruar përmenden “Rroko dhe vëllezërit e tij”, “Leopardi”, “Samurajt” dhe “Z.Klein”.

1941 – Gjatë Konferencës së grupeve komuniste në Tiranë, u formua Partia Komuniste Shqiptare.

1942 – Me zbarkimin e forcave aleate në Afrikën e Veriut, fillon fushata Algjeri-Marok e Luftës së Dytë Botërore.

1960 – Xhon F.Kenedi zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Lindon Xhonson zëvendëspresident.

1969 – Lindi në Gjilan Lutfi Haziri. Ai është biolog me profesion, ndërsa gjatë viteve ’90, Haziri ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës. Më 8 Mars 2006 është zgjedhur edhe zëvendës kryeministër i Kosovës.

1984 – Tiranasit ndoqën premierën e filmit “Nata e parë e lirisë” me skenar të Dalan Shapllos dhe Vath Koreshit dhe regji të Esat Mysliut. Ilustrimi muzikor u realizua nga kompozitori Kujtim Laro dhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.

1988 – Xhorxh Bushi fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mundur rivalin e tij, Majkëll Dukakis.

1994 – Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi mban seancën e parë. Serbo-boshnjaku Dushan Tadiç, bëhet i pari subjekt që përballet me këtë gjykatë.

1996 – Një pullë poste suedeze e shekullit të 19-të shitet për 2,26 milion dollarë, duke u bërë kështu pulla më e vlefshme në botë.

1998 – Vdiq në moshën 84-vjeçare veterani i filmit francez dhe aktori i teatrit Zhan Mare. Ai u bë i njohur për interpretimin e tij në filmin “E bukura dhe bisha”.

1999 – Vdiq katër dite pasi mbushi 101 vjeç, gjimnasti Leon Shtukelj, kampioni olimpik me i vjetër në botë. Shtukelj fitoi gjashtë medalje, përfshirë dy medalje ari në Olimpiadën e Parisit në vitin 1924 në paralele dhe në gjithë konkurrimin e tij në tërësi.

2000 – Në Tetovë qëndroi i hapur Panairi i parë i Librit Shqip ku morën pjesë botues shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

2006 – Të paktën 60 njerëz janë vrarë, ndërsa 150 janë lënduar në lindje të Sri-Lankës, në vendin Kitiraveli, kur ushtria me artileri e sulmoi kampin për personat e internuar brenda vendit