Lajme Shqip Tuesday, 05 November 2013 00:43

Menaxheri Giovanni Branchini ka mohuar zërat se klienti i tij, mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemaili, do të transferohet te skuadra angleze, Arsenal. Ai ka thënë se Xhemaili është i lumtur te Napoli dhe i kënaqur me punën e trajnerit, Rafa Benitez. Javë më parë në mediumet angleze u raportua se drejtuesit e Arsenalit dëshirojnë që gjatë janarit ta transferojnë mesfushorin e përfaqësueses së Zvicrës. “Unë asnjëherë nuk kam folur për transferimet, sepse 99,9 për qind që janë shkruar deri tani janë të pabaza. Klienti im është mirë në Napoli me ardhjen e trajnerit të ri”, ka thënë Branchini, të hënën, për “tuttonapoli.net”. “Në një grup gjithmonë vlerësohet loja kolektive dhe jo individuale. Si çdo lojtar profesionist, edhe Blerimi mundohet të japë kontributin e tij dhe mendoj se deri më tani është duke e kryer punën e tij në mënyrën më të mirë”. /Koha/