Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 11:41

Prishtinë- Kryetari i LISBA’së, Fuad Ramiqi ka treguar se është marrë në pyetje nga policia e Kosovës si i dyshuar për kërcënimet publike që i janë bërë Xhabir Hamitit, ish-Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame.
“Po, e vërtetë është se unë jam marrë në pyetje në hetuesi në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Ramiqi, për Gazetën Express.
“Nuk kanë pasur kurrfarë arsye të më marrin në pyetje policia”, ka shtuar ai.
Ramiqi ka thënë se asnjëherë se ka kërcënuar Hamitin dhe askënd tjetër.
“Unë nuk e kam kërcënuar askënd në jetën time, e Xhabir Hamitin më së paku. Lëvizja ka lëshuar deklaratë edhe u kanë një qasje abnormale e Hamitit ndaj meje. Unë në emër tim asgjë s’kam folur”, ka treguar Ramiqi.
Në cilësinë e të dëmtuarit, Xhabir Hamiti ka treguar në polici se prapa kërcënimeve publike të LISBA’së qëndron kryetari i saj Fuad Ramiqi.
Sidoqoftë, Ramiqi thotë se s’ka pas të drejtë Hamiti të drejtoj gishtin drejt tij.
“Unë nuk di çka qyshon z. Hamiti, por s’ka pasur të drejtë me ngrit ndaj meje dyshime të tillë. Është çështje personale e tij. Ai ka dashur të dezorientoj opinionin kah unë”, ka thënë ai.
Përplasjet mes Xhabir Hamiti dhe Fuad Ramiqit kanë nisur prej se janë shpallur kandidaturat për Kryetar të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Partia e Ramiqit ka dal publikisht pro Naim Tërnavës për Myfti të Kosovës, ndërsa për Xhabir Hamitin kanë thënë se është anti- islamist dhe anti-kombëtarë.
Në komunikatën e LISBA’së është thënë se ata do të angazhohen me të gjitha mjetet, që ta pengojnë ardhjen e Xhabir Hamitit në krye të BIK’ut.

 

 
Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 16:44

Prishtinë – Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Këshillit për Mbrojtjen dhe Lirive të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) dhe Lëvizjes Bashkohu të cilat kanë kritikuar zhvillimet e fundit në këtë institucion fetar.

Në Kuvendin, që u mbajtë javën e kaluar, BIK ka shkarkuar Kryetarin e Kuvendit Xhabir Hamitin, i cili kishte sfiduar Myftiun Naim Tërrnava duke paralajmëruar kandidaturën e tij për pozitën e Myftiut.
“Deklarimi i Lëvizjes “Bashkohu”, përkitazi me zgjedhjen e Myftiut, është i papranueshëm për Bashkësinë Islame, institucionet dhe besimtarët islam të Kosovës. Asnjë Lëvizje a subjekt politik a jo politik nuk ka të drejt të përzihet në proceset brenda BIK, e më së paku në procesin zgjedhor. Zgjedhjet në BIK, si gjithherë do të mbahen në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe aktet normative që janë në fuqi, larg çdo interferimi të ndonjë subjekti kush do qoftë ai” thuhet në reagimin e BIK.
“Po ashtu, për ne është befasues edhe qëndrimi i KLMDNJ-së për mbledhjen e fundit të Kuvendit të BIK. Me qëndrimin e shfaqur KMLDNJ është vënë vet në lajthitje, por në të njëjtën kohë ka vënë në lajthite edhe opinion publik, mese vë në dyshim kredibilitetin dhe seriozitetin e një institucioni të respektuar” thesohet në deklaratë.
Sipas BIK, KLMDNJ ka spekuluar dhe ka pasur për qëllim ta njollosë këtë institucion kur ka deklaruar se shkarkimi i Hamitit ka qenë veprim arbitrar dhe i kundërligjshëm si dhe përpjekje për të ngulfatur lirinë e shprehjes brenda BIK-ut.
” I kujtojmë KMLDNJ, dhe në të njëjtën kohë sqarojmë opinion e gjerë se Kuvendi i Bashkësisë Islame ditën e martë ka marrë vendim kundër bllokimit të institucioneve, kundër shantazheve, kundër fyerjeve e spekulimeve me të cilat është përballuar BIK dhe përfaqësuesit e saj, tash e sa kohë. Me gjithë vullnetin e mirë që të tejkalojmë situatën bllokuese kjo gjë ishte e pamundur, andaj kuvendarët me shumicën absolute kanë marrë vendim që tashmë është i njohur për opinionin” theksohet në komunikatë.
Sipas deklaratës së BIK’ut tashmë ka filluar një fushatë kundër këtij institucioni.
” Andaj, apelojmë te të gjithë që mos të bien pre e fushatës denigruese që është marrë kundër BIK, ngase BIK është institucion i konsoliduar e stabël, tashmë i dëshmuar që ka përballuar stuhinë e kuqe moniste dhe okupimin dhe do tejkalojmë edhe këtë “stuhi” të ngritur në gotë uji”./Express/

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 23:22

Xhabir Hamiti,  i shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës,  nëpërmjet një deklarate për shtyp ka thënë se të martën  në kuvendin e BIK-së, është bërë një puç i  pa precedent deri më tani. 

Sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë që kryetari i Kuvendit, me procedurë ad-hoc, pa  inicime paraprake juridike, pa konsultime të komisioneve disiplinore të kuvendit dhe atij administrativo juridik, të mblidhen nënshkrime dhe të shkarkohet kryetari i Kuvendit të BIK-së.

“Mbështetja, sipas tyre, në një nen  të Kushtetutës se kinse Xhabir Hamiti nuk e ka kryer detyrën zyrtare për çfarë është zgjedhur, konsiderojë se  është hap  tepër i ulët”,  ka deklaruar Hamiti.

“I sigurojë të gjithë punonjësit e BIK-së se unë legjitimisht jam ende kryetar i Kuvendit  të BIK-së, deri në perfundimin e mandatin tim të rregullt,   i cili përfundon më 18.10.2013. Çdo nënshkrim dhe çdo procedim i çfarëdo dokumenti zyrtar të Kuvendit,  pa dijen time,  deri në përfundimin e mandatit tim ligjor,  është jo legjitim, ndërsa përgjegjësia do të bie mbi ata që marrin këtë guxim, përfundon deklaratën Hamiti”, shtoi Hamiti.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 17:32

Prishtinë – Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Bashkësinë Islame të Kosovës në profilin e tij në Facebook.
” Një dreq i madh ka hy në Bashkësinë Islame të Kosovës, zoti i ndihmoftë. Ligj urgjent për organizimin dhe funksionin e bashkësive fetare” ka shkruar deputeti Gashi, transmeton Express.
Anëtarët e Kuvendit të BIK me shumicë votash kishin shkarkuar kryetarin e deritanishëm të Kuvendit të BIK Xhabir Hamiti, i cili kishte deklaruar publikisht se do të kandidojë për postin e Myftiut të BIK’ut. Ky shkarkim është parë si një zhvillim i influencuar nga Myftiu aktual Naim Tërrnava, i cili po ashtu ka shfaqur ambicie për të mbetur edhe më tej në krye të institucionit të lartpërmendur.

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 August 2013 19:57

Anëtarët e Kuvendit të BIK kanë vendosur me shumicë votash për ta shkarkuar kryetarin e deritanishëm të Kuvendit të BIK Xhabir Hamiti.
Sekretari organizativ i BIK, Resul Rexhepi në një konferencë për gazetarë ka thënë se shkarkimi i Xhabirit është bërë për shkak se ai e ka lëshuar mbledhjen në mënyrë arbitrare duke mos përfillur kërkesat e anëtarëve të Kuvendit.
“Në bazë të nenit 73 të Kushtetutës së Kuvendit të BIK anëtarët kanë të drejtë ta shkarkojnë dhe ta emërojnë kryetarin e vet. Bashkë me Hamitit mbledhjen e kanë lëshuar edhe 4-5 persona dhe ne me 23 vota për dhe një abstenim kemi vendosur për shkarkimin e tij”, ka thënë Rexhepi.
Sipas Rexhepit pritet që me datën 29 gusht të mbahet edhe një mbledhje e radhës ku do të diskutohet ndryshimi i këtij ligji por ai ka thënë se kjo nuk do të thotë që Hamiti nuk ka të drejtë të konkurrojë për myfti të Republikës së Kosovës.
“Çdo person që propozohet nga nga subjektet islame, fakultetit të Studimeve Islame ka të drejtë që të konkurroj për myfti të Kosovës”.
Rexhepi ka mohuar zërat se ka pasur tensione në mbledhje dhe ka thënë se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se e sheh të paarsyeshme thirrjen e Policisë së Kosovës nga ana e Hamitit para zyrave të BIK./Express/

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 18:20

 

 

 

Lëvizja Islame Bashkohu përkrah rizjedhjën në krye të BIK-ut të Naim Tërrnavës dhe kundërshton kandidimin e Xhabir Hamitit.

 

Sipas kësaj Lëvizje Xhabir Hamiti është një kryehipokrit dhe me shokët e tij hipokritë shajnë dhe fyejnë islamin.

 

Më poshtë reagimi i plotë i Lëvizjës Islame Bashkohu

 

 

———————————

Lëvizja Islame Bashkohu duke i përcjellur me interesim të lartë diskutimet e fundit lidhur me zgjedhjet e ardhshme për kryetar të BIK-ut dhe pretendimet e Xhabir Hamiti për kryetar të këtij institucioni fetar Islam, lëshon këtë:

Me anë të së cilës i sigurojmë besimtarët musliman të Kosovës dhe përkthyesin Xhabir Hamiti se është tërësisht e papranueshme dhe nuk do të lejojmë me asnjë çmim që në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës si institucionit i vetëm fetar Islam në Kosovë të vij një njëri hipokrit, i devijuar, realizues i skenarëve antiislame që vazhdimisht shpif dhe akuzon pa bazë duke bërë përpjekje që ta paraqes islamin , muslimanët në Kosovë dhe vetë BIK-un si të radikalizuar dhe të rrezikshëm.
Pretendimi i Xhabir Hamitit për tu zgjedhur Myfti është absurd kur dihet që nuk ka pas vetes vetëm katër ose pesë hoxhallarë të dështuar të cilët në mungesë të realizimit të apetiteve të tyre të sëmura për pozita në këshillat lokal të BIK-ut janë rebeluar dhe kanë gjetur vetën të radhitur pas kryemunafikut Xhabir Hamiti që kështu të arrijnë realizimin e interesave të tyre personale , por të mjerët duke mos qenë të vetëdijshëm që janë bërë pjesë e një skenari antiislam.

Poashtu është absurd dhe qesharak pretendimi i tij për të ardhur në krye të Bik-ut kur dihet se BIK-u përfaqëson interesat e besimtarëve musliman ndërsa përkthyesi Xhabir Hamiti nuk ka përkrahjen e asnjë besimtari musliman , dhe për më tepër nuk do të arrij as plotësimin e kushteve që parashohin dispozitat statutore për kandidim për kryetar të BIK-ut , por këtu del në pah përpjekja e planifikuar e cila ka kohë që është në shërbim të përshtatjes së terrenit për ardhjen e kryemunafikut Xhabir Hamiti në pozitën e Myftisë së Kosovës .

Ka kohë që i shituri Xhabir Hamiti së bashku me disa pseudoanalist, pseudogazetar e pseudopolitikan merr udhëzime nga qarqe të caktuara antiislame dhe antikombëtare qendrat e të cilave i viziton shpesh me vëllezërit e tij të idealit tërë kjo në përpjekje për të prezantuar BIK-un me afro 1500 imam si të radikalizuar duke i akuzuar se interpretojnë apo edhe praktikojnë një Islam radikal , me qëllim që të vije vetë në krye të BIK-ut, ndërsa në realitet Islami që predikojnë hoxhallarët e nderuar në kuadër të BIK-ut është Islami burimor i bazuar në Kuranin Famëlartë dhe Traditën Profetike , është islami të cilin e predikoj me zell të lartë vetë Xhabir Hamiti gjatë kohës sa punoj në Qendrën Islame Boshnjake në Vjenë , para se të vihej në shërbim të agjenturave antiislame , të cilave u ka ofruar vazhdimisht e në veçanti viteve të fundit informacione të pavërteta mbi bazën e të cilave pastaj mediat që janë pjesë e kësaj fushate kanë ngritur akuza të shumta inekzistente ndaj BIK-ut , myftiut Tërrnava dhe hoxhallarëve të caktuar.

Lëvizja Islame Bashkohu i ka përcjellur me vigjilencë të lartë të gjitha lëvizjet që hipokriti Xhabir Hamiti dhe shokët e tij të idealit i kanë bërë në shërbim të ardhjes së tij në krye të Bik-ut e që do të ishte e barabartë me shkatërrimin e këtij institucioni dhe me mbetjen e besimtarëve musliman të pa përfaqësuar sepse Xhabir Hamiti mund të bëhet vetëm myfti i vëllezërve të tij pabesimtar të cilët njëzetë e katër orë shajnë Islamin , fyejnë muslimanët, akuzojnë , shpifin dhe dëshmojnë urrejtjen me tërë qenien e tyre ndaj çdo gjëje islame, por çuditërisht në deklarimet e tyre të cilat Lëvizja Islame Bashkohu i analizon në detaje sheh se si përkrahin pa rezervë ardhjen e kryehipokritit Xhabir Hamiti ne krye të BIK-ut dhe flasin e shkruajnë për të me admirim duke e vlerësuar në superlativ, tërë kjo sepse këtë metodë e kanë zgjedhur për ta luftuar Islamin duke e shtrembëruar atë përmes hoxhallarëve feprishur .

Me Emrin e Allahut ne jemi të vendosur që përkundër këtyre përpjekjeve të mos lejojmë që BIK-u të bije në dorën e hipokritëve të cilët kanë për qëllim rrënimin e Islamit, përhapjen e fesadit duke përçarë muslimanët , nëpërkëmbjen e të drejtave të tyre dhe hapjen e dyerve për ti persekutuar bazuar në akuza të shpifura.
Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e nevojshëm përfshirë kërkesën e besimtarëve musliman konform rregullave të parapara statutore për shkarkimin e hipokritit Xhabir Hamiti nga pozita e kryetarit të Kuvendit të BIK-ut, pozitë të cilën ky i pafytyrë e mban peng dhe e keqpërdorë në shërbim të përçarjes dhe armiqësisë, një fundërrinë si Xhabir Hamiti nuk meriton të shkel pragun e institucioneve fetare Islame Ne kemi një Islam dhe ai buron nga Kurani dhe Tradita Profetike , kjo është feja jonë dhe do të jetë me Emrin e Allahut deri në ditën e fundit të kësaj bote, prandaj çdo akuzë drejtuar BIK-ut për radikalizëm është thjeshtë mjet perfid për të arritur qëllimet e atyre që nuk ia duan të mirën muslimanëve të Kosovës dhe të ardhmes së vendit, ndërsa BIK-u dhe në veçanti Myftiu Tërrnava i kanë shërbyer me besnikëri islamit dhe muslimanëve .

Myftiu Tërrnava është ai që me sukses ka drejtuar BIK-un për dy mandate duke i bërë ballë çdo intrige të thurur nga Xhabiroviqët, ishte myftiu Tërrnava ai që nuk u lëkund përballë sulmeve të matrapazëve dhe islamofobëve, ruajti unitetin e besimtarëve musliman dhe tolerancën ndërfetare me mençuri përkundër sprovave dhe provokimeve , për ç’gjë duhet ti jenë mirënjohës të gjithë qytetarët e Kosovës, përkrahja e të cilëve jemi të bindur që nuk i mungon që myftiu Tërrnava të vazhdoj të jetë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës në të mirë të të gjithëve.

 

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 10:05

Prishtinë – Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, është kandidati i parë i cili ka shfaqur pretendimet për udhëheqjen e BIK-ut, të cilin institucion vazhdon ta udhëheqë myftiu Naim Tërrnava. As ky i fundit nuk i ka fshehur ambiciet edhe për një mandate të ri në krye të Bashkësisë Islame, pavarësisht se Kushtetuta e kësaj të fundit nuk ia lejon një gjë të tillë.

Jozyrtarisht mësohet se për drejtimin e këtij institucioni ekziston një garë e fortë mes klerikëve islamë në vend. Kryesia e Bashkësisë Islame është kritikuar së fundi nga anëtarësia e saj për keqmënaxhim dhe lejimin e radikalizmit islam në Kosovë, raporton Zëri.

Kandidati për ta marr “timonin” e BIK-ut, Xhabir Hamiti, e ka vlerësuar si të domosdoshme, që siç ka thënë ai, gjërat në BIK-së të vendosen në binar të duhur, pasi, sipas tij, kanë devijuar skjashmërisht së fundi, në mungesë të një riorganizimi të brendshëm administrativ, si dhe të një vizioni dhe vije të qartë karshi besimtarëve dhe opinionit në përgjithësi.

Ai ka thënë se reformimi në BIK mund të bëhet me ndihmën e të gjithëve, me vullnet të mirë dhe të sinqertë, duke paralajmëruar udhëheqësin aktuale se e ka përballë atë (Hamitin) në zgjedhjet e këtij viti.

”Kërkesat e shumë punonjësve të BIK-së dhe të besimtarëve të vendit në përgjithësi, çdo ditë e më shumë po rriten që unë të marr në dorë udhëheqjen e BIK-së gjatë mandatit të ardhshëm…”. Ai ka theksuar se feja islame nuk lejon që brenda saj të ketë grupe radikale apo ekstremiste, por lejon vetëm islamin që në themel ka paqen.

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 23:55

 

Xhabir Hamiti kryetar i Kuvendit të BIK-ut i njohur si kundërshtues i kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërrnava ka reaguar sot ndaj deklarimeve të Hoxhë Irfan Salihut.

Hamiti ka deklaruar se predikime të tilla të nuk bën të përseritën në të ardhmën.

 “Nuk mund të mos e bëjë publike qëndrimin tim distancues ndaj fjalorit jo të matur të Irfan Salihut, imam në Prizren”, thuhet në postimin e Hamitit në rrjetin social Facebook.

Hamiti ka deklaruar se nëse në shoqëri ka devijime  amorale atëherë faji është i të dyve gjinive dhe jo vetëm i femrave.

“Fjala e butë, e shoqëruar me urtësi dhe argumente, është më e thellë dhe më depërtuese sesa, çdo formë dhe mënyre tjetër e shprehjes! Urojë që raste të tilla të mos përsëriten më , jo vetëm nga Irfani, por nga asnjë predikues yni fetar!”,thuhet në reagimin e Hamitit.