Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 10:34

Will Smith kohët e fundit është përballur me zërat në mediat rozë se martesa e tij me Jada Pinkett është në krizë dhe se çifti do të divorcohet së shpejti.

Por në një nga intervistat e tij të fundit për revistën ‘People’, aktori protagonist i sagës ‘Men In Black’ theksoi se suksesi i martesës së tij 15-vjeçare është respekti dhe admirimi reciprok që ai dhe bashkëshortja kanë për njëri-tjetrin.

Gjithashtu Smith tregoi se gjithmonë është habitur nga aftësia e Pinkett për të ruajtur qetësinë në situatat më stresante.

“Jam shumë me fat që kam në krah një person si ajo. Është një femër, një bashkëshorte dhe një nënë e mrekullueshme”, deklaron Smith.

 
Lajme Shqip Monday, 21 May 2012 13:00

Ngjarja e Willit ka ngjallë debate dhe komente pa fund, sidomos në YouTube, aty ku dëshmohet edhe ngjarja që i ka ndodhur aktorit.

Pasi u morr në intervistë nga një gazetar ukrainas ai është gjendur përballë një përqafimi dhe puthje të sikletshme prej tij, që e ka bërë Willin jo vetëm që ta shtyjë, por edhe t’i gjuajë me shpullë në fytyrë.

Nëse ky veprim ka qenë provokim për Williams, i cili kohëve të fundit është përfolur shumë për seksualitetin e tij, apo ka qenë thjeshtë një gjest afeksioni ndaj gazetarit, jua lëmë juve ta komentoni.

Për më tepër shikoni filmimet që ju mundësojnë të shikoni ngjarjen nga të gjitha anët. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 13:35

Pikërisht dje aktori Will Smith ka mohuar spekulimet se ai është duke përjetuar një marrëdhënie homoseksuale me aktorin amerikan Duane Martin.

Sipas gazetës “Independence Day” aktori Smith, martesa e të cilit me Jada Pinkett-Smith po kalon kohëra të vështira, ka mohuar spekulimet për seksualitetin e tij dhe se këto spekulime po ndikojnë negativisht në atmosferën brenda familjes së tyre.

Sipas burimeve të Star Magazine, Will kalon më shumë kohë me Duane se sa me Jadën dhe fëmijët e tij. Jada shpesh herë bëhet xheloze për shoqërinë e tyre, teksa e sheh bashkëshortin e saj duke kaluar më shumë kohë dhe pushime ekzotike me Duane-n, teksa ajo rri e vetme në shtëpi.

Kur 46-vjeçari Duane është pyetur rreth marrëdhënies së tij me Will, ai është përgjigjur: “Nuk kam ndërmend të mbroj veten nga thashethemet e homoseksualitetit.”

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Men in Black” përfshihet në spekulime homoseksualiteti.

Në vitin 2008 një madamë hollivudiane pretendonte se i kishte ‘rregulluar’ aktorit një prostitutë mashkull. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 14:45

Çfarë problemi ka? Një ditë pasi mohuan lajmin se martesa e tyre kishte probleme, Will dhe Jada Pinkett Smith kanë filluar të fotografohen menjëherë nga paparacët kur kanë dalë nga shtëpia e tyre.

Ka mjaftuar vetëm një lajm i rremë që media t’i kthejë ata sërish në qëndër të vëmëndjes.

Por përndjekja në raste të tilla është aq e madhe, saqë të kontrollojnë se ku drekove, me çfarë u ushqeve, çfarë kishe veshur edhe deri tek mënyra se si po buzëqeshje!

Mbase Will Smith do t’i duhet pak durim deri sa paparacëve t’u venitet interesi për të. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 14:17

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith vazhdojnë të jenë ende lumturisht të martuar.

Pas një dite të gjatë që një media e famshme e kishte diskutuar gjatë ndarjen e çiftit mbas 13 vitesh martesë, çifti është dukur për t’ua prerë hovin këtyre thashethemeve të liga.

“Megjithëse nuk duam të merremi me shtypin dhe pyetjet e tyre, duam vetëm të përgënjeshtrojmë lajmin e ndarjes sonë. Ne jemi akoma bashkë dhe martesa jonë mbetet e paprekur,” kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët.

Ndaj këtij thashethemi ka reaguar edhe djali i tyre Trey i cili ka postuar në Twitter:

“A janë ndarë Will dhe Jada? Jo, ata nuk janë ndarë! Gjithçka që thuhet është një informacion i rremë… e theksoj edhe njëherë… nuk është e vërtetë!” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 11:31

Will Smith të enjten mori pjesë në një organizim bamirësie nga Trey Songz.Aktori hollivudian ka ndaluar gabimisht në katin e gabuar të ndërtesës ‘The Setai’ dhe pasi ka dalë nga ashensori është drejtuar në sallë… sigurisht në sallën e gabuar. Aty mbahej një festë nga Trey Songz sëbashku me Moet Rose, për të festuar donacionin ndaj organizatës bamirëse të Treyt, ‘Angels With Heart’.

Smith i cili po qëndronte në atë hotel sëbashku me miqtë e tij, pasi hyri në sallën e gabuar filloi të kërkonte për dikë tjetër, që nuk ishte në rrethin e tyre.

Kur organizatori i kësaj ngjarje  i tha Smithit që festa ishte për këngëtarin Trey, atëhere Will me sportivitet i kërkoi që ta përshëndeste këngëtarin meqë ndodhej aty.

Smith dhe Trey u takuan dhe ndanë bashkë tavolinën vip, sëbashku me nënën e Treyt.
Will Smith është larguar më vonë për t’iu bashkëngjitur miqve të tij. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 10:12

Jaden Smith, pasardhёsi i yjeve kinematografikё Will dhe Jada Pinkett Smith, ka fituar shumё para nga xhirimi i filmit klasik tё 1984 nё njё version tё 2010, The Karate Kid.

Sipas TMZ, Jaden Smith 10 vjeçar, ёshtё paguar me 1 milion dollar pёr filmin. Por duke qёnё se deri mё tani filmi ka bёrё mbi 150 milion shitje, Jaden ka fituar edhe 2 milion shpёrblim sipas kontratёs qё kishte nёnshkruar, e cila parashikonte shpёrblime tё mёtejshme nёse shitjet do tё rriteshin nё tё ardhmen.

Megjithёse ai ёshtё fёmija mё i ‘varfёr’ i familjes sё tij, ai ёshtё aktori-fёmi mё i paguar i Holliwood-it.