12
 
Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 19:05

SHBA -Vajza e Whitney Houston, Bobbi Cristina në qendër të thashethemeve VIP. 

19-vjecarja ka njoftuar fejesën e saj me vëllanë e adoptuar, 23-vjecarin, Nick Gordon. Ai u bë pjesë e familjes së tyre kur në moshën 12-vjecare. Bobbi së shpejti do të martohet me atë që ajo e konsideronte, vëllai i madh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 09:35

Një film i ri gati unik do të nisë realizimin. Është filmi i ndërtuar mbi faktin se si ndryshoi ceremonia e çmimeve Grammy pasi u përhap lajmi për vdekjen e këngëtares Whitney Houston e cila ishte e ftuar në festën që paraprite ndarjen e çmimeve.

Kur producentët e ‘Grammy Awards’ mësuan lajmin më pak se 24 orë nga koha kur do të fillonte ceremonia, ata ndryshuan shumëçka nga skenari, hoqën disa nga performancat, u shtuan të tjera në nder të këngëtares dhe i gjithë mozaiku i ceremonisë mori të tjera ngjyra, pasi nuk mund të mos nderohej disa herë fituesja e çmimeve Grammy në moshën 48-vjeçare.

Kjo ka qenë një përvojë tepër e rëndësishme për mikpritësin e kësaj ceremonie apo më shumë se kaq, ishte një sfidë e madhe andaj edhe kur i propozoi producentëve që gjithçka të niste me një lutje, siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ata e kanë pranuar dhe prej këtu nis ndryshimi i madh i edicionit të 54-rt i çmimeve të përvitshme Grammy.

Pasi Houston u shua, producentët kishin përpara një tjetër sfidë, gjetjen e një mënyre për ta nderuar atë, për t’i treguar respekt. E po në nder të këngëtares dhe tërë panoramës së ndryshuar të asaj ceremonie tani është duke u realizuar një dokumentar i cili rrëfen gjithë prapaskenat e ndryshimeve të mëdha të skenarit të një ceremonie për të cilën ishte punuar për muaj me radhë. Aty do të ketë intervista protagonistësh por do të rrëfen edhe detaje të vendit ku u shua këngëtarja për të sjellë më të plotë këtë mozaik. Aty do të ketë intervista edhe me LL Cool J i cili pati përgjegjësinë e madhe t’i komunikonte të gjitha këto për audiencën e cila e kishte marrë lajmin e hidhur, e një tjetër intervistë është me këngëtaren Jennifer Hudson e cila ishte e përzgjedhura për të performuar në nder të Houston. Aty do të ketë gjithashtu edhe intervista me Springsteen dhe Grohl.

Ceremonia e “Grammy Awards” mbërtheu përpara ekranit 40 milionë shikues, shifra e dytë më e madhe e shikuesve në të gjithë historinë e tyre.

Kryesimin e mban ceremonia e vitit 1984 e cila është parë nga më shumë se 43 milionë shikues në të gjithë botën, ceremoni në të cilën Michael Jackson vuri një rekord, ai u shpall fitues i 8 trofeve Grammy për hitin e tij të të gjitha kohërave, “Thriller”.

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 May 2012 11:22

Zëri i Whitney Houston është më i pranishëm së kurrë. Tre muaj pas vdekjes së saj ka dalë në dritë kënga e fundit që debutoi diva, “Celebrate”.

Fjalët e këngës janë kënduar vetëm katër ditë para lamtumirës së saj tragjike në duet me një artiste të American Idol, Jordin Sparks.

“Celebrate” mund të shkarkohet në iTunes duke filluar që nga 5 Qershori.

Kënga është përfshirë në kolonën zanore të filmit “Sparkle” një xhirim klasik i viteve ’70 që do të shfaqet në sallat e kinemave më 5 Tetor.

Në film Whitney interpreton nënën e protagonistes dhe shënon rikthimin e saj në kinematografi pas 15 vitesh mungesë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 17:30

Të afërmit e Whitney Houson planifikojnë të betonojnë hapësirën rreth vendit ku është varrosur, në mënyrë që të pengojnë grabitësit që t’i hapin varrin për të vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 700 mijë euro, me të cilën u varros “mbretëresha” e muzikës pop.

Për momentin, vendi ku prehet Whitney është duke u ruajtur 24 orë në 24 orë nga roje të paguar nga e ëma Cissy, por kjo e fundit dëshiron të gjejë një zgjidhje përfundimtare.

Houston u dërgua në banesën e saj të fundit me një varëse diamantësh dhe vëth floriri. Ajo u varros pranë babait të saj John Russell Houston Jr., i cili ndërroi jetë në shkurt 2003.

Një burim pranë familjes deklaroi: “Cissy nuk mund t’i lejojë vetes që të paguajë roje në mënyrë të përjetshme. Një fole e betonuar është e vetmja zgjedhje e efektshme”.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 10:45

Tani që gjithçka është e kopsitur zyrtarisht për vdekjen e këngëtares Whitney Houston dhe u tha në raportin përfundimtar se ajo është mbytur aksidentalisht në vaskën me ujë të nxehtë nën efektin e kokainës dhe alkoolit e ndikuar edhe nga sëmundja e zemrës, është publikuar telefonata e emergjencës në numrin 911.

Ka qenë një punonjës sigurie i hotelit ku po qëndronte këngëtarja, i cili ka thënë: “Kam një grua 46-vjeçe të vdekur në duar. U gjet në tualetin e dhomës. Ajo ka rënë ose ka qenë në ujë kur ka vdekur”.

Duket çudi, por ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore është shumë e ngjashme me këtë përshkrim të momentit të parë të personit i cili e gjeti pa jetë këngëtaren 48-vjeçare e cila është e njohur sa për muzikën e saj aq edhe me abuzimet e jashtëzakonshme me drogën dhe alkoolin.

Houston  u tha në fillim se gjet nga një prej asistenteve të saj në fytyrë të zhytur në ujë në vaskën e suitës ku po qëndronte dhe për momenti është ende e paqartë nëse ka qenë kjo grua e irrituar ajo që ka bërë telefonatën e parë emergjente në numrin 911. Një situatë kjo që në dukje mund të tingëllojë e paqartë por për zyrtarët e policisë nuk ka asgjë që nuk shkon në këtë mes sepse sipas tyre dhe këtë e kanë shkruar e bardha mbi të zezë, në asnjë moment nuk kanë dyshuar për një akt kriminal ndaj edhe hetimet janë zyrtarisht të mbyllura për çështjen Houston.

Pas një karriere të jashtëzakonshme, 1 dekadë më parë Diva Houston ju dorëzua tërësisht drogës dhe kaloi 7 vjet në rehabilitim. U rikthye në skenën e muzikës botërore dhe krahas kritikave, shumkush besoi se ajo e kishte lënë pas krahëve jetën e saj mes drogës dhe alkoolit por nuk qe kështu dhe pikërisht prej saj u shua në muajin Shkurt, vetëm një natë përpara se të parakalonte në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve Grammy.

 
Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 11:00

Në një kohë kur shumë media spekulojnë mbi ekzistencën e një video erotike dhe fotografive të tëra nudo të këngëtares së ndjerë Whitney Houston, që ndërroi jetë pak para një muaji, Ray J, ish i dashuri i saj, që është vënë në qëndër të medias ka bërë më së fundi një deklaratë.

Një deklaratë që i ka përgënjeshtruar të gjitha thashethemet mbi ekzistencën e këtyre materialeve.

Ray J ka qenë ish i dashuri i Kim Kardashian, autori i kasetës famëkeqe erotike të ikonës së modës. Mbase duke marrë shkas nga kjo, ai është akuzuar se po i bën presion familjarëve të këngëtares se do e prishë imazhin e saj nëse publikon materialet që posedon, e gjitha kjo në këmbim të një shume mjaft të majme parash.

Por TMZ raporton se Ray J ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësve të vet se nuk ekziston asgjë e tillë mes Whitney-t dhe tij. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 11:34

Vdekja e Whitney Houston është shkaktuar nga mbytja aksidentale, por përdorimi i drogës dhe sëmundja e zemrës ishin gjithashtu faktorë, njoftoi mjeku ligjor, pas rezultatit të analizave.

Zëdhënësi i mjekut ligjor tha se testet e drogës treguan se këngëtarja 48-vjeçare amerikane ka qenë një përdoruese kronike e kokainës. Drogëra të tjera të gjetura në gjakun e saj ishin marihuana,  një drogë kundër-ankthit, një relaksant muskujsh dhe një mjekim për alergji.

Njoftimi në këtë mënyrë u jep fund spekulimeve mbi shkakun e vdekjes së Houston.

Por ajo që mbetet ende një pikëpyetje, është se kush i fshehu mjetet që Houston kishte përdorur për marrjen e kokainës? Materialet të cilat janë të paraqitura edhe në fotografi, janë zbuluar nga burime të tabloidit amerikan TMZ, fakte të cilat ishin zhdukur nga dhoma e këngëtares pak para se të mbërrinin autoritetet policore.

Ajo u gjet zhytur në banjën e hotelit të saj në Los Angeles, në prag të ceremonisë të “Çmimeve Grammy” më 11 shkurt të këtij viti. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 13:33

Në një kohë kur mediat flasin vetëm për jetën e saj të vështirë me ish-bashkëshortin Bobby Brown dhe vajzën e saj që dëshiron të ndërrojë mbiemër dhe të marr atë të së ëmës, një tjetër lajm i ri del në horizont.

Derrick Handspike, i cili shkroi biografinë e Bobby Brown, ka thënë se Whitney Houston kishte planifikuar të rimartohej me Brown vetëm disa javë përpara vdekjes së saj.

“Ata po planifikonin një dasëm të vogël, me praninë vetëm të vajzës së tyre Kristina”, ka thënë ai.

Brown, i cili ka qenë i martuar me Whitney-n për 14 vjet, është akuzuar si shkaktari që e bëri Houston të binte pre e narkotikëve.

Këngëtarja Whitney Houston, që u gjet e vdekur muajin e kaluar në një dhomë hoteli në Los Angelos, në moshën 48-vjeçare, ishte ndarë prej kohësh edhe nga i dashuri i saj, reperi Ray J. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 12:42

Ka disa ditë që mediat amerikane po spekulojnë mbi historinë e dashurisë ndërmjet vajzës së Whitney Houston dhe djalit të saj sekret.

Këngëtarja e cila vdiq muajin e kaluar, kishte marrë nën kujdestari djaloshin Nick Gordon përpara dhjetë vitesh kur babai i tij ra në burg dhe nëna e tij nuk kishte mundësi të kujdesej për të, por që zyrtarisht nuk e kishte adoptuar asnjëherë. Djaloshi, që tani është 22-vjeç jetonte bashkë me familjen e Houston dhe e thërriste atë ‘mama’.

Mbas vdekjes së këngëtares po dalin lajme të reja, që burojnë pikërisht nga shtëpia prej 1.2 mln dollarësh e Whitney-t në Atlanta. Sipas revistës Star, Nick i ka bërë propozim për martesë motrës së tij (jo me gjak) Bobbi Kristina. Kristina, e cila thuhet se prej kohësh po përjetonte një histori të heshtur dashurore me të, duket se ka pranuar dhe se tashmë është në një luftë të hapur me familjarët e nënës së saj të cilët nuk e aprovojnë.

Për shkak të situatës mjaft delikate që po kalon 19-vjeçarja, ajo dhe Nick kanë preferuar që për momentin ngjarjen ta mbajnë private. Por syrit të paparacit ata nuk i kanë shpëtuar, pasi fundjavën e kaluar janë fotografuar sëbashku të kapur përdore dhe duke u puthur në buzë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 11:27

Vajza e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, trashëgimtarja e vetme e pasurisë së saj, tani që mbërriti në moshë madhore për të vendosur mbi jetën e saj, gjëja e parë që ka zgjedhur të bëjë është mohimi i të atit dhe mbiemrit të tij.

Tabloidi amerikan TMZ ka deklaruar se Bobby Kristina ka mohuar të mbajë mbiemrin e babait të saj Bobby Brown. Tashmë vajzën në moshë madhore, vetëm disa proçedura zyrtare e ndajnë për të marrë mbiemrin e nënës së saj, Houston. Sipas këtij tabloidi 19-vjeçarja dëshiron të shkëpusë çdo lidhje me babain e saj biologjik, të cilin thuhet se nuk e ka dashur asnjëherë pranë. Thuhet se këtë dëshirë për ndërrim të mbiemrit, Bobby Kristina ia kishte shprehur me kohë Whitney-t, e cila nuk e kishte përkrahur kurrë.

Por tani që këngëtarja Whitney Houston u shua më 11 shkurt, vajza e saj është e vendosur ta përmbushë ëndrrën e saj, atë të të qënit Kristina Houston. Nuk bëhen me dije detajet se kur do ta marrë zyrtarisht mbiemrin e së ëmës, por thuhet se gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe se ajo po i ndjek me shpejtësi të gjitha proçedurat.

Intervista e parë dhe e vetmja që ka dhënë deri tani Kristina, që mbas vdekjes së nënës së saj, ka qenë në emisionin e Oprah Winfrey Show. Me çiltërsi ajo është shprehur:

“Ajo është përherë me mua. Ka një shpirt të fortë që më bën ta ndjej pranë meje në çdo kohë”.

Ndër të tjera ajo ka kujtuar: “Një natë përpara se të ‘ikte’ ishim bashkë. Fjeta në krahët e saj, sikur ta kishim ndjerë që do të ishte hera e fundit që do të flinim bashkë”. (LajmeShqip.com)

12