Lajme Shqip Sunday, 10 June 2012 10:52

Prizren – Janë arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën rreth orës 8:30 dhe dy të tjerë me pak minuta me pare, në Prizren gjatë aktivitetit për stolisjen me flamurin kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate lëvizja Vetëvendosje.

 Vetëvendosje ka bërë të ditur se të arrestuarit janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi. Vetëvendosje këto arrestime i quan plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme.

Arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes e ka bërë të ditur edhe Qendra Rajonale e KMDLNJ në Prizren. Sipas KMDLNJ-së në prizren,  Pas mesnatës së ditës së shtunë, përkatësisht në orët e para të së dielës, policia në Prizren, ka arrestuar rreth 10-të aktivistë të ‘Vetëvendosje’.

Arbër Rexhaj, lider i kësaj Lëvizjeje në Prizren i ka thënë Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së se aktivistët që u arrestuan, po hiqnin flamujt e vendeve të tjera dhe atë të shtetit të Kosovës. Sipas njoftimeve të para nga Vetëvendosje, raportohet se nuk ka pasur dhunë me rastin e arrestimit, apo të lënduar. Në rrugët që qojnë në drejtim të qendrës së e qytetit të Prizrenit, shihet qartë se dominon flamuri kombëtar, pasi që aktivistët kanë hequr shumicën e flamujve.

Sipas KMDLNJ,  aktivistët ndodhen ende në polici. Të arrestuarit e fundit janë: Fuad Rakipi dhe Ahmet Buqa. Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë aktivistëve. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 08 June 2012 21:08

Kaçanik -Zyrtarë dhe simpatizantë të lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar të heqin flamurin e Kosovës nga sheshet në Kaçanik, por policia ka ndërhyrë duke i arrestuar disa prej tyre.

Në prag të Ditës së Çlirimit të Kaçanikut që shënohet më 11 qershor, Komuna e Kaçanikut e ka dekoruar qytetin me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe me flamujt shtetërorë të Kosovës. Aktivistët e Vetëvendosjes në aksionin e tyre kanë tentuar heqjen e flamujve të Kosovës, duke i lënë vetëm famujt kuqezinj.

Vetëvendosje, përmes një komunikate, shprehet se ndërhyrja e policisë ka qenë e dhunshme. “Gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë ashpër policia, e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit”, thuhet në komunikatën e VV-së. VV njofton se janë arrestuar: Basri Kodra, kryetari i Qendrës së VV-së në Kaçanik dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati.

Sipas Vetëvendosjes, ta vendosësh flamurin e Ahtisaarit në prag të datave të shënuara historike është fyerje e dinjitetit të qytetarëve te Kaçanikut. (Lajmeshqip.com)