Lajme Shqip Monday, 03 February 2014 14:36

Djalin, të cilin e mbante në duar nënkryetari i Qeverisë së serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrëmujën të cilën e shkaktoi dërbora me anë të erës së fuqishme në austostradën në Serbi, akt ky të cilin e regjistruan edhe kamerat televizive, ishte shqiptar i cili së bashku me familjen kishte qenë i bllokuar nga dëbora në autobusin i cili po lëvizte në destinacionin Austri-Kosovë.

Një dëshmitar okular ka thënë se nënkryetari Vuçiq, në momentin kur e kishte parë kishte zbritur me vrap nga helikopteri dhe papritmas e kishte kapur fëmijën në duar, i cili po qante.

“Sapo zbriti nga helikopteri menjëherë me vrap u nis drejt njerëzve që kërkonin ndihmë! Pa i thënë askujt asgjë, iu afrua njerëzve dhe kur pa fëminë e mërrdhirë nga të ftohtit, shpejt e kapi në duar dhe u nis për ta evakuuar, respektivisht për ta hipur në helikopter”, ka rrëfyer dëshmitari okular, shkruan gazeta Lajm në Maqedoni.

“Gjithcka ishte kaos, nuk kishte kohë për bisedë, as që na shkonte në mendje, e as që kishim kohë për të fol me dikë…, rëndësi kishte të shpëtojmë fëminë që ishtë mërdhirë nga dëbora. E hipëm në helikopter dhe arritëm ta shpëtojmë. Nuk e dimë, as se si quhet. Askujt ne ate momenti s’i shkonte ndër mend që të pyesim për të tilla gjëra, sepse fëmija qante. Më vonë morëm vesh se bëhet fjalë për fëmijë shqiptar, nga një familje e Prizrenit”, ka rrëfyer një bashkëpunëtorë i lartë i nënkryetari Aleksandar Vuçiq.

 
Lajme Shqip Saturday, 27 July 2013 13:09

Beorgad- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ai ka paralajmëruar se tash e tutje do të mbajë vetëm postin e të dytit të qeverisë.
Nga radhët e partisë SNS, të Vucitit, dorëheqje kanë dhënë edhe ministri i Bujqësisë, Goran Knezevic, ministrja e Sportit, Alisa Maric, dhe ministri i Kulturës, Bratislav Petkovic, ndërsa nga SPS’i i Dacitit, dorëheqje ka dhënë ministri i Komunikacionit, Milutin Mrkonjic.
Është ky fillimi i rikonstriumit të paralajmëruar të Qeverisë së Serbisë. Sipas Vucic, Rikonstruimi është i domosdoshëm për modernizimin e vendit.
“Nëse SNS që katër m ministra të saj t’i zëvendësojë me më të mirë, atëherë pres që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe partnerët e koalicionit”, theksoi ai, raporton express. 
“Mendoj se mundem, mendoja se jam më i ri, por tani po e shoh se nuk mundem që, në të njëjtën kohë, të luaj edhe në pozitën e qendërsulmuesit dhe në atë që qendërmbrojtësit”, u shpreh Vucic, derisa po sqaronte dorëheqjen e tij.

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 12:47

Beograd- Duke marrë pjesë në emisionin “Përshtypja e javës” në b92, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera, duke iu përgjigjur pyetjes rreth emërimit të komandantit të policisë për katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, ai tha se “nuk po gënjej, komandanti është emëruar” .

Brukesli kishte vërejtje për mospërmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë, ndër të cilat edhe mosemrimi i komandantit të policisë në pjesën veriore të Kosovës, por ai ka deklaruar se “nuk po gënjej, komandanti është zgjedhur nga pala serbe”, transmeton koha. 

“Brukesli e ka pranuar komandantin rajonal të policisë për pjesën veriore të Kosovës, që është emruar nga ana jonë, ndërkaq duhet ta propozojë edhe Prishtina”, ka deklaruar Vuçiq. Ai ka shtuar se nuk dëshiron t’ia përmend emrin, porse Brukseli e ka miratuar emërimin e tij. 

 “Brukseli e ka miratuar, ata kishin vërejtje për emrin tjetër, por ne kishim propozuar dy dhe ky është tregim i mbyllur”, tha Vuçiq. 

Sipas tij financimi i pjesës veriore të Kosovës është transparente dhe kjo mund të shihet në buxhetin e Serbisë. Ka mbetur të merremi vesh rreth Ligjit mbi amnistinë, që duhet të ndodhë brenda ditës së sotshme (të hënën), ndërsa është afër marrëveshja për telekomunikacionin, kurse nuk është afër vetëm marrëveshja për energjetikën. 

Vuçiq ka përsëritur se në këtë fushë problem paraqet liqeni i Gazivodës.