Lajme Shqip Saturday, 26 April 2014 14:27

Lideri i SNS- së dhe mandatari për formimin e Qeverisës së re serbe Aleksandër Vuçiq ka kumtuar emrat që do të bëjnë kabinetin e tij qeveritar. Në mesin e këtyre e ministrave është edhe emri i ministrit serb të ngarkuar me Kosovën. Por ,Aleksandër Vulin nuk do ta ketë me resor special Kosovën. Të paktën jo formalisht. Ai është propozuar të jetë ministër i Punës, punësimit dhe çështjeve të luftës e atyre sociale.

Ivica Daçiq ka marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe me këtë post, thonë medie serbe, ai është shpërblyer për Marrëveshjen e Brukselit që e nënshkroi me Hashim Thaçin më 19 prill 2013.

Ministrat e propozuar për Qeverinë e re serbe janë : Lazar Kërstiq i Financave, Dushan Vujoviq i Ekonomisë, Zoran Mihajloviq i Ndërtimit, komunikacionit dhe Infrastrukturës, Aleksandar Antiq i Xehetarisë e energjetikës, Rasim Lajiq i Tregtisë , turizmit dhe telekomunikacionit, Nikola Selakoviq i Drejtësisë, Kori Udoviçki i Administrimit shtetëror, Nebojsha Stefanoviq Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq i Mbr ojtjes, Sërgjan Vrebiq Arsimit, Zlatibor Lonçar i Shëndetësisë, Zoran Radovançev Bujqësisë dhe i mbrojtjes së ambientit, Vanja Udoviçiq i Rinisë dhe i sportit dhe Ivana Tasova e Kulturës.

Zorana Mihajloviq është propozuar nënkryetare e Qeverisë serbe. 

 
Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 12:14

Prishtinë- Një biletë treni, pa emër e mbiemër të pasagjerit, është përdorur si provë materiale nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për tërheqjen e urdhër arrestimit ndaj ministrit pa portofol të Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin.Bileta është konsideruar si dëshmi se ministri serb kishte hyrë herën e fundit në Kosovë në mënyrë legale.

Gjykata ka vendosur mbi bazën e një kërkese të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e bërë të mërkurën.

“Koha Ditore” ka siguruar një kopje të aktvendimit të Gjykatës. Dy pika ka gjithsej.

“Urdhërohet tërheqja e udhër arrestimit… ndaj të dyshuarit Aleksandër Vulin nga Novi-Sadi, i lindur më datën 02.10.1972 në Bosnjë-Hercegovinë, serb, shtetas i Republikës së Serbisë, me 1.nj.nr 001795261, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në pikën e parë.

“Këtë tërheqje të udhër arrestimit ta zbatojë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë-veri, Njësia e ekzekutimit të udhër arrestimeve në bashkëpunim me stacionet e tjera policore në Kosovë”.

 
Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 14:21

Prishtine-  Ministri pa portfol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, nesër do të hyjë i papenguar në Kosovë. Kjo pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka tërhequr urdhër-arrestin e lëshuar ditë më parë. Tërheqjen e urdhër-arrestit për Vulinin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, njofton KTV. \Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklarim të tij për media, ka lënë të kuptohet se Vulin nuk do të arrestohet. Por, problem për kryeministrin është mënyra se si vishet zyrtari i Qeverisë serbe për Kosovën. “Gjithmonë kemi thënë se Vulin duhet të vijë si njeri, si njeri i civilizuar. Si njeri i paqes dhe duke iu përmbajtur standardeve për mirëkuptim dhe afrim, e jo me uniformë të paramilitarit”, ka thënë kryeministri në një intervistë për televizionin e Sarajevës, BHT1. Kur është pyetur direkt nëse do të arrestohet nëse e keqpërdor vizitën, Thaçi u përgjigj shumë ngjashëm. “Vulini ka provuar të hyjë në Kosovë si paramilitar, dhe është e qartë se kjo nuk është e lejueshme. Nëse hyn në mënyrë joligjore, si paramilitar, ju premtoj se do të arrestohet dhe do të përballet me ligjin”, ka thënë Thaçi.

 
Lajme Shqip Saturday, 27 July 2013 11:55

Beograd- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se nuk do të zbatohet asnjë marrëveshje me Prishtinën nëse rol ekzekutues nuk ka EULEX-i. 
Këtë deklaratë ai e dha për agjencinë serbe të lajmeve ”Tanjug”, gjatë vizitës së tij në Prizren.
”Asnjë marrëveshje nuk është e vlefshme në qoftë se nuk ka rol ekzekutiv të EULEX-it. EULEX-i në Kosovë nuk ka ardhur me vullnetin e Prishtinës, por të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Republikës së Serbisë dhe nga Kosova vetëm ashtu mund të shkojë”, ka thënë Vulin.

 
Lajme Shqip Friday, 26 July 2013 12:08

Beograd – Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se do t’i bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që të votoj në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 Nëntor në Kosovë.

Ai theksoi se me këto zgjedhje është e ngarkuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Vulin tha se OSBE-ja do t’i zbatoj zgjedhjet në Kosovë, “por edhe atje ku ka të zhvendosur ose për personat e lindur në Kosovë”.

Në këtë kaudër ai e përmendi të dhënën se Ivica Daçiq, i cili është i lindur në Prizren, “ka të drejtë vote” dhe se do t’i bëjë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje, i tha Vulin së përditshmes Veçernje Novosti.

Zyrtari serb, mëtutje, tha se OSBE-ja do të jetë “lidhja” e partive serbe për komunikim për zgjedhje dhe se ajo do të jetë organizata e vetme me të cilën qytetarët do të komunikojnë lidhur me zgjedhjet.

Sipas Vulinit, serbët do t’i kenë edhe përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

 
Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 10:55

Prishtinë- Drejtori i Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin sot do të marrë pjesë në shënimin e festës kishtare apostujve të shenjtë Pjetër dhe Pavle.

Liturgjia dhe festa do të mbahen në kishën e Shën Pjetri e Pavli në qendër të Istogut dhe në të pritet të marrin pjesë, siç thonë medie të Beogradit serbe, shumë serbë të kthyer dhe nga rrethina,raporton koha.

Vulin pastaj do të marrë pjesë në hapjen e sheshit rë rikonstruktuar të Zveçanit.

Medie të Beogradit nuk tregojnë nëse Vulin ka apo jo leje për të qëndruar në Kosovë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 11:58

Beograd – Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga ky post, i pakënaqur me marrëveshjen ndërmjet Beogradit e Prishtinës, e cila është arritur javën e kaluar në Bruksel.

“Sot para jush dhe para popullit, e nesër para qeverisë dhe Partisë Progresive Serbe, më duhet të paraqes dorëheqje në postin e drejtorit të zyrës”, i tha Vulin, Radio Televizionit të Serbisë, mbrëmë vonë.

Ai ka theksuar se edhe gjatë negociatave në Bruksel ishte kundër formës së marrëveshjes, e cila në fund u pranua.

“U kam premtuar serbëve në Kosovë se marrëveshja do të jetë tjetërfare dhe se do ta arrijë atë që ndoshta është e pamundshme”, tha Vulin, dhe ka shtuar se pajtohet plotësisht me kërkesën e serbëve të Kosovës, që për marrëveshjen Serbi – Kosovë të mbahet referendum.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 17:35

Zveçan – Shpresoj se drejtori i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, do të vijë në veri dhe të na informojë saktë për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel, dhe çfarë i është ofruar konkretisht ekipit serb në këto bisedime.

“Jemi në pritje të një përgjigjeje nëse veriu i Kosovës do të vazhdojë të mbetet në kuadër të sistemit kushtetues dhe juridik të shtetit të Serbisë, e jo në asnjë mënyrë në pritje të asaj nëse do t’i zgjedhim komandantët e policisë dhe ngjashëm”,kryetari ilegal i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 15 October 2012 14:06

Prishtinë –  Ndërsa Policia e Kosovës pohonte dje se “drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk ka qenë sot në Pejë”, kabineti i tij njoftoi për pjesëmarrje “në hapjen e zyrave të Këshillit për Kosovë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe”, pra në Pejë.

Policia e Kosovës javë më parë ia kishte ndaluar Vulinit hyrjen në Kosovë. Për pasojë  ai nuk mund të hynte në vendin tonë.

Në kumtesën e kabinetit të tij pohohet se ai është në Pejë, “përkundër urdhrave për arrestim që ia bëjnë institucionet e përkohshme në Kosovë”.

“Pavarësisht nga kërcënimet e përditshme që vijnë nga Prishtina rreth arrestimit tim, unë kam qenë gjithmonë pranë popullit tim në Kosovë, e kështu do të jetë edhe në të ardhmen. I porosis serbët që jetojnë në Kosovë të mos bien pre e provokimeve, që mund t’ju sjellin të këqija”, ka thënë Vulin, transmeton “Pravda”. Po sipas këtyre burimeve Vulin nga Peja ka dhënë mesazhin se “Shteti do të bëjë gjithçka për të përmirësuar jetën e bashkësive serbe në krahinën jugore të Serbisë”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 14 September 2012 19:07

Prishtinë – “Pezullimi nga detyra i pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe zhvillimi i hetimeve të brendshme, është iniciuar me kërkesë të drejtorit rajonal, pasi besohej se oficeri i policisë së Kosovës, kishte dështuar në respektimin e urdhërit dhe mospërfillje të hierarkisë komanduese lidhur me hyrjen ilegale të një zyrtari të Republikës së Serbisë në teritorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës nuk ka bërë me dije se për cilin zyrtar është fjala, por të premten pa leje të Policisë në Zveçan ka qëndruar, shefi i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili përmes një deklarate ka mbështetur strukturat paralele serbe, duke thënë se Serbia nuk do të largohet nga veriu i Kosovës.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se rreshteri policor, aktualisht ushtrues i detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan, është suspenduar me vendim të drejtorit rajonal mbi bazën e dyshimit të shkeljes dhe mosrespektimit të Ligjit të Policisë dhe Parimeve e Procedurave të Policisë së Kosovës.

Ditë më parë, autoritetet policore kanë dëbuar Vulinin jashtë territorit rë Republikës, gjatë një vizite që po zhvillonte në Kosovë, për shkak se kishte devijuar nga agjenda për të mos mbajtur fjalime politike, për të cilën gjë ai ishte pajtuar, kur ka marrë lejen për të vizituar Kosovën.

Sipas procedures së paraparë, zyrtarët serbë për të vizituar Republikën e Kosovës duhet të bëjnë kërkesë te përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Prishtinë. Më pas kërkesa i përcjellet Qeverisë së Kosovës, e cila merr vendim pasi ta ketë shqyrtuar agjendën. Në rastin Konkret Prishtina ka vlerësuar se Vulin e ka shpërfillë agjenden dhe është deportuar nga Kosova.(LajmeShqip.com)