Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 22:33

 

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e vonë të së mërkurës në lokalitetin e Peshinës, në Itali, ku sipas mediave lokale bëhet fjalë për dy gra kosovare.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, që citon autoritetet lokale, mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët të cilët për momentin tregohen shumë të rezervuar, transmeton TCH.

Dy gratë, njëra 50 dhe tjetra 20 vjeç, punonin në një ndërmarrje agrikulture në Peshina, në rajonin e Akuiklas. Ato janë qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë.

Gruaja ishte e ndarë nga bashkëshorti, që sipas burimeve punon në veri të vendit fqinj, por duket se së fundmi ai është rishfaqur në zonën ku jetonin ato.

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 11:24

Prishtinë – U fol shumë kur u vra. Pothuajse të gjithë reaguan, por askush më nuk u mor me zbardhjen e vdekjes së tij.
As dorasi nuk u arrestua kurrë. E as pas tetë vitesh, askush nuk arriti të zbulojë krimin e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2005, ditën kur Enver Haradinaj, vëllai i Liderit të AAK’së Ramush Haradinaj, u qëllua rëndë, për ta gjetur edhe vdekjen.
Ky rast është mbyllur, vetëm pak muaj pasi ka ndodhur vrasja. Fillimisht për vrasjen e Enver Haradinajt, në polici u vetëdorëzuar Tasim Osaj, si i dyshuar ta ketë kryer këtë akt. Osaj u dorëzua vullnetarisht në korrik 2005. Por një vit më vonë, për shkak të mungesës së dëshmive, një gjykatë pezulloi rastin kundër Osajt, i cili akuzohej për vrasjen në prill 2005 të Enver Haradinajt, vëllait të ish-kryeministrit e kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Në Prokurorinë e Shtetit thonë se këtë rast e ka misioni europian i EULEX.
Liridona Kozmaqi, Zëdhënëse e Prokurorisë thotë se këto vrasje të pasluftës, i ka të gjitha EULEX.
“Të gjitha këto vrasje të rënda janë në EULEX, ne nuk i kemi ato”, ka thënë Liridona Kozmaqi zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit për Express.
Në anën tjetër, EULEX e mohon se është duke u marrë me zbardhjen e vrasjes së Enver Haradinajt. Madje sipas tyre, kjo lëndë ka kohë që është mbyllur.
Sipas Blerim Krasniqit, zëdhënës, kjo vrasje është mbyllur qysh në kohën e UNMIK’ut.
“Të dhënat mbi rastin janë gjetur në bazën e të dhënave të UNMIK-ut. Rasti është mbyllur nga UNMIK-u më 19 tetor 2005 dhe nuk ju është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për Express.
Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut, njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte./Express/

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 14:57

Tiranë – Situata kriminale ka sjellë në Lezhë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në takimin me krerët e policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër e Kukës, Burgaj ka deklaruar se është e pakuptueshme një situatë e tillë dhe kjo mefshtësi e paraqitur në këtë periudhë tek uniformat blu do të ndëshkohet, raporton Shqiptarja. 

Ngjarjet e fundit kriminale, kryesisht në Shkodër e Lezhë e sidomos ajo e ndodhur në Pukë me plagosjen e 5 personave gjatë një tentative grabitjeje, do të ketë angazhim maksimal për zbardhjen e saj. 

Burgaj ka folur edhe për strukurat e policisë rrugore, duke deklaruar se ato nuk duhet të fshihen dhe të qëndrojnë në zona që nuk përbëjnë rrezik për aksidente, por të përqendrohen në pikat nevralgjike dhe që janë objekt i personave që grabisin.