Lajme Shqip Friday, 02 May 2014 14:45

Vetëvritet në mënyrë tragjike biznesmeni 42-vjeçar nga kryeqyteti. Trupi i pajetë është gjetur në banesë, nga familjarët e tij pasi ky i fundit kishte prerë damarët me thikë.

Mësohet se, biznesmeni Lulzim Saliasi, babai i dy vajzave ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi nuk ka mundur t’u  mbijetojë plagëve të marra.

Uniformat blu të kryeqytetit thanë për A1 REPORT se biznesmeni ka lënë një letër lamtumire, përmes së cilës shpreh pendesën për këtë akt të rëndë dhe lë amanet vajzat e tij. Sipas policisë dyshohet që shkak për vetëvrasjen të jenë borxhet 42-vjeçarit. Lulzim Saliasi ishte nënkontraktor i një linje autobusësh urbane.

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 March 2014 13:18

Dy vëllezër janë vrarë në lokalin e tyre mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Laçit, afër stacionit të autobusit.

Më pas autori, i cili sipas policisë së qarkut të Lezhës, ka probleme mendore, ka dalë jashtë lokalit dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar duke plagosur edhe dy kalimtarë të rastit.

Sipas policisë viktimat janë Andrea e Endri Cara, përkatësisht, 27 dhe 30 vjeç ndërsa autori është Altin Piroli, 27 vjeç shok me viktimat. Të tre ishin nga fshati Zhej i rrethit të Kurbinit. Ndërkohë të plagosurit, Nikoll Ndoji dhe Tonin Gjini 24 dhe 22 vjeç janë sjellë në Tiranë në spitalin e traumës për mjekim më të specializuar. Mjekët thonë se njëri nga të plagosurit ka plagë në zonën e legenit ndërsa tjetri në krah.

VRASJA
Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00. Vrasja ndodhi në lokalin që ishte në pronësi të vëllezërve ku 27 vjeçari kishte hyrë për të pirë kafe. Autori ka qëlluar mbi vëllezërit dhe pasi ka zbrazur karikatorin ka dalë jashtë lokalit dhe rreth 50 metra më tutje ka rimbushur pistoletën dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar. Të shtënat kanë ngjallur panik dhe qytetarët që kanë qenë aty janë munduar të largohen por plumbat kanë kapur dy kalimtarët.
Madje dëshmitarët tregojnë se autori i ka drejtuar pistoletën edhe policisë por fat të mirë pistoleta ka qenë bosh.

HETIMET 
Mbeten ende  mister motivet e vrasjes, pasi autori dhe viktimat ishin fqinj dhe të tre vinin nga i njëjti fshat. Autori u arrestua disa metra larg vendit të ngjarjes dhe policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta, si prova materiale. 

Autori Altin Piroli dy vite më parë kishte plagosur djalin e xhaxhait të tij 13 vjeç dhe për këtë vepër penale ishte dënuar me 1 vit burg. Dënimin e kishte kryer në burgun e Shën Kollit në Lezhë.  Ai njihej edhe si një person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa viktimat nuk kishin deklaruar se kishin konflikte me të. /shqiptarja/

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 22:33

 

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e vonë të së mërkurës në lokalitetin e Peshinës, në Itali, ku sipas mediave lokale bëhet fjalë për dy gra kosovare.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, që citon autoritetet lokale, mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët të cilët për momentin tregohen shumë të rezervuar, transmeton TCH.

Dy gratë, njëra 50 dhe tjetra 20 vjeç, punonin në një ndërmarrje agrikulture në Peshina, në rajonin e Akuiklas. Ato janë qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë.

Gruaja ishte e ndarë nga bashkëshorti, që sipas burimeve punon në veri të vendit fqinj, por duket se së fundmi ai është rishfaqur në zonën ku jetonin ato.

 
Lajme Shqip Friday, 04 October 2013 10:50

Washignton – Dy policë u plagosën dje afër Capitol Hillit në Washington e gruaja për të cilën dyshohet se me dhunë deshi të hynte në hapësirën e Kongresit dhe të Shtëpisë së Bardhë, u vra, njoftojnë medie amerikane.

Gruaja fillimisht ia doli t’i shpëtonte policisë e cila më pas përdori armët e zjarrit. Shefja e Policisë në Washington Caty Lanier tregoi se gruaja e pësoi dhe se nuk i motivet e sulmit të saj.

Gjatë incidentit në veturë gjendej edhe e bija e të vrarës Ericca, e cila nuk u plagos. /Koha/

 
Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 13:11

Deri në 27,500 euro shpërblim mund të marrin ata që do të japin informata që qojnë në zbardhjen e vrasjes së doganierit të EULEX-it Audrius Senavicius.
Këtë e bënë të ditur, prokurorët e EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës dhe me Policinë e EULEX-it, gjatë një konference për media të mbajtur të premten, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Pascal Persoons, prokuror i EULEX-it nga Task Forca Mitrovicë në këtë rast bëri të ditur shpërblimin dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me hetuesit.  
“I bëj thirrje personale secilit që ka parë diçka, të thotë diçka. Nëse keni parë diçka të pazakonshme – pavarësisht sa e vogël apo e parëndësishme mendoni që është – ju lutemi ta raportoni atë, ose në policinë vendase ose në EULEX, në numrin e telefoni +381 38 78 6565. Çdo gjë që thoni do të trajtohet në fshehtësi të plotë”, tha Persoons. Ndërsa, kapiteni Nenad Djuriq, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut sqaroi përfshirjen e Policisë së Kosovës në hetim. 
“Çdo ditë, zyrtarë policorë punojnë drejtpërdrejt me ekipin e EULEX-it… PK ka organizuar pika të kontrollit dhe është duke shkuar nga dera në derë në zonën e vendndodhjes së krimit për të pyetur nëse dikush ka parë ndonjë gjë që mund të lidhet me krimin”, tha Djuriq.