Lajme Shqip Monday, 20 January 2014 16:41

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mes të qytetit të Vlorës. Nga të dhënat paraprake flitet për një atentat me telekomandë ndaj makinës së kryetarit të komunës Qendër. Policia ka bërë të ditur se, është hedhur në erë makina e kryetarit të komunës qendër në Vlorë, Fredo Berberi. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, pasi makina e tij ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar drejtë Spitalit Rajonal të Vlorës të plagosurin. Momentalisht nuk ka të dhëna rreth gjendjes së tij shëndetësore. 

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në automjetin tip fuoristradë “Benz ML”, janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes. 

Ekspertë të policisë së Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur autorët e vendosjes së lëndës eksplozive në makinën e kreut të komunës Qendër.

Mësohet se pas shpërthimit, makina është përplasur me mjetet që ishin të parkuara në anë të rrugës./shekulli online/ 

 Ndërsa, një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë nisur drejt Vlorës, për të vizituar kryekomunarin Fredo Berberi.

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 October 2013 10:53

Një tjetër ndërtim pa leje do të ketë fatin e godinës pesëkatëshe që u shemb të dielën pranë Fakultetit Ekonomik. Bëhet fjalë për një pallat shtatëkatësh në Vlorë, për të cilin Bashkia thotë se prish planin rregullues të qytetit. Siç shkruan “Panorama”, pallati i papërfunduar ende gjendet në zonën e Skelës dhe pas paralajmërimit për shembjen, pronarët nuk kanë reaguar.

Forcat e xhenios kanë nisur tashmë punën për hapjen e vrimave, në të cilat do të vendoset materiali eksploziv, për të realizuar shembjen me anë të shpërthimit të kontrolluar.

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 15:42

Një ton hashash është sekuestruar sot nga policia eVlores. Ka qenë një kontroll rutine i Policise Kufitare teVlores se bashku me Guardia di Finanza pergjate gadishullit te Karabaurunit,kur u konstatua nje sasi e madhe lende narkotike e tipit cannabissativa.

Droga ishte e ndarë në 38 çanta. Malli ishte fshehur ne shkurre gati per tu transportuar ne drejtim te Italise, shkruan albeu.
Se bashku me Drejtorine e Qarkut Vlore, po vazhdohet me tej me kerkimin dhe identifikimin e personave pergjegjes