Lajme Shqip Wednesday, 16 April 2014 17:00

Ministrja kosovare e Integrimit, Vlora Çitaku preket nga dokumentari kushtuar “Eksodit 1999 “. Dokumentari u prezantua sot në Pallatin e Kulturës së Kukësit ku kabinetet qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë u mblodhën në konferencën “Nga eksodi tek partneriteti strategjik”.

Momentet e vështira të asaj ngjarje të dhimdshme ku 1 milionë shqiptarë u detyruan të linin atdheun nënë kërcënimin e dhunës, gjenocidit prekën ministren kosovare.

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 April 2014 14:57

Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku para studentëve të UBT-së ka pranuar se liberalizimi i vizave është më tepër vendim politik sesa përmbushja e kritereve të caktuara për Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Çitaku këtë e ka argumentuar me vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për disa shtete të Azisë dhe Amerikës Latine.

 

 “Këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbinë, Perunë, vendet e Karikomit sërish bazuar në vendime politike, jo në udhërrëfyes apo përmbushje kriteresh teknike në fusha të ndryshme që ne na janë diktuar. A është kjo fer ? Nuk është fer” , tha ajo.

 

Megjithatë, Çitaku tha se Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Dhe kjo, e ka ndihmuar gjithsesi zhvillimin e vendit. Por, Çitaku shprehu zhgënjimin e saj lidhur me vonesat që po i bënë Komisioni Evropian në vlerësimin e kritereve për Kosovën.

 

 “Dua të shpreh para jush, zhgënjimin tim me tempon e ulët dhe të ngadaltë me të cilën Komisioni Evropian po i përgjigjet entuziazmit, përkushtimit dhe punës që kanë bërë të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim, në përmbushjen e kritereve. Lajmi i keq është që KE nuk i ka dërguar ende komisionet për përmbushjen e kritereve”, pohoi Çitaku.

 

Në ligjëratën “Rruga drejt Evropës” Çitaku tha se Kosova nuk është e gatshme të jetë anëtare e BE-së, por gjithsesi është e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

 
Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 00:59

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka takuar sot delegacionin e Ministrisë së Integrimit të Kosovës. Pas takimit, Rama bën me dije se takimi u zhvillua në vigjilje të mbledhjes së dy qeverive që do të zhvillohet në Prizren në muajin nëntor. Këtë lajmërim, kryeministri i vendit e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, raporton shekulli. 

Fokus i bisedimeve ka qenë axhenda e mbledhjes së parë të dy qeverive.

“Me Vlora Çitakun dhe delegacionin simpatik të Ministrisë së Integrimit të Kosovës, për të folur për përgatitjet e axhendës të mbledhjes së parë të dy qeverive, që do të mbahet më 16 nëntor në Prizren”,- shkruan Rama në “Facebook”. 

 
Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 09:38

 

Jonuz Musliu zbardhë provokimin e ulët të kreut të Qeverisë serbe.
Musliu në një intervistë për Kosovën Sot, tha se Daçiq përgojoi ministren kosovare.
“Ai tha se ka ardhur ajo bukuroshja, kurse ai nuk ka qenë aty, kurse ajo ka shkuar në Beograd, kurse sikur të kasha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë. 
Unë reagova dhe i thash… ore po ti kush je a… a je farë kryeministri i shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme, apo je ndonjë far Don Zhuani… Unë i thash se për këtë të fundit ka shqiptarë mjaftë në Kosovë, ka atje mjaft Don Zhuana.
Këtu në këtë pikë edhe filluam të rrokemi akoma më shumë, duke kaluar situate në një atmosferë akoma më të tensionuar”, tha Musliu.

Përplasjet Musliu-Daçiq kanë ndodhur deri sa kreu i Qeverisë serbe ka folur në takim me krerët për bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar me kryeministrin Thaçi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, e kur në Beograd kishte shkuar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. “Ishte shumë provokativ dhe këtë e bëri me qëllim që t’i jap orientim krejt tjetër takimit, i cili ishte caktuar me çështje konkrete.
Ai tha se ka ardhur ajo bukuroshja, kurse ai nuk ka qenë aty, kurse ajo ka shkuar në Beograd, kurse sikur të kisha qenë edhe unë aty, do të kishte kaluar shumë më mirë, shpjegoi Musliu.

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 19:15

Prizren – Kryeministri i zgjedhur shqiptar, Edi Rama, ka vizituar festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest” në Prizren.
Rama ka postuar në rrjetin social Twitter, një fotografi ku shihet duke pirë kafe me drejtorin artistic të festivalit, Veton Nurkollarit dhe me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Rama ka shkruar në “Twitter” se “Dokufest” është një “leksion që duhet marrë shembull”.
Këtë moment, e ka komentuar edhe ministrja Vlora Çitaku, e cila ka shkruar në “Twitter” përbri fotografisë me Ramën : “ Në Dokufestin në Prizren me një mik të ngushtë që s’ka nevojë për prezantim: ) “. /LajmeShqip/