Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 08:35

Shkodër – Dorëqeqja e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushja, duket se nuk do të ndikojë aspak në funksionimin e Vllaznisë së sezonit të ri futbollistik. Kjo shihet qartë në hapat që po ndërmerr klubi shkodran për vazhdimësinë e tij, si dhe konkretisht në pjesëmarrjen e sezonit të ri futbollistik.

Një nga elementet më të rëndësishëm, ai i shndërrimit në SH.A., është realizuar në orët e paradrekes së sotme, kur Këshilli Bashkiak miratoi vendimin në fjalë, që i hap rrugë skuadrës kuqeblu, të liçencohet dhe të regjistrohet pranë institucionit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërsa, me hyrjen e menjëhershme në merkato, tregon qartë angazhimin që bashkia ka marrë në drejtimin e futbollit shkodran. Gavriel Petroviç quhet futbollisti i ardhur nga Mali i Zi, që firmosi për Vllazninë.

Prezantimi i shtatlartit të ardhur nga ekipi Zeta i Malit të Zi, u bë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” në prezencë të nënkryetarit të bashkisë, Ridvan Troshani, si dhe të administratës së klubit Vllaznia.

Në bazë të pikave të kontratës, Petroviç do të qëndrojë një vit në dispozicion të Vllaznisë, ndërkohë që në mbyllje të sezonit, të dy palët do të diskutojnë përsëri për mundësinë e zgjatjes së kontratës.

 
Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 09:22

Shkodër – Situata në kampin kuqeblu të Vllaznisë duket se po shkon drejt normalizimit. Pas një lëkundjeje që u vu re me largimin e disa titullarëve të formacionit të parë, ndërhyrja e presidentit Valter Fushaj bëri që disa prej tyre të ndryshonin mendje.

Mes tyre është edhe portieri malazez, Miroslav Vujadinoviç, largimi provizor i të cilit erdhi për një keqkuptim që ai pati me presidencën në lidhje me një shtesë në pagën e tij, gjë e cila përcaktohej në kontratë.

Siç pati bërë të ditur edhe vetë Vujadinoviç, ndarja mes tij dhe Vllaznisë nuk ka qënë përfundimtare, sepse për të saktësuar gjithçka ishte lënë një takim i dytë mes tyre. Takim, që sipas një prononcimi të vetë malazezit, është realizuar dhe këtë radhë presidenti Fushaj ka pranuar të respektojë atë që i kishte premtuar Vujadinoviçit, e cila konsistonte në shifrën e 5 mijë eurove.

Kjo ka ka bërë në portieri shtatlartë i ardhur vitin e kaluar nga Buduçnosti tek Vllaznia të pranojë rikthimin tek shkodranët për të vijuar edhe për një sezon tjetër me këtë skuadër. Por, në të njëjtën kohë, krahas rikthimit të Vujadinoviçit, që konsiderohet si pika më e fortë e kuqebluve, nga lista e të larguarve të përfolur janë hequr edhe mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli, i cili pas një prove jashtë vendit, për mos pranim të ofertës financiare në Suedi, ka preferuar të rikthehet sërishmi tek Vllaznia.

Po kështu pranë një rikthimi është edhe mbrojtësi i qëndrës, malazezi Blazhe Rajeviç, të cilit i ka përfunduar kontrata me kuqeblutë, dhe një ofertë e dytë e shkodranëve, duket se e ka bindur të rikthet tek skuadra ku luajti me sukses sezonin e kaluar futbollistik. Me këto rikthime, si dhe të ndonjë përforcimi tjetër, drejtuesit e Vllaznisë janë të bindur se skuadra do të jetë e plotë për sezonin e ri futbollistik.

 
Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 09:27

Shkodër – Kur duhen edhe pak ditë që të startojë sezoni i ri futbollistik 2011-2012, skuadra shkodrane Vllaznia është përfshirë në një situatë kritike në lidhje me emrat e titullarëve që do të luajnë në formacionin e parë.

Eliminimi nga Europa League, por më së shumti edhe një moskordinim i presidencës kuqeblu me bashkinë e Shkodrës, që është edhe pronare e klubit Vllaznia, ka sjellë një pështjellim në radhët e shkodranë, të cilët kanë filluar të largohen një e nga një. Kështu, disa nga emrat e larguar nga radhët e kuqebluve janë Nallbani, Abraham, Shtubina, Smajli, Sinani, Rajeviç, Vajushi, Vujadinoviç.

Ndërkohë që emrat e mëparshëm janë bërë të ditur ditë më parë, ky i fundit, malazezi Miroslav Vujadinoviç e ka deklaruar sot zyrtarisht një gjë të tillë. Në një prononcim, Vujadinoviç ka bërë të ditur se arsyeja e këtij largimi nga Vllaznia është moszbatimi i kontratës së lidhur me presidentin shkodran, Valter Fushaj, në lidhje me një shtesë page në vitin e dytë të aktivizimit.

Vujadinoviç, i aktivizuar në rolin e portierit, iu bashkua Vllaznisë sezonin e kaluar, duke u transferuar nga skuadra e Buduçnostit të Malit të Zi. Kontrata e tij me Vllazninë ka qënë e lidhur për dy vite, por me kusht që në vitin e dytë, paga të rritej në një masë prej 30 për qind, gjë të cilën presidenca shkodrane nuk e ka zbatuar. Dhe, për këtë, malazezi Vujadinoviç, edhe pse dëshira e tij ishte që të vijonte sërishmi me Vllazninë, ka deklaruar se do të largohet për të kërkuar një skuadër tjetër që do t’ia plotësojë kushtet financiare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 09 July 2011 14:51

Shkodranët nisën përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë të Europa Ligës, ku sipas shortit do të luajnë me skuadrën zviceriane Tun

Shkodër – Skuadra shkodrane e futbollit Vllaznia, pas kualifikimit në turin e parë të Europa Ligës, duke eleminuar ekipin maltez Birkirkara, filloi sot përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë të Europa Ligës, ku sipas shortit do të luajë me skuadrën zviceriane Thun.

Përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij turi, e cila do të luhet të enjten e ardhshme, më 14 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, i ka paraprirë një analizë që tekniku i kuqebluve, Mirel Josa bëri me skuadrën e tij për ndeshjen e kaluar me ‘Birkirkara” të Maltës, ku edhe pse Vllaznia u kualifikua, ajo shfaqi në fushën e lojës një sërë gabimesh.

Ndeshja e dytë e turit të dytë të Europa Ligës do të zhvillohet me datë 21 korrik në Zvicër.