Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 16:01

Prishtinë – Një gjyqtar i EULEX-it i caktoi masën prej një muaji paraburgim katër personave të cilët u arrestuan ditën e premte gjatë një operacioni të përbashkët të udhëhequr nga Drejtoria e Policisë së Kosovës kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, prokurorët e EULEX-it dhe Inspektorati Policor i Kosovës.Katër të dyshuarit akuzohen për veprat penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe të mashtrimit. Ata u arrestuan gjatë përpjekjeve për ta kryer një shitblerje të paligjshme të arit. Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe e arit.
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.

Pejë, 5 nëntor – Ragip Bytyçi, Kushtrim Kastrati, Ragip Hajdini dhe Xhemë Gashi janë personat e arrestuar që dyshohet se janë përgjegjës për vjedhjen e arit në dhomën e dëshmive në Pejë, kështu ka bërë të ditur sot, kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani.

Nga ana tjetër, Dukagjini citon ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të ketë thënë se nuk është optimist që një ditë do të kapen edhe ata persona që e vodhën drogën në dhomën e dëshmive në Prishtinë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 02 June 2012 14:31

Prishtinë – Ahmet Hasi është shkarkuar të premten nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë dhe katër zyrtarë policorë janë vënë në arrest, nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të kësaj komune.

Pritet qe arrestime të reja do të pasojnë të shtunën. Burime të brendshme kanë thënë se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka shqiptuar të tillë masë ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën.

Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë – shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Këta dhe dy zyrtarë të tjerë të arrestuar janë suspenduar me pagesë. (K.D)