Lajme Shqip Wednesday, 01 January 2014 13:44

Bota ka festuar ndërrimin e moteve me urime dhe fishekzjarre të shumta. 

Në Londër, 250 mijë spektatorë ishin rreshtuar në Tames, përderisa Syri i Londrës ishte transformuar në një bukuri të rrallë. Edhe pse Policia raportoj për rend dhe rregull gjatë festimeve, Londra numëroj me mbi 100 arrestime deri në orën 4:30 të mëngjesit.

Dubai, provoj të thyej rekordin botëror të Guinness, për spektaklin më të madh të fishekzjarrëve. Kjo përfshiu 250,000 fishekzjarre, të ndezura në 400 lokacione të ndryshme, të sinkronizuara me 100 kompjuterë.

Australia numroi mbi 1 milion spektatorë, të mbledhur për të parë shfaqjen e madhe të fishekzjarrëve.

“Zjarret e bardha” fluturuan nga çatia e ikonës së qytetit – Pallati i Operas, për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Më shumë se 260 veta kërkuan ndërhyrje të shpejt mjekësore, për shkak të lëndimeve në Filipine./koha/