Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 14:35

Të tjera pamje vijnë nga Lazarati fshati me kanabis ku parcelat me bimën narkotike gëlojnë dhe policia ende nuk ka ndërmarrë një operacion për të hyrë brenda.

Këtë herë është Stresi, repisti provokues, i njohur mes të rinjve, i cili përmes instagram poston 3 foto të vizitës së tij në Lazarat.

Këto ditë Stresi publikon parcelat me kanabis të cilat kanë rrethuar shtëpitë dhe madje gati po mbulojnë ato. Ndërkohë që në një foto tjetër ai ndodhet në një dhomë të mbushur me kanabis i cili pasi është mbledhur nga parcelat është në përpunim e sipër për tu bërë gati për t’u trafikuar.

Stresi ka marrë madje dhe një lopatë të madhe dhe pozon sikur po punon si punëtor mëditës në fshatin në jug të Shqipërisë.

Stresi ka informuar fansat e tij se shpejt do të vijë në bashkëpunim me Fjolla Morinën me këngën “E bojm tym”. Dhe nga fotot mbase kjo këngë mund t’i kushtohet Lazaratit, ose videoklipi mund të jetë me pamje nga Lazarati.

Ndërkohë që pak ditë më parë rivali i tij në art Noizy publikoi një këngë kushtuar Lazaratit “me kall 3-fletshat” /shqiptarja/

 
Lajme Shqip Monday, 18 November 2013 16:45

Një fotografi, e cila po qarkullon në internet dhe ku shihet ylli kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj me një bukuroshe, ka bërë që të përhapen zëra se ajo mund të jetë e dashura e tij.

18-vjeçari i lindur në Bruksel është një tip futbollisti që ka dëshirë ta mbajë larg publikut jetën e tij private dhe rrallë herë paraqitet para medieve mirëpo kjo fotografi si duket ka rrjedhur përmes rrjeteve sociale, transmeton Zëri.

A është kjo e dashura e Adnanit? Kësaj përgjigje do ti jepet një përgjigje e sigurt shumë shpejt.../albeu/

 
Lajme Shqip Saturday, 16 November 2013 17:17

Tiranë- Rreth një javë më parë televizioni “Top Channel” ka ngritur një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Saimir Kodrës, i cili prej pak kohësh u largua nga ky televizion. Top-i e ka paditur Saimirin për shkaktim dëmi, dhe kërkon prej tij të paguajë një gjobë prej 16 milionë lekësh. Veç kësaj në aktpadinë e dërguar në gjykatë Saimirit i kërkohet edhe “ndalimi i konkurrencës” që do të thotë të mbyllë emisionin që ai sapo ka nisur në “Agon Channel”, një emision investigativ që për hir të së vërtetës ngjan pak me “Fiks Fare”. Sipas “Top Channel”, Saimiri me largimin e tij nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontrata e tij me këtë televizion. 

 

HISTORIA 

 

Saimir Kodra, i cili prej dhjetë vitesh ka prezantuar emisionin “Fiks Fare”, u largua nga ky televizion pasi firmosi një kontratë me një pagesë katër herë më të lartë, pranë “Agon Channel”. Disa ditë më parë ai u shfaq në ekranin e “Agon” me një emision të ri. Emisioni quhet “Ça Thu”, dhe është një emision investigativ e argëtues i bazuar në aktualitet, mbi gjithçka që ndodh në realitetin shqiptar i parë nga sytë e Saimirit dhe të kolegut të tij Gentian Zenelaj, i cili po ashtu u largua nga ekrani i “Vizion Plus” duke “braktisur” spektaklin e suksesshëm të humorit “Apartamenti 2XL”. /Shekulli/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 16 November 2013 15:00

Aurela Gaçe është xheloze për ‘zogun’ e Tunës. Këtë fakt na i konfirmuan replikat që ka bërë Aurela mbrëmjen e djeshme në një lokal nate në kryeqytet, ku ajo këndon.

Aurela e ka përmendur disa herë këngën e Tunës “Fenix”, dhe ka citur edhe një pjesë nga kënga, duke thënë: “Tuna me këngën më të re përmend ‘zogun’, dhe thotë ‘Zogu mo i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë, – TUNA . Dallohet shumë prej tjerave, Un i boj krejt sepse muna…’, po ku e di Tuna sesi e bëjmë ne, që thotë se e bën më mirë nga të gjitha”, u shpreh Aurela.

Ajo ka vazhduar përmendë Tunën me tallje, pasi ajo akoma vazhdon të mburret me “zogun” e saj. Nuk kuptohet nëse Aurela është xheloze për ”zogun” e Tunës, apo për këngën më të re të Tunës, e cila është bërë hit./zëri/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 16 November 2013 13:50

Këngëtari shqiptar, Gena, ka deklaruar se ai kohëve të fundit po qëndron më shumë në Prishtinë se sa në Tiranë.

Këngëtari më i kërkuar në tregun muzikor shqiptar, krijuesi i shumë hiteve, Gena, ka zbuluar në një intervistë për emisionin MixMax se ai po qëndron më shumë në Prishtinë.

“Ka pesë vjetë a më shumë që po qëndroj në Prishtinë se sa në Tiranë. Angazhimet i kemi pasur në të gjitha qytetet e Kosovës, por më shumë në Prishtinë”, theksoi ai.

Gena po ashtu pranoi se verën e ka pasur shumë të ngarkuar me angazhime muzikore, teksa ka folur edhe për videoklipin me Nora Istrefin që ishte fshirë nga YouTube.
As vet Gena nuk e di se pse është fshirë videoklipi nga YouTube, teksa dyshon për një mosmarrëveshje në aspektet financiare.

 
Lajme Shqip Thursday, 14 November 2013 18:11

Edhe personalitetet e njohura publike të artit ndjehen të shqetësuar për mundësinë e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri për tu shkatërruar. Janë disa nga emrat e njohur të skenës shqiptare që po kundërshtojnë transferimin e armëve kimike të Sirisë dhe këto kundërshtime ata i kanë shprehur edhe në rrjetet e ndryshme sociale. Me mijera, por askush nuk i shkel lulet! Sepse Shqipëria është KUNDER armeve kimike. T’i themi JO ‘vdekjes’ se Shqipërisë!

Besa Kokedhima

JO Armëve Kimike! Mbajini larg Shqipërisë! Nuk na shpëton dot asnjë benefit që vjen me kosto të tilla dhe asnjë garanci nuk na mjafton.
Mbroni tokën, ajrin, shëndetin, të ardhmen dhe dinjitetin tonë!

Rozana Radi

Yes, we can!

Naser Berisha

Një gjë është e sigurt.
Të gjitha qeveritë në 100 vitet e fundit në të tri shtetet Shqiptare kane dashuri ndaj gjithçkaje, por një dashuri nuk kanë patur kurrë, dashurin ndaj atdheut dhe kombit.
-Shkatrrimi vazhdon, së fundi edhe me arme kimike.
-Përfitimi personal ( politik dhe financiar) mbi të gjitha.

Lola Luma

Jam kundër transferimit në Shqipëri të armëve kimike Siriane!

Afroviti Goge

Tirana , Durresi , Elbasani dhe Shqiptaret ne SHBA te gjithë ne proteste ! Te mbrojmë te drejtat tona dhe Shqipërinë! Jo ! Jo helmimit te Shqipërisë !/Zeri/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 November 2013 12:41

Adelina Emini cilësohet si njëra nga këngëtaret e përkushtuara në profesion. Mirëpo jo gjithmonë këngën ajo e quan profesion, sepse sapo ka nisur doktoratën në fushën e ekonomisë në të cilën drejtim edhe punon për disa vjet me radhë.

“Kënga është qetësim i shpirtit tim dhe pa këngë nuk mund të jetoj. U bënë disa vjet që jam me këngën dhe e konsideroj si pasionin tim më të çmuar i cili ushqen shpirtin tim. Ndërkaq jashtë këngës tani e disa vjet unë merrem edhe me punën e menaxhimit në RTK.

Kam përfunduar masterin dhe tani kam nisur doktoratën në fushën e ekonomisë. Unë kam investuar bukur shumë në profesionin e ekonomistes dhe primare për mua është puna që bëjë në këtë fushë. Mirëpo prapë e them se pa këngë nuk mundem”, shprehet ajo për “Zëri”.

Si duket Adelina ka gjetur kohën për t’u marrë njëkohësisht me dy profesione, por nuk e mohon faktin se sikurse kënga ashtu edhe puna në RTK i merr bukur shumë kohë.

 “Kënga dhe ekonomia të dyja ndihmojnë njëra tjetrën. Madje do të thosha që janë dhe kombinim perfekt. Unë mundohem që paralelisht të punoj në të dy drejtimet si në këngë ashtu edhe në fushën e ekonomisë dhe të them të drejtën sikurse kënga ashtu edhe puna në RTK po më merr shumë kohë”, shton ajo.

Adelina tani planifikon të nisë punën në projektet e reja të cilat do të jenë pjesë e programeve të festave të fundvitit. Ajo do të jetë pjesë e programeve argëtuese të televizioneve tona, ku nuk do të mungojnë këngët e reja të cilat do t’i realizoj pikërisht për këto programe. “Tashmë nisin angazhimet e shumta për përgatitjen e programeve të festave të fundvitit.

Në këto programe do të paraqitem me projekte të reja” shprehet në fund ajo.

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 November 2013 17:38

Edhe këngëtarja Adelina Berisha sikurse shumë kolegë të saj siduket ka shtuar bukur shumë buxhetin e saj për të blerë një veturë luksoze. Ajo tani posedon veturën e markës xhip “Tiguan” me ngjyrë të kuqe të cilën e bleu në vlerë prej 30.000 eurosh. Përveç fitimeve që këngëtarja i ka nëpër koncerte e mbrëmjeve muzikore, një ndihmë financiare ajo thotë se e kishte edhe nga prindërit për të blerë këtë veturë. “Vetura që sapo e bleva është dhuratë nga prindërit, por kuptohet që këto 30.000 euro i kemi tubuar së bashku duke kontribuar edhe unë nga përfitimet e mia muzikore”, shprehet ajo për “Zëri” Ka kohë që Adelina kishte menduar të blejë një veturë dhe ja tani e gjeti momentin e duhur për tu pajisur me një të tillë.

 
Lajme Shqip Sunday, 10 November 2013 15:41

Shkëlzeni siç duket ka nisur të ndryshojë pamjen e tij, pasi i pëlqen të duket më i rritur. Në fotot e publikuara së fundmi, pamja e tij ka ndryshuar, pasi ai ka lënë mjekër. Ai duket mjaft në formë, përkrah fëmijëve të tij gjatë pushimeve në Venecia, shkruan shekulli. 

Megjithatë sado që ka lënë mjekër, Shkëlzeni prapë nuk duket për vitet që ka, por duket më simpatik se më përpara. Po të shihni këtë foto në Venecia ku shfaqet bashkë me një nga fëmijët e tij, Shkëlzeni dallon qartë që i ngjason shumë të ëmës, Lirisë. Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht shumë për jetën e tij private, por me këto foto ai ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Sadija, pasi ai është vetëm me fëmijët.

 Ish-gruaja e tij e ka konfirmuar më herët, ndarjen nga djali i ish-kryeministrit Berisha. Kohet e fundit është folur shumë mbi lidhjen e re të Shkëlzenit me Armina Mevlanin, e cila edhe ajo nuk ka qenë asnjëherë e drejtpërdrejtë, por nuk e ka mohuar lidhjen. Ajo çka ka rënë në sy është fakti se imazhet janë pëlqyer menjëherë në Facebook nga Armina.

 Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me çiftin e ri. Këto foto vijnë vetëm një javë pas publikimit të imazheve të vajzës së madhe të Argitës, nga një qytet tjetër i Italisë, Verona. Duket se pas kalimit në opozitë e gjithë familja Berisha ka zgjedhur një mënyrë të hapur, për të ndarë pjesë jete me publikun. 

 
Lajme Shqip Sunday, 10 November 2013 12:05

Fansate grupit të njohurshqiptar nga Maqedonia, Elita5, kanë nisur një fushatë në rrjetin social Facebook për të mbledhur sa më shumë adhurues në mënyrë që ky grup të shkojë në Festivalin Europian. Menaxheri i kësaj faqeje sqaron se ideja për të lobuar që grupi i rrokut të shkojë në “Eurovision”, ishte e vetë fansave.

“Elita 5 nuk kanë thënë ndonjëherë që do të marrin pjesë në Eurovision, por kjo faqe në rrjetin social Facebookështë hapur nga fansat e grupit, të cilët po mundohen që të flitet sa më shumë për këtë gjë, në mënyrë që të bëhet e mundur. Prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të njëjtën gjë si ne, ju ftojmë të na ndihmoni duke ftuar shokët tuaj të bashkohen në këtë faqe”, shkruhet në “Fanpage”.

Grupi Elita 5 është ndër më të hershmit dhe më të dashurit në tregun muzikorshqiptar. Pjesëmarrjet e tyre në festivale janë të rralla. Megjithëkëtë ata kanë krijuar një numër të madh adhuruesish të muzikës së tyre, të cilët, duke e vlerësuar shumë grupin, duan që ta shohin në një kompeticion të rëndësishëm muzikor.

Prej disa vitesh tashmë, Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” nga fituesi i “Festivalit të Këngës”, që transmetohet në televizionin publik shqiptar./albeu/