Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 12:12

Fatmire Sinanaj, e njohur ndryshe edhe si Myla Sinanaj, shqiptarja e cila ishte përballur kohë më parë me telashe të mëdha për shkak të lidhjes së shumëpërfolur të saj me Kris Humphries, tani duket se do të ketë një telash më të madh.
Myla e cila ishte lidhur me ish bashkëshortin e Kim Kardashian, tani “përballet” me fotot e para të videos pornografike që janë publikuar nga TMZ.
TMZ, njëherit ishte magazine e parë që kishte raportuar edhe për lidhjen e shqiptares me Kris.

 
Lajme Shqip Monday, 22 July 2013 14:15

Rita Ora është duke planifikuar një pushim në Ibiza së bashku me “gruan” e saj, Kate Mosss.

Këngëtarja e hitit “Radioactive” dhe modelja 39 vjeçare janë bërë shoqe të ngushta prejse Rita është ndarë nga “gruaja” dhe shoqja e saj, modelja Cara Delevingne.

Rita, 22, është raportuar se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me modelen pas grindjeve që kanë pasur ato gjatë festivalit të Glastonburyt.

“Rita e sheh Katen si ndarje nga Cara. Ajo e di se Kate mund t`i jap këshilla se si të ketë sukses në karrierë”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe Kate besohet se janë duke e planifikuar një pushim çiftesh sepse kanë ftuar edhe të dashurit e tyre, Dj Calvin Harris dhe rokerin e grupit “The Kills”, Jamie Hince.

“Cara ishte xheloze për lidhjen e Ritës me Calcinin për këtë herë ai nuk e braktisi. Ai është duke shkuar në Ibiza me Ritën, Katen dhe burrin e saj Jamie Hince”, ka thënë burimi.

 
Lajme Shqip Thursday, 13 June 2013 15:34

Wayne Rooney është shfaqur tullac derisa ka marrë pjesë në një koncert të Rihannës mbrëmjen e kaluar në Manchester Arena.

Futbollisti është parë përkrah gruas së tij në këtë koncert, por ajo për të cilën është përfolur më shumë, ka qenë paraqitja tullace e tij, shkruan Daily Mail.

Sipas klinikës ku Rooney ka trajtuar flokët, futbollisti ka paguar 15 mijë funte dy vite më parë, për t’i rritur ato.

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 17 May 2013 23:15

Prishtinë – Me 4 qershor, në sallën 1 Tetori, do të mbahet cermonia e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve Videofesti Muzikor 2013, ku nominimet veçse janë shpallur.

Organizatorët e kësaj cermonie të ndarjes së çmimeve të videoklipeve më të mira, kanë bërë publike nominimet për kategoritë kryesore, me konkurrencë të lartë mes këngëtarëve, në të cilat vërehen edhe mungesa të shumëta.

 

Videokipet e prodhuara nga produksioni Max Production, dominojnë dukshëm nominimet. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me 2po2 dhe videoklipi i jashtëzakonshëm i tyre “Beso”, kanë marrë disa nominime, duke përfshirë edhe çmimin kryesor si videospoti më i mirë.

Në fakt është pikërisht kjo këngë që pritet të përballet kokë më kokë me videoklipin tjetër fantastik të Florit, “Pa Jetë”, pa përjashtuar as videoklipin “Bloodah” të Dafina Zeqirit, “Cok Guzel” të Mc Kreshës dhe të Kaos, “Ngoje Zemrën Tem”.

Garë e ashpër është edhe në konkurrencën e femrave. Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Dafina Zeqiri dhe Tuna me “I Asaj” do të jenë ballë për ballë për këtë kategori ku qartë favoritja kryesore është bukuroshja bjonde, Tuna.

Parakalimi i yjeve të muzikës, artit dhe kulturës për këtë gala mbrëmje, ashtu sikurse ceremonia e madhe mbahen më datë 4 qershor në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Më poshtë janë disa prej kategorive me të nominuarit për Videofest 2013:

Videospoti më i mirë 
Mc Kresha – Cok Guzel
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Flori – Pa jetë
Dafina Zeqiri – Bloodah
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso

Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave
Vesa Luma – 24 orë
Kaltrina Selimi – Gjithmonë me ty
Dafina Zeqiri – Bloodah
Jehona Sopi – Unë do t’i laj këmishat e tua
Tuna – I Asaj

Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve 
Lyrical Son – Qëllimi
Mc Kresha – Cok Guzel
Alban Skënderaj – Mirëmengjes
Flori – Pa Jetë
Besart Halimi – Dhimbje

Videospoti me regjinë më të mirë
Mc Kresha – Cok Guzel
Flori – Pa Jetë
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nora ft. Bim Bimma – Gangsta

Videospoti më i mirë në kategorinë Best Neë Artist
Robb Daddy ft. Xhinxha – Ëe Party
Yll Limani – Lart Mbi Yje
Dessa – Zjarr, Zjarr
Neki Emra – Të vdes apo të pres
Klepto – Klepto in this Bitch

 

 
Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 14:50

Vajzat e emisionit shumë të komentuar në kanalit “Youtube” – “Thumb”, Fatma dhe Elona, në një nga programet e fundit të tyre, kanë intervistuar Flori Mumajesin gjatë xhirimit të klipit të fundit me Genën.

Mes tjerash, kompozitori i njohur ka thënë se për të Adrian Gaxha është një fenomen i shou-bizit dhe ai nuk është këngëtar, pasi, sipas tij, të ishte ai këngëtar do të kishte pasur rastin të kishte punuar me të, raportojnë mediat shqiptare. Ky reagim i Florit ka ardhur pas disa kohësh, kur, sipas këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”, kishte marrë një mesazh të keq nga kompozitori, për shkak të po kësaj kënge. 

 

 
Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 12:08

Princ Harry ka filluar një vizitë shtatë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka hapur një ekspozitë në Capitol Hill të Uashingtonit, ku edhe është mirëpritur ngrohtë nga ana e zonjës së parë amerikane, Michelle Obama.

Princ Harry ndodhet në SHBA për t’i dhënë mbështetje një fushate bamirësie, të cilës, mbështetje i kishte dhënë edhe e ëma e tij, Princesha Diana, raporton Daily Mail.

Harry ka thënë se “nëna e tij, me siguri do të ndihej krenare me të”.

Gjatë arritjes për në Uashington, Harry është përshëndetur nga qindra fansa.

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 12:07

Ka kohë që është pëfolur shumë për fundin e lidhjes, përkatësisht fejesës së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Mirëpo duket se çifti po ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë.

Sipas magazinës In Touch, Miley është duke mbajtur seancë “shpirtërore”, në mënyrë që të arrijë të shpëtojë fejesën e saj. 

 
Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 14:55

Megjithëse modelja Cara Delevingne ka qenë e lidhur me emra të njohur si Harry Styles dhe Jake Bugg, duket se asnjëri nga ta nuk i bëjnë përshtypje. Cara duket se është më shumë e interesuar në femra, më konkretisht në yllin Rita Ora.

Pasiqë ajo ka “shkëmbyer” disa puthje me Siena Miller nëpër fotografi të magazinave të ndryshme, së fundmi modelja e ka bërë po të njëjtën gjë me Rita Orën për “Hunger TV”, raporton Daily Mail.

Lidhja e afërt mes dy yjeve nuk është ndonjë risi. Kujtojmë kur Rita e kishte quajtur Carën “gruaja” e saj.

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 01 February 2013 13:58

Penelope Cruz ka treguar format e saj në videon e re muzikore “Decirnos Adios’ me fituesin e çmimit Gramy, Miguel Bose.

Ylli i piratëve të Karaibeve, përveç këndimit, aktrimit, është vlerësuare dhe për modelimin që ka bërë, si të një modeloja me përvojë.

Pritët që kjo video e saj të ketë sukses, pasi Penelope është njëra ndër aktoret më të çmuara dhe fituese e çmimit Oskar.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 20 January 2013 13:07

SHBA – Johnny Depp është përsëri beqar pasi që e ka “lënë” e dashura e tij e re Amber Heard.

Aktori për të cilin thuhej se ishte në lidhje me bukuroshen 26 vjeçe që shtatë muaj më në fund është ndarë.

“Ai nuk ka qenë kurrë më shumë i shkatërruar se tani. Ai kërkonte që të ngjallte një dashuri të suksesshme, por gjërat nuk shkuan si ai kishte menduar”, tha një burim i afërt më Depp. (LajmeShqip.com)