Lajme Shqip Tuesday, 24 September 2013 17:14

Organizatorët e festivalit të këngës evropiane kanë thënë se kanë përfocuar rregullat e votimit në “EUROVISION”, pas akuzave të bëra për ryshfet.

Ndryshimet përfshijnë publikimin e emrave të anëtarëve të jurisë para mbajtjes së festivalit dhe publikimin e votave të dhëna nga anëtarët e jurisë menjëherë pas finales.

Më parë, identiteti i anëtarëve të jurisë nuk është bërë i ditur deri në natën finale.

Organizatorët kanë thënë se rregullat e reja kanë për qëllim të qënët më transparent.

Ndryshimet janë bërë pas raportimeve se vitin e kaluar gjatë mbajtjes së eurovizionit në Suedi, janë dhënë ryshfete që të votohet për këngën e Azerbajxhanit.

26 shtete marrin pjesë në eurovizion, ndërsa festivali tërheqë deri në 125 milionë shikues të televizionit.

Fituesi shpallet me votat e përziera 50 – 50 të jurive profesionale dhe votave të teleshikuesve.

Danimarka është mikëpritëse e festivalit në vitin 2013, ndërsa Azerbajxhani ka fituar në vitin 2011./rel/

 

 
Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 14:05

Shakira dhe ish-i dashuri i saj, Antonio de la Rua do të përballen në gjyq, mbi pretendimin e argjentinasit se i takon një pjesë e pasurisë së këngëtares, konkretisht 250 milionë dollarë, për shërbimet e kryera për llogari të këngëtares gjatë periudhës në të cilën ishin bashkë (2000-2010).

Megjithatë, sipas revistës amerikane “TMZ”, e cila i dedikohet vetëm çështjeve rozë, kolumbiania po përgatitet që të sfidojë ishin e saj, njëkohësisht djalin e ish-presidentit të Argjentinës, me vetë fjalët e tij.

Shakira, nënë e një djali me futbollistin e Barcelonës, Pique, ka nxjerrë nga arkivat e saj disa emaile të komunikimit me de la Ruan, tekste në të cilat, sipas saj, vërtetohet se pretendimi i tij për pjesën e pasurisë është i bazuar mbi disa fakte të rreme,transmeton TCH.Ndonëse asnjëherë ligjërisht të martuar dhe si rrjedhojë pa detyrimin ligjor për të ndarë pasurinë, de la Rua pretendon se gjatë dekadës që ishte partneri i këngëtares ka shërbyer si përfaqësues i interesave të saj dhe këshilltar, detyra për të cilat nuk është paguar kurrë.


Sipas argjentinasit, midis tij dhe Shakirës ekziston një marrëveshje gojore e vitit 2004, që i jep atij 250 milionë dollarë nga pasuria e këngëtares.

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 17:57

Paparacët janë të pashpirtë, ata nuk ndalen as përpara një ikone bukurie si Sophia Loren!

Zonja Scicolone është kapur mat në Porto Rondo të Sardenjës. Sophia e paparacuar topless, është diçka e rrallë! Nuk duhet harruar se përveçse është fituese e dy çmimeve Oskar, për dekada është konsideruar një seks-simbol internacional. Megjithatë ky etiketim nuk duket të jetë zbehur aq shumë po të marrim në konsideratë që është gjyshe dhe është 77–vjeç.

Por koha kalon për të gjithë, edhe për gratë e famshme dhe në këto fotografi duken edhe shenjat për të. (LajmeShqip.com)