Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 19:37

Është një nga çiftet më të përfolura, por asnjëherë nuk ishin parë apo fotografuar bashkë. Kanë zgjedhur kopertinën e një reviste të re në treg për të bërë publike dashurinë e tyre. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë në kopertinën e revistës “Who”, në numrin e parë të saj, ku janë botuar për herë të parë fotografi të çiftit në çaste intime me njëri-tjetrin. 

Lidhja e Shkëlzenit me Arminën, nisi të përflitej gjithnjë e më shumë pas divorcit të djalit të ish kryeministrit, me bashkëshorten e tij Sadijen, me të cilën ka dy fëmijë. 

 
Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 18:33

Çifti Rama është në pritje të marrjes së një kredie, e cila do të përdoret për shtëpinë e re që po ndërtojnë në Surrel të Komunës së Dajtit në Tiranë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është detyruar të rideklarojë pasurinë e plotë të tij dhe të bashkëshortes Linda Rama pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si pasojë e një shkëputjeje në procesin e deklarimit që ai pati gjatë kohës që drejtonte Partinë Socialiste.

Kësaj radhe, deklaratës së Ramës i shtohet shtëpia e banimit në fshatin Surrel të Komunës së Dajtit, në të cilën ai deklaron se e ka të ndarë me bashkëshorten dhe në total, shpenzimet për ndërtimin e saj kapin vlerën e rreth 400 milionë lekëve të vjetra, (396.077.410 lekëve të reja).

Në deklaratat e pasurisë të Edi dhe Linda Ramës theksohet se vetëm gjysma e vlerës së kësaj banese është paguar nga ta. Për pagimin e vlerës së plotë çifti është detyruar që të marrë një kredi në bankën Intesa Sanpaolo, me vlerë 80 mijë euro në tetor të vitit të kaluar, të cilën kanë nisur ta paguajnë me këste. Sa i përket tokës në Surrel, ajo deklarohet se është blerë nga të ardhurat e Linda Ramës me një vlerë që në total kap shifrën e 1,086,650 lekëve.

Çifti kryeministror deklaron se po jeton në një shtëpi me qira në kryeqytet dhe në deklaratë jepet vlera e plotë që ata paguajnë për këtë apartament. Nga ana tjetër, Linda Rama deklaron se ka dhënë hua një shumë prej 70 mijë eurosh pa interes. Kjo shumë u kthye pak kohë më parë në një debat mediatik dhe zonja Rama deklaroi se këtë hua ia kishte dhënë së motrës dhe këto të ardhura vinin nga kursimet që ajo kishte mundur të akumulonte nga puna ndër vite.

Ndërkaq të dy bashkëshortët kanë pakësuar të ardhurat e tyre përgjatë vitit 2013. Në deklaratë tregohet qartë se të ardhurat në llogaritë e tyre bankare janë ulur gjatë vitit të kaluar. Linda Rama deklaron se fiton rreth 1.010.016.2 lekë në një vit nga ekspertiza dhe disa të ardhura të tjera ekstra nga një apartament personal i lënë me qira dhe interesat bankare. Rama ka trashëguar nga i ati dhe një Studio Arti, me një sipërfaqe 62 metër katrorë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Komunës së Parisit, në një vlerë 25 milionë lekë të vjetra.

Edi Rama bën të ditur se ka trashëguar nga babai i tij, Kristaqi, dhe një koleksion punimesh, por që vlera e tyre nuk është përcaktuar akoma. Kryeministri ka deklaruar gjithashtu dhe 20 milionë lekë të vjetra të ardhura të krijuara si pasojë e shitjes së librit të tij, “Kurban”.

I biri i Kryeministrit, Gregori, si fëmija më i madh, deklaron se nuk ka asgjë për të deklaruar. Familja kryeministrore paguan rreth 5.8 milionë lekë të vjetra për qiranë vjetore. Ata banojnë në një nga apartamentet pranë rrugës “Sami Frashëri”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Deklaratat e pasurisë së zyrtarëve u bllokuan për më se dy vite nga ILDKPKI-ja, nga drejtuesja e këtij institucioni, Zana Xhuka. Fillimisht faji iu vu ligjit që ndalonte publikimin e tyre, pa realizuar më parë arsyetimin aritmetiko-logjik të deklaratave të zyrtarëve. Pas ndryshimeve të fundit të ILDKPKI-së, të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë, deklaratat e zyrtarëve u bënë publike.

(GSH)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 16:33

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së premtes. Pas një lidhjeje intensive dashurie me Monikën, një arkitekte italiane, futbollisti bukurosh ka vënë rrethin e martesës. Dasma është bërë në një prej resorteve më luksoze të Prishtinës, por dëshira e Lorikut ka qenë që të jetë sa më diskrete, ndaj deri në momentet e fundit detajet janë mbajtur të fshehura.

Ne kemi zbuluar se pjesë e ceremonisë janë bërë edhe kolegët e tij futbollistë. Sakaq, një tjetër ceremoni e vogël është bërë në Romë dy javë më parë. Çifti mblodhi në të vetëm njerëz të afërt dhe po ashtu u kujdes që të mos bëhej bujë në media e në publik. Nuk e dimë arsyen e insistimit të Lorikut për ta mbajtur kaq të fshehur atë që konsiderohet si dita më e lumtur e jetës, por me siguri mund të themi se kjo do të jetë e vështirë.

Duke qenë jo vetëm i suksesshëm në fushën e tij, por edhe shumë i kërkuar në showbiz si një ndër meshkujt më të pëlqyer, fotot apo detajet pritet të zbulohen një e nga një. Duke i kujtuar djaloshit bukurosh se me vendimin për martesë ka mërzitur shumë fanse, ne i urojmë çiftit një jetë të lumtur!

 
Lajme Shqip Sunday, 22 June 2014 14:30

Genta Ismajli ka postuar një foto të veçantë në llogarinë e saj në Instagram ku është kthyer mbrapsht për të treguar fleksibilitetin e trupit të saj. Këngëtarja është kapur për një tub në trotuarin e një ure dhe duke qeshur ka dhënë për fansat e saj një foto të bukur.

Fotoja është e kthyer mbrapsht për të dhënë idenë e kokës lart, por që në të vërtetë Genta është pozicionuar me kokë poshtë.

 
Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 16:36

Vendi ku do të mbahet gara e Miss Shqipërisë është kalaja e Ulqinit. Ajo është dhe mbetet simbol i qytetit që tërheq interesimin e turistëve. Ajo është ndër të rrallat kala që edhe sot e kësaj dite është e banuar. Ndërtimi dhe historia që bart ajo e bën Ulqinin pjesë të vyer të historisë. Pas udhëtimit mbi një javor në të gjithë vendin, Miss Shqipëria 2014 është ndalur në Shkodër. 31 bukuroshet, i ndajnë vetëm disa ditë nga nata finale e cila do të zhvillohet në Ulqin, ndaj për këtë arsye organizatoret e Miss Shqipërisë kanë dhëne një konferencë për shtyp lidhur me turin turistik dhe detajet para finales së madhe të 27 Qershorit.

Udhëtimi që ka promovuar vlerat turistike dhe trashëgiminë e vendit, është mbyllur në Theth vend i cili u vizitua për herë të parë këtë edicion të Miss Shqipërisë. Pas Thethit, organizatoret dhe vajzat pjesëmarrëse janë ndalur në fabrikën e Cottoneles, e cila mundëson veshjet e 31 konkurrenteve, e që prej vitesh vesh edhe Miss Italia-n.Vendi ku do të mbahet gara e Miss Shqipërisë është kalaja e Ulqinit. Ajo është dhe mbetet simbol i qytetit që tërheq interesimin e turistëve. Ajo është ndër të rrallat kala që edhe sot e kësaj dite është e banuar. Ndërtimi dhe historia që bart ajo e bën Ulqinin pjesë të vyer të historisë./kultplus/

 
Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 13:35

Kështu, edhe pse ajo nuk dëshiron të flasë për medie, portali Almakos ka arritur të realizoj me Arifini një intervistë ekskluzive, ku ish modelja nga Gjilani Arta Arifi, rrëfen ndryshimin e saj që ka bërë, një ndryshim ky i cili nuk është tejet i zakonshëm, andaj ju ftojmë që më poshtë të lexoni intervistën e saj të plotë të realizuar nga Almakos.

Almakos: Arta, fillimisht ju falënderojmë që pranuat të intervistoi nga Almakos, duke e ditur se keni patur oferta të shumta për intervista, por që nuk i keni pranuar?

Arta Arifi: Është e vërtetë që nuk kam pranuar të intervistohem, pasi që ka edhe prej atyre njerëzve që mezi presin që t’i deformojnë gjërat e sidomos kur bëhet fjalë për fenë Islame, kështu më mbetet mua të ju falënderoj për kohën që keni ndarë të më intervistoni mua.

Almakos: Tashmë jeni mbuluar, ashtu siç praktikojnë myslimanet, por një kohë keni qenë edhe një modele shumë e njohur, mund të na thoni si nisi karriera juaj, dhe si ndodhu ky ndryshim?

Arta Arifi: Si e re jam marrë me modelizëm, kam qenë 15 vjeçare, kur veç u zgjodha miss “Gjilani”, më pastaj në po të njëjtin vit mora çmimin e “miss sharmi i Kosovës”, si dhe “Mis Publiku”, njëkohësisht u shpalla “Mis shoqëruesja e parë e Shqipërisë”. Ndërkohë, kam punuar 12 vite me radhë si modele me italian, Zvicran, shqiptarë etj.

Almakos: Si ishte jeta juaj si modele e njohur?

Arta Arifi: Realisht unë sa isha modele kisha “gjithçka”, por jo edhe lumturinë! Ndjeja një zbrazëtirë brenda vetes gjithmonë… mirëpo, nuk e kisha idenë se çka më mungonte.

Almakos: Përderisa merreshi me modelizëm, çka dinit ju për Islamin dhe myslimanët, atëherë i praktikoje obligimet fetare si një myslimane?

Arta Arifi: Unë atëherë s’kisha ide për Islam, e as që më ka interesuar kjo gjë, bile krejt çka dija për ta ishte se ata janë terrorista, ngase në të shumtën e rasteve ashtu përshkruhen nga mediet e ndryshme, por që një gjë e tillë nuk kishte qenë aspak e vërtetë!

Almakos: Na tregoni si ndodhi ai ndryshim i madh në jetën tënde, pra t’i përkushtoheni tërësisht Islamit, duke i mbuluar dhe praktikuar obligimet fetare si myslimane?

Arta Arifi: Marrëdhënia ime me fenë Islame, pra praktimi i fesë, erdhi vonë. Një ditë, kisha dale me shoqet, më pastaj s’kisha më dëshirë te rrija jashtë, po atë natë erdha në shtëpi më zuri gjumi në dhomën e vëllait Skyfterit, aty pash një ëndërr sikur e tëra isha mbulur me të bardha, lexoja librin e shenjtë Kuranin në gjuhën arabe, dhe në dhomë një njeri me mjekër të madhe, dhe me këmishë të bardhë e ruante derën sikur shumë i shqetësuar që të mos hynte askush, përnjëherë më doli gjumi dhe pashë qe kishte qenë ëndërr. Kur u zgjova e dëgjova ezanin e kohës së namazit të sabahut, dhe thash me vete: jo kjo ska te bëj me mua asgjë! U zgjova isha shumë kureshtare të dija rreth ëndrrës, bisedova me shumë njerëz. Dhe fillova të interesohesha për Islamin, bleva rroba për namaz (Bile shitësit në dyqan u habitën kur më panë se jam duke blerë mbulesë), mësova të mar abdes lexoja shumë dhe qaja shumë, kështu fillova me 5 kohë namaz, duke e mbajtë letrën në dorë sepse duatë nuk i dija përmendsh. I lash të gjitha gjërat e devijuara mënjanë! U përkushtova vetëm në rrugën e Allahut, pastaj e lash edhe punën dhe përnjëherë thash: Fjala e Allahut për mua është ligj, unë po mbulohem dhe pikë!

Almakos: Si e pranuan të afërmit tuaj këtë vendim?

Arta Arifi: Në fillim nëna ishte kundër sepse unë po humbisja gjithçka punën, modelimin, famën etj, por më pastaj ajo pa vendosshmërin time, dhe tani jemi ok.

Almakos: Jeni bija i një atdhetari të famshëm, i cili ka qenë i dënuar politikisht 13 vite si dhe pjesëtar i UÇK-së, të ndjerit Milazim Arifi ?

Arta Arifi: Babi më ka vdekur qe 2 vite, nuk besoj se ai do te ishte kundër vullnetit tim.

Almakos: Por, si e pranoi shoqëria ndryshimin tënd?

Arta Arifi: Shoqëria që kisha dikur ata u larguan sepse më nuk ju pëlqeja, edhe Elhamdulilah e kuptova se kë kisha shoqe e kë jo, tani nuk kam vetëm shoqe tani kam motra dhe shoqe, e sheh? Tani ndjehem shumë më mirë.

Almakos: A të fyenin njerëzit, pasi që u mbulove?

Arta Arifi: Po si jo, bile ka pas raste kur kanë ik nga un, ikni se i ka msheft armët ndër hixhab haha (qeshet), Allahu na ruajt, bile jo veq të huajt besa ka pas edhe nga familja ime, sepse për familjen tonë ka qen risi, asnjë të mbuluar se kam pas në familje as një hiq!

Almakos: Si ndjehesh tani pas gjithë këtij ndryshimi ?

Arta Arifi: Totalisht ndryshe, sikur jam dikush tjetër dikush më i mirë më i hareshëm më i vullnetshëm, me një fjalë sikur ta dinin të tjerët njejt do vepronin sikur unë , jeta ime tani ka ngjyra dhe s’është bardhë e zi elhamdulilah.

Almakos: Ju me siguri i dëgjoni ligjeratatat nga hoxhallarët tanë?

Arta Arifi: Po dëgjoj shumë, Elhamdulilah tash ka plot ligjërata e dëgjoj Hoxhë Bekir Halimin, dhe Hoxhë Muhamed Dermakun, Hoxhë Ekrem Avdiun, Hoxhë Enis Rama, Hoxhë Irfan Salihun si dhe plot ligjërata që naj mundësojnë Peace Tv dhe Audionur.

Almakos: Vëllau i juaj Skyfter Arifi është ra dëshmorë në Sllupçan në vitin 2001, na tregoni diç më tepër për vëllaun?

Arta Arifi: Vëllau im Skyfter Arifi ka qenë shume besimtar I devotshëm, I vetmi në tërë familjen tonë, ai bënte namaz, agjëronte dhe ishte shembull për të mirë. Por unë atëherë kam qen 12 vjeçe, Skyfteri dhe Flamuri (Vëllau im tjetër) kanë qen bashkë në luftë të Kosovës, pastaj Skyfteri ka vazhdu në luftën e Preshevës me djalin e axhës Kastriotin, Pastaj nga aty vazhdoj në Sllupçan të Kumanovës ku dhe ra shehid inshaAllah, por pushka e tij nuk pushoi sepse I Ati I Skyfterit. Milazim Arifi e zevendesoi me plot krenari..jam e sigurtë sikur të ishte ai gjallë do të ishte shume krenar me mua!

Almakos: Kjo intervistë realizphet me 11 Qershor 2014, pikërisht në këtë ditë portalet ishin të mbushura për zhveshjen e filan këngëtareve tona?

Arta Arifi: Unë fillimisht as nuk dua me i pa ato, sepse fetarisht e kam haram me i pa femrat e zhveshura, po llogarite ato sa haram e kanë mënyrën se si shfaqen? Prandaj, s’kisha dashtë as me i pa dhe besa ju iki gjithmonë gjërave të tilla, sepse me këta sy unë pretendoj me e pa Allahun Krijuesin tim.

Almakos: Dhe për në fund mesazhi i juaj për lexuesit tanë?

Arta Arifi: Sot kur shoh vajzat e zhveshura në rrugë duke ecur, ose në tv ose ku do qoftë them me vete: Oh Zot a edhe unë paskam qenë kështu?? S’mundem ta besoj! Unë jam e dashuruar shpirtërisht me mbulesën time, nuk jetoj dot pa te, dhe një ditë tek bisedoja me Nënën i thash: dua t’më varrosin natën kur të vdes, tha pse natën? Thash sepse Aisha (radiallahu anha) e ka dashtë të njetën për arsye që nëse e bartin burrat trupin e saj të vdekur mos të kenë mundësi ta shohin atë fare!

Unë kam një familje të mrekullueshme që i dua më shumë se veten time, tek ata kam gjet përkrahje të pa fund, Të gjitha vajzave qe sot duan ti ecin hapave të mi (modelojnë) ju them Mosni ju lutem, ju vleni më shumë se sa të ju shohin të gjithë, trupi yt nderi yt nuk janë për çdo kënd. Prandaj, mos e ndiqni rrugën e djallit sepse ai është armiku ynë i hapur.

Dhe krejt për fund, sikur të ishte zhveshja civilizim, kafshët e mia para 30 viteve paskan qenë të civilizuara (këtë e thoshte xhaxhai im që është arsimtar) edhe logjikisht ashtu është, pasi që kafshët gjithnjë janë të zhveshura. /Almakos

 
Lajme Shqip Saturday, 19 April 2014 17:01

Me një veshje të zezë e cila ekspozon dekoltenë e saj bombastike Vildane Zeneli ka goditur edhe këtë herë në shenjë.

Modelja shqiptare me famë edhe në botë duket se nuk ka të ndalur me projektet e saj.

Herë pas here ajo ndan foto me fansat në rrjetet sociale ku mer komplimente të shumta për format e saj trupore dhe për profesionalizmin si modele.

Këtë herë Vildane ka pozuar në plazhe ekzotike me një natyrë mbresëlënëse dhe ka ndarë foto të peisazhit me fansat në “Facebook”./tribuna/

 

 
Lajme Shqip Friday, 18 April 2014 16:22

Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje. Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër. Për të mësuar mbi historinë e këngës “The Monster” dhe për karrierën e krijueses së saj, gazetari Julian Zyla i Zërit të Amerikës i mori Bleta (Bebe) Rexhës një intervistë.

Zëri i Amerikës: Dy këngëtarë shumë të njohur, Eminem dhe Rihanna, bashkëpunuan sërish për të kënduar “The Monster”. Kënga arriti vendin e parë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard. Por, versioni origjinal i këngës, me refrenin pothuajse të pandryshuar janë tuajat. Na tregoni më tepër, si ndodhi kjo?
 
Bebe Rexha: Unë kam pasur kontratën time të parë me shtëpinë diskografike Island Def Jam kur isha 19 vjeç. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe unë isha shumë e trishtuar dhe e stresuar prej kësaj. Një ditë, gjatë asaj kohe, krijova këngën “Monster Under My Bed”, me miqtë e mi në studio dhe ne po punonim mbi një disk për të gjetur një shtëpi diskografike tjetër. Pasi e kishim mbaruar këngën një miku im ia tregoi atë dikujt tek Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminem, dhe kur Eminem e dëgjoi këngën ai vendosi menjëherë se e deshte këngën për vete. Më pas ata morën Rihannën për të kënduar refrenin. Unë e kam dëgjuar këngën për herë të parë në radio. Ishte diçka e pabesueshme.
 
Zëri i Amerikës: Pra, ju nuk e dinit që kjo po ndodhte, që ai kishte zgjedhur këngën tuaj për ta përfshirë në albumin e tij të ri?
 
Bebe Rexha: Jo, unë nuk dija asgjë. E mora vesh kur Eminem dhe Rihanna vunë në faqet e tyre në Facebook titullin e këngës: The Monster. Nuk mund ta besoja, ishte diçka fantastike. Pra nuk isha aspak në dijeni që kjo po ndodhte. Në fakt, ishte mamaja ajo që më telefonoi dhe më tha: “Kontrollo faqen e Facebook-ut të Eminem. Ai sapo publikoi diçka për ‘The Monster’”. Në ato momente unë isha në Los Anxhelos duke regjistruar në studio për albumin tim debutues dhe kur pashë që ai kishte shkruar për këngën, u gëzova jashtë mase, ishte një gjë e mrekullueshme.
 
Zëri i Amerikës: Si autore tekstesh, ju keni shkruar “The Monster” dhe këngë të tjera si “Like a Champion” për Selena Gomez. Megjithatë, ju jeni një këngëtare, e cila sapo ka publikuar në internet këngën e saj të parë si artiste solo “I Can’t Stop Drinking About You”, pjesë e albumit debutues. Çfarë mund të na thoni për karrierën tuaj si këngëtare?
 
Bebe Rexha: Sa i përket së shkuarës, unë isha në një grup me Pete Wentz të quajtur Black Cards. Pete Wentz është anëtar i grupt Fall Out Boy. Pra, Black Cards ishte grupi i mëparshëm ku unë isha këngëtare, duke bashkëpunuar me shtëpinë diskografike Island Def Jam. Pasi kjo shtëpi diskografike hoqi dorë nga kontrata me mua, unë nisa të punoj me artistë si Selena Gomez, Nikki Williams, si dhe me shumë DJ që po fitojnë famë, si Cash Cash. Tani po punoj me albumin e ri të David Guetta-s. Unë nisa të shkruaj më tepër tekste këngësh në mënyrë që të mund të punoja me projektet e mia.      
 
Zëri i Amerikës: Bebe, prindërit tuaj janë shqiptarë. Cila është historia juaj e familjes dhe çfarë domethënie ka pasur kjo gjë për për ju?
 
Bebe Rexha: Babai im është nga Dibra, në Maqedoni. Ai erdhi këtu në SHBA në vitet 1980 me nënën time. Prindërit e nënës sime janë nga Gostivari. Ne na pëlqen ta mbajmë kulturën tonë dhe unë jam shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët e mia. Mundohem që të shkoj në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit, pasi familja është shumë e rëndësishme për mua. Shumë shpesh kemi dasma e ngjarje të tilla, kështu që me prindërit e mi i vizitojmë shpesh familjarët atje.   
 
Zëri i Amerikës: Si është e organizuar dita juaj? Sa kohë i kushtoni të shkruarit, të kënduarit apo gjërave të tjera?
 
Bebe Rexha: Të jem e sinqertë, nuk ndalem kurrë. Zgjohem herët në mëngjes dhe shkoj në studio. Më pas menaxheri më telefonon dhe më thotë se çfarë programi kemi. Ndonjëherë më duhet të bëj gati valixhet sepse mund të më duhet të udhëtoj. Nesër, për shembull, do të shkoj në Suedi. Kur të jem atje do të punoj për këngë të reja, për rreth dy javë. Pra, dita ime është shumë e zënë, nuk ndalem asnjëherë. Ky është pasioni im i vërtetë dhe e dua shumë profesionin tim. Pra, muzika është diçka me të cilën merrem 24 orë në ditë, pasi është diçka që dashuroj.
 
 Zëri i Amerikës: A ka një ndonjë moment ose ngjarje që ju ka lënë mbresa më shumë se të tjerat dhe për të cilën i jeni vërtet mirënjohëse karrierës suaj?
 
Bebe Rexha: Një herë isha e ftuar në një festival në Londër, Hard Rock Calling, që është si festivalet që kemi shpesh dhe këtu në SHBA ku marrin pjesë 10 ose 15 artistë të mëdhenj, dhe organizatorët atje na thanë se grupi ynë, Black Cards, do të interpretonte në hapje të një koncerti të madh. Kur shkova atje, pashë që bëhej fjalë për Bon Jovi-n. Kur u ngjita në skenë, isha përballë 60 mijë njerëzve. Nuk mund ta besoja që ndodhesha përballë kaq shumë njerëzve, madje pata dhe mundësi të takoja Bon Jovi-n pas kuintave. Ai ishte një moment i madh dhe shumë special për mua.
 
Zëri i Amerikës: Çfarë është ajo që vërtetë do të donit të arrinit në karrierën tuaj, qoftë ndonjë ëndërr apo qëllim?
 
Bebe Rexha: Sinqerisht, unë thjesht dua që muzika ime të dëgjohet. Shkruaj shumë prej këngëve të mia që të ndihmoj njerëzit. Nuk ka rëndësi nëse janë 10 njerëz apo 1 milion, thjesht dua që muzika ime të mund të ndihmojë të tjerët. Për shembull, kënga e Eminemit dhe Rihannës, Moster Under My Bed, është për momentet kur ndonjëherë mendojmë se jemi pak të çmendur, ose të papërshtashmëm, apo jo perfektë. Kënga thotë se mund ta pranojmë veten ashtu siç jemi, me çmendurinë që kemi, me të qenit jo perfektë. Të pranosh gjithçka duke thënë se “jam mik me monstrat nën shtrat dhe flas me zërat në mendjen time” por jam në rregull me këtë gjë dhe e dua vetveten. Pra, të ndihmoj njerëzit në botë: ky mendoj se është qëllimi im, ëndrra ime.   
 
Zëri i Amerikës: A keni një artist të preferuar ose dikë që e konsideroni si një model për ju?
 
Bebe Rexha: Më pëlqen shumë grupi The Cranberries, më pëlqen pa dyshim Madonna, por gjithashtu Michael Jackson; Lauryn Hill, pra grupi The Fugees. Më pëlqen shumë muzika rap, muzika klasike, dhe shumë artistë e lloje të tjera muzike, por këta janë disa nga të preferuarit e mi.
 
Zëri i Amerikës: Kur parashikoni të publikoni albumin tuaj dhe cilat janë planet për të ardhmen e afërt dhe të largët?
 
Bebe Rexha: Tani po punoj me shtëpinë time diskografike, Warner Brother Records, me të cilën kanë punuar artistë si Madonna dhe Prince dhe jam e lumtur për këtë. Me ta po përgatitemi për publikimin e gjerë të këngës “I Can’t Stop Drinking About You”, më datë 1 qershor. Më pas do të vijë dhe publikimi i albumit, ndoshta pas 3 ose 4 muajsh. Do të jetë një përvojë e bukur. Do të bëjmë gjithashtu dhe promovim e albumit, i cili do të publikohet në të gjithë botën dhe jam shumë entuziaste për gjithçka. Jam me fat, sepse kam shumë mbështetje nga shtëpia diskografike, nga familja ime dhe nga komuniteti shqiptar. Jam shumë mirënjohëse për këtë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 April 2014 13:09

Kjo është shtëpia më e “famshme” në Shqipëri. Kjo nuk eshte pjesa e brendshme të cilët e njohin fansat por pjesa e jashtme e saj. Bëhet fjalë për shtëpinë e “Big Brother Albania” e cila ndodhet shumë pranë City Park.

Sic e shihni edhe nga fotot, shtëpia nga jashtë është thjesht një ndërtesë gri, me kapanonedhe me dritare të shumta. Me siguri ndërtesa është lënë e tillë, për të mos tërhequr vemendjen. /albeu/

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 April 2014 12:22

Nëse jeni prind e kuptoni shumë mirë se cfarë do të thotë show man-i Ardit Gjebrea me këtë publikim në një prej rrjeteve sociale. “Hëngra një shpullë të paparë! Po shihja ëndërr? Jo, ishte Anna që hapi krahun e ma plasi në fytyrë. Cdo natë e nis gjumin me ne dhe më pas e coj në krevatin e saj, por mbrëmë paskam fjetur dhe PAUUUUU! Booooo sa të rëndë dorën, sytë xixa!. Cfarë dashurie në fund te fundit, e putha”, shkruan Gjebrea në Facebook. 

Arditi ka dy fëmijë, Joni dhe Anna, e vogla 4 vjec. Për më të voglën, Arditi shprehet “Kur të jeni në moshën time, mos e lini pa e patur edhe një fëmijë, është dhurata me bukur që mund të të japë Zoti”. 

Ndërsa ne i japim të drejtë Arditit në cdo pikë e presje, përvec faktit që duhet të mësojë Annën ta vendosë të flerë në shtratin e saj.