Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 17:20

Përmes rrjetit social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje, duke bërë të ditur se ka marrë gjithsej 12 mijë mesazhe urimi. 

“Të dashur miq, këtë vit pata fatin e madh që Zoti, në një koinçidencë hyjnore frymëzuese për mua, bëri të mundur që unë më dt. 15 tetor të festoj Kurban Bajramin dhe ditëlindjen time. Por urimet e ngrohta e miqësore të miqve nga Shqipëria dhe mbarë bota që vërshuan në këto festa ishin Gëzimi dhe mirësia e asaj dite. Ato bënë këto, festat më të ngrohta, më të ndjera, më të hareshme dhe me frymëzuese të jetës sime. 
Në “Facebook”, në mesazhe, në What’s’app dhe email unë kam marrë 12 mijë mesazhe urimi. Në pamundësi reale për tu përgjigjur, siç e meriton secili prej tyre, unë me këtë mesazh dua të falenderoj çdonjërin prej tyre me mirënjohjen më të thellë dhe nga zemra t’ju uroj jetë të gjatë, plot shëndet, mbarësi, gëzime e suksese për veten dhe familjet e tyre. Unë dua gjithashtu të falenderoj me mirënjohje të veçantë edhe 107 mijë miq të FB që patën mirësinë të shprehin urimin e tyre me likes në statuset e rrjetit tonë kushtuar dy festave si dhe 1.703.416 qytetarë të tjerë që na nderuan me leximin në FB të statuseve kushtuar këtyre dy festave. Mirënjohje të thellë për të gjithë!!!”- shkruan Berisha, raporton ballkanweb.

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 October 2013 14:19

Ajo u shndërrua në një seks simbol në Botërorin e futbollit 2010, kur mbështeste kombëtaren e Paraguajt, ndërsa tashmë shihet si një nga femrat më të dëshiruara në botë. E ftuar në një emision televiziv në Kili, Larissa Riquelme bëri të ditur se ka patur mjaft oferta nga futbollistët për të kaluar një natë të nxehtë me të. 

“Sikur ta dinit kush më ka ofruar para për të bërë seks me mua…Futbollisti më i mirë i botës, Messi.”- deklaroi bukuroshja paraguaiane. 

Tifozja seksi rrëfeu gjithashtu se gjatë kohës që ndodhej në Brazil për të reklamuar numrin e revistës “Playboy”, ku ajo kishte pozuar e zhveshur, një numër i madh futbollistësh i kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. 

“Gjëja më e çuditshme është se edhe presidenti i vendit tim më kontaktoi njëherë dhe më tha se mund të më dërgonte një avion privat për të shkuar tek ai, por unë nuk pranova. Nuk jam një grua e lehtë, nuk do shitesha kurrë për seks.”- deklaroi bukuroshja. 

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 15:54

Këngëtarja Nora Istrefi ja ka ëndja që të vallëzojë edhe kur është në pushim.
Këtë gjë ajo e ka bërë në një pishinë, ku nuk dihet në të cilin vend, përderisa këngëtarja ka vallëzuar bashkë me motrën e saj.
Ndryshe, Nora sivjet ka pasur një sukses të konsiderueshëm me këngën “La Mama”, përderisa këngëtarja ka paralajmëruar edhe një këngë hit në muajt në vijim, shkruan express.
Se si vallëzon Nora në “kohën e lirë” mund ta shikoni në videon më poshtë që vet këngëtarja e ka postuar në Instagram.

 

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=Jsp767qEwos

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 12:47

Një lajm i vjetër falso po vazhdon të qarkullojë në internet se aktori kinez i filmave aksion, Jackie Chan ka vdekur, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Fjala është për një lajm të pavërtetë se aktori me origjinë nga Hong Kongu ka vdekur gjatë realizimit të një skene aksioni, i cili ka filluar sot sërish të shpërndahet kryesisht në rrjetin social, facebook.

Ekspertët e sigurisë së internetit paralajmërojnë se klikimi në aplikacione të tilla që shpërndajnë lajme të rrema janë shumë të rrezikshme.

 
Lajme Shqip Tuesday, 23 July 2013 13:12

Hoxha ka qenë në Paris dhe Bruksel i dërguar i Shërbimeve Sekrete të mbretit Zog. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur studiuesi Vasfi Baruti në librin e tij “Enver Hoxha në optikë të re”. Në pjesën e dytë të intervistës në “Gazeta Shqiptare” për këtë monografi, ai flet për jetën në rini të diktatorit, duke cekur rolet në teatrin e qytetit të Korçës, debatin me Sabiha Kasimatin, marrëdhënien e Hoxhës me këngëtaren franceze Piaf, rrëfimin që ka bërë për të tek bashkëshortja Nexhmije Xhuglini…

Si trajtohet fëmijëria, shkollimi, për çfarë shquhej Enveri, subjektivizmi dhe objektiviteti në vlerësimin e tij?

Për traditë të familjes së Hoxhatëve, në breza kishin dalë klerikë të arsimuar, edukimin e parë për tre-katër vjet Enveri e mori në Mejtep, shkollë fetare me cikël të mbyllur, për klerik i lartë i arsimuar në Turqi apo vende të tjera arabe, por pa e mbaruar përjashtohej nga shkolla, për ndonjë paudhësi fëminore, që shquhej. Vazhdoi mësimet në shkollën shqipe “Drita” dhe që në klasën e parë e në vazhdim ishte tre apo katër vjet më i madh se shokët, prandaj dhe s’mund të mos ndjehej komandant i tyre, duke vringëlluar atë thuprën e thanës që e mbanin mësuesit për të vendosur rregull e disiplinë. Vazhdoi Liceun Francez të Gjirokastrës, për dy vjet, dhe me mbylljen e tij, tre vjetët e mbetura i mbaroi në Liceun Kombëtar të Korçës, që njihej me emrin Liceu Francez. Enveri ishte një fëmijë inteligjent, por me rezultate nën mesatare, madje edhe me provime në vjeshtë, në Liceun e Korçës, me notat më të ulëta në shkencat e natyrës dhe afër mesatares në lëndët shoqërore, si histori e gjeografi.

Në një biografi të botuar dy vjet më parë “konstatohet” se tek Enveri nuk binte në sy ndonjë gjë e veçantë për t’u shenjuar, ai nuk shquhej si një adoleshent karizmatik, përveç “një lloj angazhimi në teatër dhe një rol episodik që ai ka luajtur (B.F). Kësaj i thonë t’i vesh të vërtetës një fashë të zezë, pasi Enveri që fëmijë i vogël, me atë papionin dukej si një lord i vogël, shumë fotozhenik, Enveri kishte prirje për aktrim dhe letërsi apo histori. Në teatrin e shoqërisë “Studenti”, Enveri nuk kishte rol episodik, por role të rëndësishme, siç ka mbetur në gazeta “Demokratia” e 31 marsit 1928: “… Nën impulsin e Enver Hoxhës dhe të shokëve të tij qyteti do të shijojë vepra të Molierit, Bomarshesë etj. Në pjesën e Molierit ‘Doktor pa dashka’ studenti Enver Hoxha luan dy role, të Valerit e të Thiboltit”. Mesa shihet, Enveri ishte protagonist në rolin e organizatorit të teatrit dhe vazhdoi të aktrojë me grupin edhe kur ishte nxënës në klasën e tretë të Liceut të Korçës. Aftësia e tij për të shkruar u shfaq disa ditë pasi kishte mbaruar Liceun e Korçës, me fjalën e tij mjaft të ndjerë në ceremoninë mortore për përcjelljen e Vehab Ciut, një ndër shumë të paktë studentë i lauruar me çmim shumë të lartë, që rrallë jepej nga qeveria Franceze për studentë vendës e të huaj, paçka se në fjalën e tij shfaqi dhe një kufizim të ndjeshëm ideor, në gojën e një prifti të lashtë për kotësinë e jetës.

Në botimet partiake Enverit i jepen merita të pamerituara, që as arsyeja s’i pranon: “… Në moshën 12-vjeçare Enveri bashkohet me lëvizjen e protestave në Gjirokastër kundër pushtuesve të huaj” (1978). Ose, Enveri “rrëfehet” se ishte dashuruar me Moskën dhe luftën patriotike të rusëve, rrëfim i gatuar me fantaste politike e asfare i besueshëm për Enverin fillorist 10 a 11 vjeç atëherë: “Që i vogël, në bankat e shkollës, fillova të të dua me gjithë shpirt, o Moskë e madhnueshme. Kjo dashuri lindi në zemrën teme të njomë kur unë këndova për herë të parë luftën tënde të pavdekshme patriotike kundër Napoleonit, kundër invadorit francez …” dhe plot fantaste çmendurake shkruar për gazetën “Pravda” në 800-vjetorin e Moskës, nëntor 1947.

Është përfolur shumë bursa e Enverit në Francë, cila është e vërteta sipas jush?

Në tetor 1930 liceisti Enver fiton një bursë shtetërore për studime në Universitetin e Montpeljer, në seksionin e Botanikës dhe për këtë bursë u kaluan tri barrikada ligjërisht të pakapërcyeshme: Bursa jepej për nxënës me rezultate të larta në mësime dhe Enveri mbaroi liceun me rezultate nën mesatare; Enveri që kishte mbushur moshën 22 vjeç detyrimisht sipas ligjit duhet të kryente shërbimin ushtarak, ndërsa mbreti nuk kishte vënë kufizime politike për shkollimin me bursë të fëmijëve të kundërshtarëve të tij polikë, por për bursa jashtë shtetit, për fëmijë të emigrantëve politikë kishte kufizime të forta, Enveri kishte kunatin Bahri Omari në Itali, një kundërshtar politik i fortë i Zogut dhe këto tri pengesa veç e veç e së bashku e bënin të pamundur që Enveri të fitonte bursë, megjithatë kishte dhe një shteg shumë të ngushtë ku mund të kalohej: lëshimi bëhej “për nevoja specifike në interes të shtetit”, siç e përcaktonte ligji. Në këto rrethana Enverit iu gjend kushëriri i dytë i tij, Abedin Hoxha, që mbante detyrën e Kryetarit të Shërbimit Sekret të Shtetit – Enveri rekrutohej për shërbime të veçanta në Francë dhe vërtet dokumentet mungojnë, por kemi postulatin e babait të historisë, Plutarkut: Kur mungojnë faktet, vër në punë argumentet. Megjithatë, argumenti “shërbime të posaçme për shtetin” merr vlerë hap pas hapi me të papritura befasuese të Enverit student, i përjashtuar si student e diplomat në Konsullatën e Brukselit. Për B. F. merita për bursën e Enverit i njihet Eqerem Libohovës, ministër i Punëve të Jashtme, i cili nuk ishte ministër i Jashtëm, i tillë ishte Rauf Fico.

Enveri në memoriaristikën e tij është i pasinqertë me rrëfimin për gëzimin e madh që ndjeu kur kishte lexuar në gazetë emrin e tij që kishte fituar bursë për Histori-Gjeografi dhe hidhërimin e madh në Ministrinë e Arsimit, kur i thanë se bursa e tij i ishte dhënë një tjetri, por e gjitha kjo është një pështjellim sepse në asnjë gazetë të kohës nuk gjenden të botuara emrat e liceistëve që kishin fituar bursë jashtë shtetit dhe që këtu rrëzohet alibia e Enverit me debatin e “padrejtësinë”, që i ishte bërë në Ministrinë e Arsimit.

Cila ishte marrëdhënia e Enverit me Mirash Ivanajn?

Enveri për më shumë se tre vjet nuk dha asnjë provim apo dhe në dha ndonjë, ishte mbetës, por “Rregullorja për studime jashtë shtetit”, e dekretuar nga mbreti dhe e botuar në Fletore Zyrtare e shkurtit 1929, është shumë kategorike se studentët që mbeten në provime, u pritet bursa (Art. 7) dhe detyrohen t’i kthejnë shtetit bursën e marrë ( Art. 12). Në rregullore përcaktohet qartë se inspektorët e ngarkuar për të ndjekur vijimin e përparimin e stuDentëve jashtë shtetit, tri herë në vit i dërgojnë ministrisë raporte të posaçme për punën, sjelljen e rezultatet në provime për çdo student (Art. 19). Dhe ndërsa Enveri nuk jep apo mbetet në provime dhe raportet e inspektorëve i dërgohen ministrisë tri herë në vit se është mbetës apo jo paraqitës në provim, përsëri Enveri merr bursën, ajo nuk i ndërpritet siç e kërkon ligji. Enveri vërtet nuk jepte provime, por një punë tjetër në shërbim të shtetit e bënte. Nëse kjo nuk është arsye dhe ka një arsye tjetër, cila mund të ishte ajo për partizanët e mendimit ndryshe? E çdo fillim ka e një fund: ministri Mirash Ivanaj, më 2 shkurt ’34 lëshon urdhrin që studentit Enver Hoxha në mars i pritet bursa, ama kur Enveri vjen në pushtet, ia mori jetën në mënyrë mizore.

 
Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 10:52

U raportua më herët se në Shqipëri është bërë trend tatuazhi me fytyrën e Sali Berishës. Mirëpo Berisha, duket se do të ketë konkurencë në këtë garë. Olsi, nga klinika “Olsi Clinic Tatoo” rrëfen se si njerëzit po i shkojnë me kërkesa për të bërë tatuazh edhe Edi Ramën, por jo vetëm atë. Kërkesa ka që edhe ish diktatori Enver Hoxha të bëhet tatuazh. Olsi ka treguar se ka qenë diçka e befasishme kur njerëzit fillimisht i kërkuan figurën e Berishës tu bëhej tatuazh.

“Kam bërë shumë gjëra të veçanta po kjo mendoj se ishte diçka ekstreme. Është një gjë shumë e rrallë të bësh tatuazh një politikan, aq më tepër në Shqipëri ku njerëzit të paragjykojnë për gjënë më të vogël, jo më për një diçka të tillë. Ishte diçka shumë e bujshme, sidomos në rrjetin social “Facebook”, ka thënë Olsi i cili ka tetë vjet që merret me këtë punë.
Ai ka thënë se ka kërkesa që të bëjë tatuazh edhe Edi Ramën, por edhe Enver Hoxhën.
“Janë edhe militantët e hershëm të Enver Hoxhës. Më kanë marrë në telefon dhe ka pasur kërkesa edhe nga ata për të bërë portretin. Pra, aktualisht kanë kërkuar vetëm këta të tre”, ka rrëfyer ai.

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 12:03

Ata që e mbajnë mendin Oktapodin Paul, i cili parashikonte ndeshjet e futbollitkohë më parë, kanë mundur ta shohin Dr. Burdushin duke e luajtur rolin e njëjtë, por ky i fundit parashikoi një “ndeshje” politike në Shqipëri.

E derisa Oktapodi Paul kishte parashikuar një seri rezultatesh të cilat dilnin saktësisht ashtu si parashihte, dr. Burdushi ia ka huqur sa i përket parashikimit të tij në lidhje me atë se cili kandidat do të fitonte zgjedhjet në Shqipëri.

Burdushi në emisionin “Zonë e Lirë”, kishte deklaruar me bindje se Sali Berisha do t’i fitonte zgjedhjet e 23 qershorit.

 “Ramën nuk mund ta shpëtoj dot sepse zgjedhjet me 23 qershor do t’i fitojë Sali Berisha. Këtë e kam parashikuar me vizionet e mia. Nëse Rama do të ketë probleme shpirtërore, nëse ai vjen tek unë, unë e shpëtoj. Për zgjedhjet nuk munde”, kishte thënë Burdushi, raporton Express.

Por, rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri tani janë krejt ndryshe.

Edi Rama ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe pritet të jetë Kryeministri i ri i Shqipërisë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 June 2013 16:10

Edhe pse ka shumë arsye të jetë i buzëqeshur, reperi Kanye West nuk po arrinë ta bëjë këtë.

Ai është fotografuar në mbrëmjen e kaluar duke ecur i vetëm nëpër rrugët e Neë Yorkut, por nuk ka arritur të qeshë edhe një herë të vetme, shkruan Dail Mail.

Arsyet pse Kanye shihet kaq i dëshpëruar nuk dihen saktësisht, mirëpo thuhet se ai është lodhur nga mediat të cilat e përcjellin vazhdimisht. E një gjëje të tillë, duket t’i ketë rezistuar më shumë e dashura e tij Kim Kardashian. 

 
Lajme Shqip Sunday, 26 May 2013 15:46

 

Suedezi Johan Anderson, që piktoroi Amy Winehouse, ka bërë edhe një portret tjetër një ylli të njohur të industrisë së show bizit. Dy javë pasi Angelina Jolie rrëfeu për luftën e saj me kancerin në ankand do të hidhet portreti i saj pa gjinj.

Portreti i Jolie, vaj në pëlhurë, siq shkruan në New York Daily News, pritet të arrijë çmimin me shifër prej 22.000 dollarë. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e portretit, do të dhurohen për qëllime bëmirësie.
Piktori Anderson, ka sqaruar se ajo që Angelina Jolie ka bërë për të ishte shumë personale, meqë edhe nëna e tij kishte pasur kancer në gjinj.

“Nëna ime ka pasur kancer në gjinj kur isha vetëm 15 vjet”, tha Anderson.
Ai poashtu tregoi që është nxitur nga lajmi se me çfarë është ballafaquar Jolie, dhe kështu ka vendosur të pikturojë portretin e saj.

“ Lajmi se çfarë bëri Angeline më ka shqetësuar dhe më shtyri ta bëj këtë portret.”

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 May 2013 22:39

Në foto shihet Chris Brown, duke vlerësuar dëmin që i kishte shkaktuar makinës, me të cilën u aksidentua në rrugën e Beverly Hills në Los Angelos.

Modelja Karrueche Tran, ish – e dashura e Brown në ato moment ishte sëbashku me Brown në makinë dhe po merrte pamjet e dëmit të shkaktuar në makinën tjetër.

Brown po shkonte në  një studio regjistrimi – dhe menjëherë pas incidentit  doli nga vetura e tij dhe shkëmbej  të dhënat e sigurimeve me gruan, makinën e të cilës ai e goditi.

Askush nuk ishte lënduar në aksidentin e djeshëm dhe policinë nuk e kishin ftuar në vendngjarje.

Në fillim të këtij muaji, Brown gjatë një interviste në radio ka thënë se ai “po vazhdon vetëm” duke fajësuar  kështu Rihannën për ndarjen tyre si pasojë të punës së ngarkuar dhe agjendës së ngjeshur të saj.

Megjithatë, duket se ai nuk ka qëndruar vetëm për kohë të gjatë.

Mendohet se Brown është ribashkuar me Tran – gjë të cilën ai hodhi poshtë vitin e kaluar – dhe  fakti që të dy u panë bashkë në makinën e tij, ngjallën spekulime  janë ribashkuar.

Duke njoftuar fundin e romancës së tij me Rihannën, Brown ka thënë: “Unë do të vazhdoj i vetëm, sepse në fund edhe ajo po vazhdon punën e saj vetëm.”

“Gjithmonë do të jetë Dashuri, unë tashmë jam një i rritur dhe thjeshtë do vazhdoj përpara.”