12
 
Lajme Shqip Wednesday, 31 October 2012 17:28

Bejrut – Në qytetin libanez, Bejrut, është hapur një sallon bukurie për fëmijë. Klientë të sallonit mund të jenë vetëm fëmijët nga katër deri në 12 vjet.

“Secila vajzë, e vogël ose e rritur, ëndërron që një ditë të bëhet nënë. Prandaj vajzat sillen si nënat duke u veshur pikërisht si ato. Ndërsa ky është vendi ku u plotësohen ëndrrat e tilla”, ka deklaruar pronarja Hania Halvani

Ajo ka thënë se salloni ka punë, sidomos në raste ditëlindjesh të fëmijëve, dasma, festivale dhe festa fetare.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 July 2012 10:15

Majmunët janë kafsha që i ngjan më shumë njeriut dhe kjo jo vetëm prej inteligjencës apo afrisë gjenetike, por edhe për shkak të veseve. Një shimpanze në një kopësht zoologjik në Tianshan, në Kinë, e ka të pamundur të shtyjë ditën pas disa cigare.

Pasi ka mësuar këtë ves që i vogël nga vizitorët që i ofronin cigare, shimpanzeja është shndërruar në një duhanpirës të rregullt, duke mësuar madje edhe se si të ndezë i vetëm duhanin.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ky ves, primati u fotografua edhe duke kthyer një kanaçe birre. Kjo nuk është hera e parë që një shimpanze gjen ngushëllim tek duhani.

Në vitin 2004, përsëri në Kinë, një shimpanze 13-vjeçare e quajtur Feili nisi duhanin pasi partnerja e tij 41-vjeçare nuk ishte më në gjendje të përmbushte dëshirat e tij seksuale. Rasti në fjalë i shërbeu veterinerëve për të provuar se edhe kafshët janë në gjendje të përjetojnë stres.

 
Lajme Shqip Thursday, 17 May 2012 15:30

Një francez që ka humbur të katërta gjymtyrët e tij në një aksident të ndodhur pothuajse dy dekada më parë, ka nisur të përmbushë një sfidë të pabesueshme, atë të notimit midis pesë kontinenteve.

Philippe Croizon nisi aventurën e tij ditën e enjte duke notuar nga Papua Guinea e Re në Indonezi, një distancë prej 20 kilometrash, shoqëruar nga notar i distancave të gjata, Arnaud Chassery dhe një vendas që u solidarizua me garën e tyre. Croizon, i cili përdor protesta plastike, të projektuara në atë mënyrë që të bëjnë më të lehtë notimin, përshkoi distancën në shtatë orë e gjysmë.

Ai humbi të katërta gjymtyrët si rrjedhojë e frakturave të shumëfishta pasi ra nga çatia e banesës së tij, ku ishte ngjitur për të rregulluar antenën e televizorit. Ndërsa po rregullonte antenën, një rrymë elektrike prej 20 mijë voltësh iu shkarkua në trup, duke i pushuar zemrën, por një tjetër rrymë e dytë në rënien nga çatia riktheu zemrën e tij në funksionim.

Në impaktin me tokën ai kishte pësuar djegie të rënda dhe fraktura të panumërta, por arriti që kundër të gjitha gjasave të mbijetonte.

”Ishte shumë e vështirë”, deklaroi i gjymtuari në mbërritje në Indonezi. “Prisja ta përshkruaja distancën në gjashtë orë, por na u desh një orë e gjysmë shtesë, pasi nuk i kisha parashikuar rrymat e fuqishme kundër”, tha Croizon.

Aventura e tij duhet të kishte nisur që në fillim të javës, por u detyrua të qëndronte disa ditë shtesë në Papua, në pritje të marrjes së vizës indoneziane.

Në vitin 2010, ai u shndërruar në njeriun e parë pa gjymtyrë që arrinte të kalonte kanalin 34 kilometra midis Francës dhe Anglisë, diçka që në të gjithë historinë kanë arritur ta realizojnë vetëm 900 persona, shumica e të cilëve notarë të zgjedhur.

Së shpejti, Croizon do të notojë në Gjirin e Akabës në Jordani, në brigjet egjiptiane në qershor, përpara se në korrik të përshkojë distancën nga Gjibraltari në Marok. Në gusht, i gjymtuari do të mbyllë turin e tij të pabesueshëm, duke notuar në ngushticën e Beringut, atë që lidh Alaskën me Rusinë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:49

Videoja që po e bën xhiron e botës prej dy ditësh është ajo e peshkaqenit që fluturon dhe sulmon mbi kokën e serfistit.

Në plazhin e Floridës, gjatë muajit prill peshkaqenët fillojnë dyndjen e tyre. Por serfistët nuk i pengon kjo gjë. Mbase me mendjen e tyre ata shpresojnë që peshkaqenët nuk do t’i hidhen sipër! Por, ja se çfarë ka ndodhur!…

Nëpërmjet kamerave ujore GOPRO të plazhit të Floridas është regjistruar një ndodhi e çmendur. Kjo ka qënë pikërisht ajo çfarë ka dalluar fotografi, Jacob Langston gjatë rishikimit të këtyre regjistrimeve. Ai as që e dinte se çfarë kishte në ato filmime deri sa po merrej me editimin e tyre në zyrën e tij.

Shikoni videon e mahnitshme dhe peshkaqenin prej 120 centimetrash që kërcen mbi serfistin!!!

Për serfistin e sulmuar nga peshkaqeni nuk dihet asgjë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:47

Luke Yeomans, 45 vjeç, i njohur si pronar i një numri të kobrave helmuese dhe i njohur si ekspert që arrinte t’i puthte kobrat helmuese, ka vdekur pas një kafshimi helmues.

Luke kishte në plan të hapte një vend të shenjtë, në të cilin donte t’i ekspozonte publikisht 24 kobrat e tij të ndryshme. I njohur me fotografi të ndryshme, duke i puthur kobrat dhe me një vetbesim të jashtëzakonshëm, ai kishte deklaruar disa herë se kobrat nuk do t’i bëjnë keq atij, sepse ai i trajton me kujdes dhe respekt të veçantë.

“Ato e dijnë se unë i shërbej me ushqim dhe pije të freskëta, prandaj nuk do t’më bëjnë keq asnjëherë. Njerëzit thonë se unë jam i smëmurë. Mendoj se gjithçka që po bëj është e mirë. I mirëmbaj dhe kujdesem për sigurinë e kobrave, ti mbroj ato si specie e jashtëzakonshme”, ka thwnw Yeomans.

Një shokë i tij tha: “Luk ndoshta u bë më shumë se ç’duhej kavaler dhe besonte se është i pakapshëm nga gjarpërinjtë. Ai i trajtonte ato pa kujdes dhe jo shumë fer, gjë që i kushtoj me jetë”.

Trupi i Luke Yeomans u gjet afër shtëpisë së tij. Policia thot se e ka lokalizuar gjarpërin vdekjeprurës dhe publiku nuk ka rrezik nga ai. Një komshi tha: “është një shok i vërtetë. Luke ishte i njohur dhe i famshëm për gjarpërinjtë e tij në këtë rreth. Është tragjedi e vërtetë. Ai ia kushtoi tërë jetën e tij këtyre gjarpërinjve”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:47

MSNBC ka pezulluar analistin politik Mark Halperin për një vërejtje pa kripë që ka bërë rreth presidentit Barack Obama në programin e mëngjesit “Morning Joe” të enjten.

“Unë mendoj se ai u tregua një k** ,” ka thënë Halperin  gjatë një diskutimi që po bëhej në transmetim të drejtpërdrejtë rreth konferencës së Obamës.

Halperin që është edhe kryeredaktori i gazetës ‘Time’, kërkoi ndjesë menjëherë, jo vetëm në transmetimin e drejtëpërdrejtë, por edhe në një deklaratë për shtyp.

Për këtë arsye, MSNBC e pezulloi për një kohë të papërcaktuar.

Halperin që mendonte se ishin në transmetim me 7 sekonda vonesë, ka shpresuar që ajo pjesë do të shkurtohej, por jo! Montazhieri që ka qënë në transmetim ka shtypur butonin e gabuar, duke mos e fshirë audion e mikrofonit të Halperinit.

MSNBC ka thënë se komenti i Halperinit ishte plotësisht i pavënd dhe i papranueshëm, dhe për këtë i kërkuan ndjesë presidentit.

“Unë dua t’i kërkoj thellësisht falje presidentit, kolegëve të mi në MSNBC dhe të gjithë teleshikuesëve. Komenti im ishte i papranueshëm dhe më vjen shumë keq për këtë,” ka thënë Halperin.

Zëdhënësi  i  Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ish-shefi i gazetës ‘Time’, ka thënë se komenti i Halperinit ishte i pavend për cilin do president dhe për faktin që ia kishte shprehur këtë opinion kolegëve të tij gjatë një transmetimi. Carney nuk bëri asnjë koment rreth vendimit të MSNBC për pezullimin pa afat të Halperinit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:36

Dhjetëra apo mijëra peshq të llojit “Krap” fluturonin, derisa një familje kishte dalur me një barkë të vogël për të peshkuar.

Pjesa më qesharake e gjithë kësaj është fakti se, njëri nga fëmijët që qëndronte në krye të barkës, nuk u kap nga kamera, derisa qindra peshq fluturonin anë e përtej barkës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:33

Dikush do të trishtohej e dikush tjetër do ta përjetonte si art një paraqitje të tillë të një “mysafiri” të papritur, por që detin e ka shtëpi të tij.

Dëgjohet mirëfilli reagimi i dëshmitarëve të këtij rasti të rrallë në ujërat e Kalifornisë. Mbase, reagimi i tyre, pa ndonjë dozë frike dhe tronditje, është krejt normal, në një situatë të kontrolluar, si në rastin e shfaqjes së kësaj balene.

Por, si do të reagonit ju, kokretisht, po të përballeshit me një skenë të tillë? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:33
 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:32

Reth një minutë e gjysmë qeshje aktive. Fëmija 1-vjeçar në këtë video duket të ketë disponim të mirë dhe sens të jashtëzakonshëm humori. Mbase, çuni më i rritur, është ai që ia “nxitë” të qeshuren.

Kush mund ta dijë se çka po manifeston çuni me bluzën e kuqe, që po ngacmon aq shumë humor te foshnja… (LajmeShqip.com)

12