Tag Archives: veteranet e luftes
|

Qeveria dhe institucionet e vendit, besojnë në drejtësinë dhe pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, deklaroi sot kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi.
“Ne kemi prezantuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve. Ne besojmë në drejtësinë por dhe në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.
Ndërkaq sot në sheshin Nënë Tereza mijëra qytetarë protestuan për lirimin e tyre dhe kërkuan rishqyrtimin e mandatit të EULEX-it.
|

Kryesuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërrnava, ka aplikuar për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Me të kanë aplikuar edhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij, raporoton “Koha Ditore”.
Sipas myftiut Tërnava, për të marrë statusin e veteranit të luftës, është i mjaftueshëm edhe kontributi i dhënë në luftë duke dhuruar disa mijëra marka e ndihma ushqimore dhe sanitare për refugjatët shqiptarë në zona të ndryshme të luftës.
Tërnava pohon se ka lobuar për të marrë statusin, dhe se ka takuar kryetarin e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku. Myftiu pohon se eprorë ka pasur Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Rrustem Mustafën, Kadri Kastratin etj. Këtë kontribut e ka dhënë nga 6 marsi 1998 deri më 13 qershor 1999.
Në atë periudhë kryetar i Bashkësisë Islame ka qenë Rexhep Boja, i cili i ka këshilluar kolegët e tij hoxhallarë që të mos bëjnë një gjë të tillë.
Por sikur Tërnava për veteran ka aplikuar edhe kryeimami Sabri Bajgora, si dhe komplet kryesia.