Lajme Shqip Monday, 18 November 2013 16:10

Bulqizë- Pesë minatorë të zonës D kanë tentuar të vetëdigjen në shenjë proteste. Prej 10 ditësh minatorët nuk punojnë pasiministria e Energjetikës ka mbyllur galeritë për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Kreu i sindikates Agron Basha thotë se janë 105 të cilët prej 10 ditësh nuk punojnë dhe se askush nuk i ka dhënë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta.

“Ishte një ndërhyrje e jona e rastësishme që ndaluam minatorët për të shkaktuar këtë tragjedi”, thotë Agron Basha në një prononcim për A1 Report.

Galeritë ku punojnë minatorët janë dhënë nga ACR kompanisë nënkontraktore Albanian Chrome shpk të Samir Manes.

Vendimi është marrë më 1 nëntor të këtij viti nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri mbi argumentin se kompania nuk ka kryer investime për të stabilizuar situatën dhe infrastrukturën në galeritë e minierave, investime të cilat ishin detyrim i parashikuar në kontratën koncensionare, e specifikisht në zonën më të rëndësishme dhe njëherësh më problematike të koncensionit, zonën D në minierën e Bulqizës.

Kontrolli i nisur nga ministria e Energjetikës dhe Industrisë në tetor të 2013-ës zbuloi se galeritë kishin probleme serioze dhe mangësi të mëdha. Në këto 3 vitet e fundit, janë rreth 70 punëtorë që kanë humbur jetën në galeritë e kromit. /albeu/

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:19

Prishtinë- Raportohet se në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë, tre të dyshuar kanë tentuar të vetëndizen me benzinë.

Sipas Policisë së Kosovës tentimi për vetëndezje u bë për shkak të disa vendimeve të Ministrisë së Punës së Mirëqenies Sociale.

Njësia Policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dyshuarit ka konfiskuar një shishe me benzinë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin të njëjtit janë liruar./zëri/

 

 
Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 11:56

Një person vetëdigjet para gjykatës së Durrësit në shenjë proteste për cështjen ende të pazgjidhur të pronave.

 

Burime nga policia bëjnë të ditur se Ashim shemsi 55 vjec rreth orës 08:15 ka hedhur benzinë mbi vete dhe ka ndezur më pas një çakmak duke shpërthyer në flakë para gjykates ne shenje proteste lidhur me nje proces gjyqesor.

 

 Efektivë policie të një automjeti të parkuar pranë institucionit të gjykatës kanë ndërhyrë me shpejtësi duke shuar flakët dhe dërguar personin në spitalin rajonal të Durrësit.

 

Djegie ka pësuar vetëm pjesa e fytyrës dhe ato të shkallës së parë, ndërsa mjekët durrsakë kanë rekomanduar mjekimin e tij në Tiranë.

 

Shemsi është banor i lagjes numër 15 në Durrës dhe prej vitesh i drejtohet gjykatës mbi një cështje pronësie.

 

Dyshohet se konflikti i pronësisë që nuk ka gjetur zgjidhje prej vitesh të jetë bërë shkak për aktin e vetëflijimit që ndërmori Shemsi.

 

Nga ana e policisë  vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Dëshmitë

 

“Ai i vuni zjarrin vetes, polici i gjykatës e ndihmoi me shpejtësi. Vetëm policie ndihmoi. Nuk pati njerëz të tjerë aty pranë. Ai nuk foli fare, vetëm se i vuri vetes zjarri”, tha për mediet, një dëshmitare në vendngjarje.

 

Polici i shërbimit, personi që e shpëtoi nga një vdekje Ashim Shemsin, ditën e sotme, gjithashtu tregon momentet e zjarrvënies.

 

“E hodhi direkt benzinën tek trupi dhe ndezi çakmakun. Unë e pashë dhe menjëherë ia hoqa xhaketën dhe ia hoqa pastaj dhe bluzën, kështu ndala flakët të përparonin në trup. Më shumë djegie pësoi rreth qafës. Lajmëruam policinë dhe ambulancën dhe e dërguam në spital. Në momentet e zjarrvënies unë isha me shërbim para gjykatës”, rrëfen polici detaje nga momenti kritik.