Lajme Shqip Sunday, 20 April 2014 17:36

Shirat e pareshtura të kësaj jave kanë bërë që shumë pjesë të Kosovës të përfshihen nga vërshimet.

Deri më tani komunat më të prekura janë ato të Podujevës dhe Vushtrrisë, Prishtinës, Gjilanit,Vitisë dhe Kllokotit.

 Ndërkaq, Forcat e Sigurisë së Kosovës, pas kërkesës së kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti  kanë bërë zhbllokimin e disa rrugëve të bllokuar nga uji në disa fshatra të Prishtinës. 

 
Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 10:47

Të reshurat e shumta që kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të tokës, kanë marrë jetën e gjashtë personave, ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Zona më e goditur nga kjo situatë është qyteza e Subic, rreth 80 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Manila.

Nuk është ende e qartë se sa persona kanë mbetur të ngujuar në qytezën prej 160 mijë banorëve, por një prej tyre ka thënë se “shumë” njerëz kanë dal mbi kulmet e shtëpive, duke pritur që të shpëtohen.

Në kryeqytetin e këtij vendi, të gjitha shkollat janë mbyllur pasi niveli i ujit ka arritur deri në 1.5 metër.

Furtuna Usagi tashmë e ka kaluar pjesën veriore të Filipineve këtë fundjavë, por kjo stuhi po vazhdon të sjellë të reshura të mëdha./REL/