Lajme Shqip Monday, 30 September 2013 13:17

Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII do të shpallen shenjtorë më 27 prill të vitit që vjen, raporton BBC.

Lajmin e bëri të ditur Papa Françesku.

Ky i fundit pati deklaruar në korrik se dy paraardhësit e tij do të shenjtërohen pasi është njohur edhe mrekullia e dytë që i atribuohet Papa Gjon Palit.

Polaku Gjon Pali, i pari Papë italian në më shumë se 400 vite, e drejtoi Kishën Katolike nga viti 1978 deri në vitin 2005.

Papa Gjoni ishte drejtues i Kishës Katolike nga viti 1958- 1963, duke thirrur Këshillin e Dytë të Vatikanit që ka transformuar Kishën.

Korrespondentët thonë se vendimi për shenjtërimin e të dyve në një ditë, duket se ka për qëllim unifikimin e katolikëve.

Papa Gjon Pali II është i preferuari i katolikëve konservatorë, kurse Gjoni XXII është i admiruar gjerësisht nga krahu progresiv i Kishës.

Gjon Pali ishte miqësor me median dhe pëlqente të udhëtonte. Ishte kritik i ashpër i komunizmit, por edhe atyre që i quante teprime të kapitalizmit.

Gjoni do të mbahet mend si personi që zëvendësoi latinishten me gjuhët vendase në meshat e kishës. Ai po ashtu krijoi lidhje më të ngrohta mes Kishës Katolike dhe besimit hebre.

Ai ka shumë pasues në Itali, ku njihet edhe si Papa i Mirë (Il Papa Buono)./tema/ 

 
Lajme Shqip Thursday, 05 September 2013 13:16

Vatikani reagon zyrtarisht ndaj lajmeve për një telefonatë mes Papa Franceskut dhe presidentit sirian Bashar al Assad.

At Frederik Lombardi përgënjeshtroi kategorikisht të ketë patur një bashkëbisedim telefonik mes Papës dhe liderit sirian.

Lajmi per telefonaten u dha ne mengjes nga edicioni online i te perditshmes argjentinase “Clarin”, te ciles iu referuan edhe mediat italiane. /top channel/

 

 
Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 11:12

Tiranë- Një avokat çek Milan Hulik, i ka kërkuar Papa Françeskut që të vizitojë Shqipërinë. Hulik për herë të parë shëtiti këtë verë në veri të vendit tonë.

Milan Hulik bashkë me dy mikeshat e tij ka marrë informacion të mjaftueshëm për vendin tonë dhe çdo gjë e ka hedhur në faqen e internetit dedikuar që administron, po aty ka publikuar letren për Papën.

Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike në veri të Shqipërisë dhe familjet që u përpoqën të ruanin fenë gjatë komunizmit, shkruan Indeksonline.

Por, bashkë me iniciativën për t’i dërguar Papa Françeskut këtë kërkesë, çekët që administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur me Shqipërinë./albeu/