Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:23

Zvicra e Shaqirit, Xhakës, Behramit, Xhemailit e Mehmedit, e ka “shkelur” Brazilin e yjeve Neymar, Oscar, Lucas, Silva, Alves etj.

Megjithëse rezultati në fund doli të jetë vetëm 1:0 për Zvicrën, me autgolin e Dani Alves, Zvicra ka mundur të shënoj edhe shumë herë të tjera në veqanti nga gjuajtjet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës nga distanca.

Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili e udhëhoqën mesfushën e Zvicrës ndërsa nga fundi u inkuadrua edhe sulmuesi, Admir Mehmedi, shkruan reporteri.

Me këtë lojë Zvicra tregoi edhe njëherë se ka një skuadër shumë cilësore dhe përveq kualifikimit në botërorin Brazili 2014 , ata synojnë edhe shumë më tepër.