Lajme Shqip Friday, 23 November 2012 11:00

Mitrovicë  – Autoritet e komunale dhe ato të rendit në Mitrovicë thonë se gjendja në pjesën veriore aktualisht është e qetë, por, sipas tyre, ajo mbetet e tensionuar pas incidenteve të djeshme.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se punët për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” do të vazhdojnë.

Punimet atje janë ndërprerë të enjten për shkak të tensioneve në mes të banorëve shqiptarë dhe serbë. Tensionet kanë pasuar një shpërthim pranë “Kroit të Vitakut” pa pasoja në njerëz.

“Punët në ‘Kroin e Vitakut’ do të vazhdojnë. Në ato pozicionet më të thella, ne do t’i japim mundësi KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa për të bërë sigurime shtesë të punëtorëve që punojnë në ato objekte”, ka thënë Kastrati.

Policia e Kosovës po ashtu ka thënë se situata në veri aktualisht është e qetë.

“Incidente të tjera nuk kemi pasur as në lagjen ‘Kroi Vitakut’, por as në zonat e tjera të banuara me popullatë të përzier”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vatër tensionesh për shkak të kundërshtimit të autoritetit shtetëror nga serbët lokalë.

Ditëve të fundit, atje janë shënuar edhe incidente të tjera. (REL/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 22 November 2012 12:09

Mitrovicë (PLOTESUAR 22 nëntor, 15:00) – Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni kanë qëndruar në lagjen Kroi iVitakut për ta parë nga afër situatën, transmeton KTV .
Rexhepi me katër rast ka thënë s pavarësisht situatës së vështirë punimet për ndërtimin shtëpive shqiptare do të vazhdojnë.
Ministri Rexhepi ka theksuar se njësitë speciale të policisë (ROSU) do të ndërhyjnë vetëm nëse rrezikohet jeta e qytetarëve. (LajmeShqip.com)

***********************************************

Prishtinë (PLOTESUAR 22 NENTOR, 12:30)- Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU ka hyrë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Kjo njësi është duke patrulluar në këtë lagje përderisa turma njerëzish të grumbulluar shihen edhe tek serbët edhe tek shqiptarët.Sipas gazetares së Express në terren situata është e qetë por mund të tensionohet nga momenti në moment.

Në mëngjes u raportuar se njësitë ROSU janë ndaluar nga KFOR, por zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti tha se njësia vetëm është në gjendje gatishmërie.Serbët janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve, të cilët kanë sulmuar një punëtor shqiptarë që po rindërtonte një shtëpi.Ndërkohë, serbët kanë lëshuar alarmin për grumbullim, një traditë kjo që ka ndodhur që nga koha e barrikadave.

*****************************************************************

Prishtinë – Pjesëtarë të KFOR-it kanë ndaluar njësinë special të Policisë së Kosovës “Rosu”,të enjten rreth orës 10.00, tek ura e Sohodollit, duke i penguar ata për të depërtuan në lagjen Kroi i Vitakut.

E njëjta agjenci ka raportuar se në anën tjetër, brenda në thellësi të ngjarjes janë mbledhur dhjetëra serb nëpër disa lokacione të ndryshme në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.

I kontaktuar nga Express Online, zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës, Besim Hoti nuk ka thënë se forcat speciale ROSU janë ndaluar nga KFOR por ka thënë se ata janë në gjendje gatishmërie nëse situata keqësohet.

“Në i kemi të gatshëm për reagimin njesitë speciale në rast të ndonjë keqësimi të situatës për ndonjë reagim, por për momentin gjendja është e qetë”, tha për Express Online, Besim Hoti.

Sipas Hotit, ka prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës por edhe të KFOR-it, në anën tjetër ka edhe shqiptar të tubuar dhe situate ende është e qetë por është situatë nën tension dhe në rast të keqësimit mund të reagoj edhe KFOR edhe Policia e Kosovës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 November 2012 15:46

Mitrovicë – Të shtëna nga armë të zjarrit nga serbë dhe shqiptarë janë dëgjuar të martën rreth orës 10:45 në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës në një incident. Rastin e të shtënave me armë të zjarrit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë e cila ka kërkuar edhe ndihmën e EULEX-in dhe KFOR-it për qetësimin e situatës në këtë pjesë të Mitrovicës. Për fat të mirë në këtë incident të armatosur nuk ka pasur të lënduar nga armët e zjarrit, ka thënë policia. 

Burime të gazetës kanë thënë për ‘Koha Ditore’ se incidenti ka filluar kur inspektorë të ndërtimit të UNMIK-ut kanë dalë në lagjen Kroi i Vitakut dhe kanë kërkuar nga punëtorët shqiptarë që po rindërtonin shtëpi e djegura gjatë luftës që t’i ndërprenë  punimet. Shqiptarët kanë injoruar inspektorët e UNMIK-ut duke vazhduar punimet në rindërtimin e shtëpive.

Pas kësaj një grup serbësh të tubuar aty që kanë shoqëruar inspektorët e UNMIK-ut deri tek shtëpitë e shqiptarëve kanë filluar të gjuajnë me gurë punëtorët shqiptarë. Pas kësaj edhe punëtorët shqiptarë, kanë filluar t’i gjuajnë grupin serb gjithashtu me gurë.

Pas kësaj serbët kanë filluar të shtënë me armët. Edhe shqiptarët kanë filluar të shtënave t’iu përgjigjen me të shtëna.
Nazmi Ismaili, përfaqësues i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ ka theksuar se i tërë incidenti ka filluar me ardhej e inspektorëve të UNMIK-ut të shoqëruar edhe nga një grup serbësh. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti në lidhje me këtë ka theksuar se ka pasuar të shtëna me armë të zjarrin nga të dyja palët e  policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e KFOR-it dhe të EULEX-it, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. 

Disa gëzhoja janë gjetur në afërsi të një shtëpie.Hoti me tej ka shtuar se situata në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ është qetësuar, punimet janë ndërprerë ndërsa që policia është duke e hetuar këtë incident. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 26 October 2012 15:31

PRISHTINË -Në veri të qytetit të Mitrovicës janë rindërtuar 47 shtëpi në kuadër të aksionit “Ndihmo edhe ti”, i cili nisi në qershor të këtij viti, me mbështetjen e donatorëve siguruar në mbrëmjen humanitare mbajtur në Prishtinë.

Drejtuesit e komunës së Mitrovicës deklaruan mbylljen e llogarisë së fondit të aksionit, por thanë se donatorët mund të ndihmojnë edhe më tej drejtpërdrejtë procesin e rindërtimit në veri, i cili është duke u zhvilluar me grantet qeveritare dhe fondet komunale që nga prilli i vitit 2009.

Sipas tyre, prej fillimit të rindërtimit në veri të Mitrovicës deri më tani janë në proces rindërtimi rreth 200 shtëpi.

Rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së përfunduar në qershorin e para 13 viteve e pas saj u përball edhe me protesta të ektremistëve serbë, të cilët kundërshtonin kthimin e së paku 12 mijë shqiptarëve të dëbuar nga pronat, që edhe ua kishin uzurpuar.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 07 October 2012 12:22

PRISHTINË -Në veri të Mitrovicës ka nisur këtë javë faza e dytë e rindërtimit, në kuadër të aksionit “Ndihmo edhe ti”, me një ceremoni për gurthemelet e 25 shtëpive të tjera në Kroin e Vitakut, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Boshnjakëve, Suhadoll dhe lagjen Shtatë Shtatori, ndërkohë që 25 shtëpi të fazës së parë janë ndëruar e po ndërtohen.

Viteve të fundit, në veri të Mitrovicës, janë rindërtuar më shumë se 100 shtëpi me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por janë edhe rreth 250 shtëpi që duhet të rindërtohen, sipas autoriteteve komunale.

Në veriun e Mirovicës rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së përfunduar në qershorin e para 13 viteve e pas saj, filloi në prill të vitit 2009, përballur edhe me protesta të ektremistëve serbë, të cilët kundërshtonin.

Gjatë luftës dhe pas saj, nga veriu i qytetit të ndarë të Mitrovicës janë dëbuar së paku 12 mijë shqiptarë, ndërsa shumë prona të tyre janë uzurpuar.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 23 September 2012 17:52

Prishtinë – Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të organizuar në një këshill të përbashkët kanë organizuar të dielën, një ceremoni për të falënderuar të gjithë ata që janë duke ndihmuar për rindërtimin e kësaj zone.

Ata kanë falënderuar dhe ndarë çmime mirënjohje për donatorët dhe për drejtuesit e Komunës së Mitrovicës që kanë organizuar aksionin humanitar “Ndihmo edhe ti”.

Florent Azemi në emër të Këshillit të lagjeve veriore, tha se ndihma për rindërtim në veri është treguesi më i mirë për ndjenjën patriotike të shqiptarëve. Ai tha se shtëpitë që janë duke u rindërtuar në veri janë investim që ka karakter kombëtar, përveç atij humanitar. Deri me tani në kuadër të aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti” janë ndërtuar dhe janë në proces të rindërtimit 17 shtëpi.

Ndërsa kryetari i komunës, Avni Kastrati, të cilit i është ndarë çmimi i mirënjohjes, u shpreh shumë i lumtur për punën që po bëhet. Ai falënderoi dhe një herë të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe janë duke ndihmuar për veriun. Çmime mirënjohje u janë ndarë të gjithë donatorëve që kanë ndihmuar në rindërtimin e shtëpive në këtë fazë. 

Sipas autoriteteve të komunës, në veri të Mitrovicës viteve të fundit janë rindërtuar më shumë se 100 shtëpi me mbështetje të qeverisë së Republikës së Kosovës, por nevoja ende është e madhe, meqë janë edhe rreth 250 shtëpi që duhet të rindërtohen.

Në veriun e Mirovicës rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së përfunduar në qershorin e para 13 viteve, filloi në prill të vitit 2009, duke u përballur edhe me protesta të ektremistëve serbë, të cilët kundërshtonin rindërtimin dhe kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre.

Nga veriu i qytetit të ndarë të Mitrovicës, gjatë luftës dhe pas saj, janë dëbuar së paku 12 mijë shqiptarë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 July 2012 18:25

Prishtinë – Vendimet me vulë të administratës së UNMIK-ut, që janë shpërndarë ditëve të fundit në veri të Mitrovicës për pronarët e disa shtëpive shqiptare, ku kërkohet që të ndërpriten punët,  nuk janë qëndrime të UNMIK-ut.

Zv/shefi i UNMIK-ut në Kosovë,  Robert E.Sorenson, gjatë një takimi me kryetarin e komunës, Avni Kastrati, tha sot se diçka e tillë nuk është dashur të ndodhë pasi ka krijuar hutim në mesin e qytetarëve. Ai theksoi se të gjithë ata që i kanë shtëpitë e djegura apo të shkatërruara mund të ndërtojnë pa leje, ndërsa ata që duan të ndërtojnë shtëpi të reja duhet të pajisen me leje. “Ky është një parim që vlen për të gjithë”, tha zv/shefi i UNMIK-ut.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kërkoi nga drejtuesit e UNMIK-ut që të marrin masa ndaj atyre që lëshojnë vendime të tilla provokuese. 
Ai theksoi se të gjithë duhet të ndihmojnë për krijimin e kushteve më të mira për jetë për të gjithë dhe jo të krijojnë pengesa. “Ne jemi duke u përpjekur që të krijojmë kushte për kthimin e të zhvendosurve si në veri, ashtu edhe në jug të qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, tha kryetari i komunës së Mitrovicës.

Kastrati tha se prej 13 vitesh pas lufte në Mitrovicë ka shumë familje të pastreha që jetojnë në kushte të rënda. “Numri më i madh i tyre janë shqiptarë të zhvendosur nga veriu”, tha ai. Ai e njoftoi zv/shefin e UNMIK-ut në Kosovë, se në veri janë të uzurpuara më shumë se 400 prona të shqiptarëve, prej tyre shumica banesa. “Është një numër i madh i pronave të uzurpuara, për çka të gjithë kemi obligim që t’ua kthejmë pronarëve të vërtetë”, tha kryetari i komunës së Mitrovicës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 02 July 2012 17:03

Prishtinë – Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, reagon pas disa njoftimeve të lëshuara nga administrata e UNMIK-ut në veri, nëpërmjet të të cilave kërcënohen pronarët e shtëpive shqiptare në veri  që t’i ndërpresin punët.

Ai e cilëson këtë si “një veprim të dëmshëm të kësaj administrate, që po vazhdon me politikën e saj diskriminuese për shqiptarët”, njofton zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës. Kryetari Kastrati kërkon nga ata që kanë mbetur në atë administratë që të mos përpiqen të pengojnë rindërtimin e shtëpive që kanë nisur në veri në kuadër të aksionit “Ndihmo edhe ti”, apo nga grantet qeveritare, pasi nuk do t’ia dalin. 

“Kjo është tentativë për të penguar qytetarët që të rindërtojnë shtëpitë e tyre, të cilat janë të shkatërruara apo të djegura gjatë luftës. Në të njëjtën kohë kjo administratë ka lejuar dhe lejon që të ndërtohen ndërtesa kolektive nga Qeveria e Serbisë në pronat e blera prej shqiptarëve”, ka thënë ai. Kastrati thekson se qëndrimi i tillë i kësaj administrate në veri nuk është risi, meqë prej përfundimit të luftës është dëshmuar një politikë që ka rezultuar me spastrim etnik të shumë familjeve shqiptare. “Ata që bëjnë shkresa të tilla në emër të UNMIK-ut, duhet të jenë të vetëdijshëm se janë duke e cënuar rëndë kredibilitetin e OKB-së, meqë janë duke bërë një politikë tendencioze dhe të njëanshme deri në ekstrem”, shprehet ai.

Në këtë kontekst, ai shton se shtëpitë që janë duke u rindërtuar në veri nuk kanë për qëllim frikësimin e të tjerëve, por krijimin e kushteve për kthimin e atyre që janë pa strehë.  “Në jug të Mitrovicës ende ekzistojnë katër strehimore kolektive. Ka qindra banorë të pastrehë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është shumë e rëndë. Ne nuk do të ndalemi para këtyre kërkesave absurde”, përfundon kryetari i komunës së Mitrovicës, Kastrati. Në veri të Mitrovicës fundjavën e kaluar është përuruar shtëpia e parë, ndërsa 10 janë në ndërtim në aksionin humanitar “Ndihmo edhe ti”, me qëllim rindërtimin e shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës e pas saj, dhe kthimin e banorëve atje.

Në aksionin që do vazhdojë, më 8 qershor nisi rindërtimi i shtëpisë së parë me mbështetjen e siguruar në mbrëmjen humanitare “Ndihmo edhe ti” mbajtur në Prishtinë, ku për rindërtimin e shtëpive në veri ishin premtuar mbi 1 milion e 500 mijë euro, si dhe rindërtimi i afër 30 shtëpive e ndihma të tjera.  Sipas autoriteteve të komunës, në veri të Mitrovicës gjatë viteve të fundit janë rindërtuar më shumë se 100 shtëpi me mbështetje të qeverisë së Republikës së Kosovës, por nevoja ende është e madhe, pasi janë edhe rreth 250 shtëpi që duhet të rindërtohen.

Në veriun e Mirovicës rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së përfunduar në qershorin e para 13 viteve, filloi në prill të vitit 2009, dhe u përball edhe me protesta të ekstremistëve serbë, të cilët kundërshtonin rindërtimin dhe kthimin e shqiptarëve në pronat që u kishin uzurpuar.  Nga veriu i qytetit të ndarë të Mitrovicës, gjatë luftës dhe pas saj, janë dëbuar së paku 12 mijë shqiptarë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 19:15

Prishtinë – Në veri të Mitrovicës nisi rindërtimi edhe i katër shtëpive në “Lagjen e Boshnjakëve”, pas gurthemelit të parë të vënë para një jave, me mbështetjen e siguruar në mbrëmjen humanitare “Ndihmo edhe ti”, të organizuar në 5 qershor në Prishtinë.

Rindërtimet e tjera do pasojnë, pasi në mbrëmjen humanitare për rindërtimin e shtëpive në veri janë premtuar mbi 1 milion e 500 mijë euro, si dhe rindërtimi i afër 30 shtëpive dhe ndihma të tjera.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, tha se “lagjet veriore të Mitrovicës po përjetojnë këto ditë gëzime, falë donatorëve të ndryshëm që po bëjnë të mundur rindërtimin e shtëpive të shkatërruara gjatë luftës dhe kthimin në pronat e tyre të shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga ekstremistët serbë”. Ai njoftoi gjatë vënies së gurthemelit në katër shtëpi se “mbledhja e donacioneve të premtuara në mbrëmjen humanitare “Ndihmo edhe ti”, po shkon mirë dhe se deri tani mbi 200 donatorë kanë bërë pagesën e mjeteve të premtuara”.

Në veri të Mitrovicës viteve të fundit janë rindërtuar më shumë se 100 shtëpi me mbështetje të qeverisë së Kosovës, mirëpo, sipas zyrtarëve të komunës, nevoja ende është e madhe meqenëse janë edhe rreth 250 shtëpi, që duhet të rindërtohen.

Në veriun e Mirovicës rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së përfunduar në qershorin e para 13 viteve filloi në prill të vitit 2009, mes kundërshtimeve të ektremistëve serbë, të cilët edhe kishin uzurpuar prona të shqiptarëve. Sipas autoriteteve të Mitrovicës, nga veriu i këtij qyteti të ndarë, gjatë luftës dhe pas saj, janë dëbuar së paku 12 mijë shqiptarë. (LajmeShqip.com)